588589249 1163869662555874 7864541226376988209 n

Transformimi i përgjegjshëm digjital në fokusin e Forumit Kombëtar “Bashkëpunimi midis Qeverisë dhe Shoqërisë Civile”

26 nëntor (e mërkurë) 2025, në Klubin e Deputetëve në Shkup u mbajt Forumi Kombëtar – Panairi i Organizatave të Shoqërisë Civile: “Bashkëpunimi midis Qeverisë dhe Shoqërisë Civile”, i organizuar nga “Civica Mobilitas” dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në forum folën Kryeministri i QeverisëHristijan Mickoski, Sekretari i Përgjithshëm, Igor Janushev dhe disa nga ministrat e Qeverisë, si dhe ambasadori i Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Ekselenca e Tij, Christoph Sommer.

Forumi Kombëtar mundësoi debate dhe prezantime të arritjeve të përfituesve të grantistëve të Civica Mobilitas përmes një seksioni ekspozitash, si dhe diskutime në panel mbi tema të ndryshme me interes, të tilla si arsimi, shëndetësia, digjitalizimi, mjedisi jetësor, qeverisja e mirë, bashkëpunimi midis qeverisë dhe shoqërisë civile, vetëqeverisja lokale, etj.

Burimi: Civica Mobilitas

Një nga segmentet qendrore ishte paneli “Digjitalizimi”, të cilin e moderoi Milla Josifovska Danillovska, Menaxhere e programeve në Fondacionin Metamorfozis. Në hapje të panelit, ajo e theksoi rëndësinë e transformimit të përgjegjshëm digjhital si bazë për shërbime më të mira, më të shpejta dhe më efikase publike, të cilat sjellin më shumë transparencë, më pak korrupsion dhe përfitime reale për qytetarët. Për më tepër, ajo e theksoi rolin kyç të organizatave të shoqërisë civile në avancimin e politikave publike, transparencës dhe njohurive mediatike.

Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski, mbajti fjalim në këtë panel ku theksoi se digjitalizimi si një transformim strategjik nuk është vetëm një proces teknologjik, por një ndryshim thelbësor në mënyrën se si funksionon shteti dhe si ofrohen shërbimet publike. “Gjatë një viti e gjysmë të kaluar, kemi treguar se një tranzicion i suksesshëm digjital është i mundur vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe të hapur midis institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile.”

“Qëllimi ynë është ta zgjerojmë dhe ta thellojmë këtë model. Me atë rast, planifikojmë që në konsorciumet e ardhshme evropiane organizatat e shoqërisë civile të jenë partnerë të barabartë. Vetëm përmes një qasjeje të partneritetit, dialogut të hapur dhe veprimeve të përbashkëta mund të krijojmë shërbime digjitale që janë cilësore, gjithëpërfshirëse dhe të sigurta për të gjithë qytetarët” – tha Andonovski.

Burimi: Ministria e Transformimit Digjital

Publiku bëri një sërë pyetjesh që lidheshin me rregullimin e përdorimit të inteligjencës artificiale, edukimin digjital të të gjithë popullsisë, mbështetjen për lirinë e mediave dhe raportimin e përgjegjshëm, cilësinë dhe qëndrueshmërinë e politikës së të dhënave të hapura, shërbimet publike dhe proceset e tjera që lidhen me digjitalizimin.

Burimi: Ministria e Transformimit Digjital

Paneli përfundoi me një ftesë për të vazhduar diskutimin në edicionin e 21-të të konferencës e-Shoqëri.mk, e cila do të mbahet më 10 dhjetor në hotelin “Holiday Inn” në temën “Integriteti në Thelb të Transformimit Digjital.”

Burimi: Civica Mobilitas

The post Transformimi i përgjegjshëm digjital në fokusin e Forumit Kombëtar “Bashkëpunimi midis Qeverisë dhe Shoqërisë Civile” first appeared on Metamorphosis.

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Video: Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter)

    Në kuadër të projektit Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter), së bashku me ekspertë, flasim për njohjen dhe parandalimin e dhunës online të bazuar në gjini. 🌐💪 Ky video është pjesë e përpjekjeve tona për t’i inkurajuar gratë e reja të ndihen më të fuqishme, të informuara…

  • Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit

    Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e ngadalshëm të miratimit të Propozim Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Megjithëse Platforma mori pjesë në mënyrë aktive […]
    The post Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit first appeared on Metamorphosis.

  • FTESË PËR EKSPOZITE

    LAJMËRIM / FTESË PËR EKSPOZITE Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër ka kënaqësinë të ftojë nxënësit, prindërit, […]

  • Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike

    Më 10 dhjetor 2025, në kuadër të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në Shkup, Fondacioni Metamorfozis organizoi një punëtori. “Aftësi të buta dhe perspektiva karriere në sigurinë kibernetike”, për pjesëmarrëset e programit rajonal CybHER! Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Këshillin Britanik, me mbështetjen profesionale të Ljubica Pendaroskës, eksperte e sigurisë kibernetike. Photo credits: Vanço Xhambaski Përmes […]
    The post Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike first appeared on Metamorphosis.

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.