Untitled Design(1)

FTESË PËR EKSPOZITE

LAJMËRIM / FTESË PËR EKSPOZITE

Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër ka kënaqësinë të ftojë nxënësit, prindërit, mësimdhënësit dhe publikun e gjerë të marrin pjesë në ekspozitën artistike të organizuar në kuadër të konkursit: “Shpresa që Ringjallet”

Në këtë ekspozitë do të prezantohen punimet artistike të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, të cilët kanë marrë pjesë në konkursin kushtuar mbrojtjes së kafshëve të rrezikuara dhe ruajtjes së natyrës. Punimet pasqyrojnë kreativitetin, ndjeshmërinë dhe mesazhet e forta ekologjike të të rinjve tanë.

Ekspozita do të mbahet më  18 dhjetor (e enjte) 2025 në  ora: 12:00 në  Bibliotekën e Qendrës për Kulturë – Dibër

Ekspozita synon të jetë një hapësirë reflektimi dhe ndërgjegjësimi, ku përmes artit përcillet mesazhi se natyra është përgjegjësi e përbashkët dhe se zëri i të rinjve ka fuqi të sjellë ndryshim.

Ju ftojmë të vini në këtë aktivitet për të mbështetur punën e të rinjve, për të inkurajuar talentin e ri dhe për të qenë pjesë e një aktiviteti që promovon vlera mjedisore dhe qytetare.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Të mësojmë për ndryshimet klimatike”, i implementuar nga CSCD – Dibër, në partneritet me I.O. “Krste JON” – Strugë dhe “Qendra e Gjelbër” – Ohër, me mbështetje financiare nga Ambasada e Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas.

 

AGJENDA

Ekspozita artistike: “Shpresa që Ringjallet”
📍 Biblioteka e Qendrës për Kulturë – Dibër
📅 18 dhjetor 2025 | ⏰ 12:00–13:00

12:00 – 12:05 | Arritja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve
– Mirëpritja e të ftuarve

12:05 – 12:10 | Hapja zyrtare e ekspozitës
– Prezantimi i shkurtër i aktivitetit dhe qëllimit të ekspozitës

12:10 – 12:15 | Fjalë përshëndetëse nga Kryetari i Shoqatës
– Mesazh mbi rëndësinë e artit, të rinjve dhe mbrojtjes së natyrës

12:15 – 12:30| Fjalë përshëndetëse nga mysafirët
– Përfaqësues të programit Civica Mobilitas, përfaqësues nga Komuna e Dibrës

12:30 – 13:00 | Vizitë e punimeve të ekspozitës
– Prezantim i veprave artistike
– Ndërveprim me nxënësit dhe autorët e punimeve

13:00 – 13:20 | Ndarja e çmimeve dhe mirënjohjeve
– Shpërndarja e çmimeve për kategoritë e konkursit
– Foto të përbashkëta

13: 20              | Mbyllja e aktivitetit
– ekspozita do te vazhdoje te jete e hapur tët ditë të enjten dhe të premten

“Ekspozita artistike është pjesë e projektit ‘Të mësojmë për ndryshimet klimatike’, i mbështetur nga Qeveria e Zvicrës përmes Civica Mobilitas, dhe zbatohet nga I.O. ‘Krste Jon’ – Strugë, Qendra e Gjelbër – Ohër dhe Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër.”

 

 

 

“Përmbajtja e kësaj agjende është përgjegjësi e vetme e Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Qeverisë së Zvicrës, Civica Mobilitas apo të organizatave zbatuese.”

This post was originally published on this site

Продолжи со читање