VDzambaski

Ndarjet politike, rrjetet sociale të parregulluara dhe mediat joprofesionale janë mundësues të FIMI gjatë zgjedhjeve

Nën organizim të Fondacionit “Metamorfozis”, ndërsa në bashkëpunim me International IDEA, sot në Shkup në kuadër të Ditëve të Edukimit Mediatik u prezantua raporti “Mundësuesit dhe nxitësit e FIMI (Ndikime dhe manipulime të huaja të informacionit – Foreign Information Manipulation and Interference) gjatë zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut”. Dokumenti është përgatitur sipas një metodologjie ndërkombëtare që aplikohet gjatë përgatitjes së raporteve të ngjashme në partneritet me organizatat në Moldavi, si dhe në Senegal dhe Bregun e Fildishtë, raporton Portalb.mk.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është identifikimi i faktorëve që mundësojnë përhapjen e dezinformatave dhe manipulimeve përmes ndikimit të huaj gjatë proceseve zgjedhore, si dhe njohja e dobësive strukturore që e bëjnë vendin të prekshëm ndaj ndikimeve të dëmshme të organizuara.

Dezinformatat e rrënojnë besimin në demokraci

Khushbu Agrawal nga International IDEA shpjegoi se ky raport është pjesë e një projekti ndërkombëtar për luftimin e ndërhyrjeve të huaja në proceset zgjedhore dhe për ndërtimin e rezistencës në shoqëri.

“Në më shumë se 20 zyra në të gjithë botën ne punojmë për integritet zgjedhor, sidomos në kontekstin e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike. Ne analizojmë se çfarë e bën Maqedoninë e Veriut objektiv për ndikim dhe se cilat strategji përdoren nga aktorët që duan të manipulojnë. Fushatat dezinformative krijojnë mosbesim në proceset demokratike”, tha Agrawal.

Promovimi i raportit "Mundësuesit dhe nxitësit e FIMI-t gjatë zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut". Foto nga Vanço Xhambaski
Promovimi i raportit “Mundësuesit dhe nxitësit e FIMI-t gjatë zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut”. Foto nga Vanço Xhambaski

Goran Rizaov nga Fondacionit “Metamorfozis”, i cili është bashkautor i raportit me Despina Kovaçevska dhe Matej Trojaçanec, theksoi se fokusi i raportit nuk është aq shumë tek vetë ndikimi i dëmshëm i huaj, por mbi të gjitha, tek faktorët në vend që krijojnë hapësirë ​​për përhapjen e dezinformatave dhe depërtimin e FIMI.

“Raporti nuk merret aq shumë me ndërhyrjet e huaja se sa me ‘mosndërhyrjen e brendshme’, më saktësisht ai i identifikon dobësitë në një shoqëri e të cilat e mundësojnë dhe e inkurajojnë përhapjen e ndikimit të dëmshëm dhe dezinformatat nga qendra të ndryshme të fuqisë. Këto janë kushte, praktika dhe dobësi në sistem”, theksoi Rizaov.

Si grupe mundësuesish u theksuan rrjetet sociale, sfera ligjore dhe rregullatore, mediat dhe gazetaria, institucionet dhe praktikat politike, si dhe mjedisi socio-politik dhe kulturor, ndërsa si nxitës raporti e thekson industrinë e manipulimit të informacionit, ekonominë e vëmendjes, si dhe qasjen në burime të huaja.

Narrativat antigjinore, instrument për ndikim

Një pjesë e veçantë e raportit i kushtohet çështjeve gjinore, me ç’rast Despina Kovaçevska thekson se një pjesë e madhe e narrativave antigjinore që shfaqen në vendin tonë janë “të importuara” dhe shpesh përdoren si mjet për ndikim politik.

“Përmes çështjeve gjinore po sulmohet edhe BE-ja. Po përhapen histori se si në Holandë ose Gjermani fëmijët “vishen me rroba të gjinisë tjetër”, dhe se e njëjta gjë do të na imponohet nëse anëtarësohemi në BE. Narrativa të tilla kanë ndikuar edhe në proceset e brendshme; Ligji për Barazinë Gjinore u tërhoq pas protestave”, tha Kovaçevska.

Ajo shtoi se gratë janë ende të nënpërfaqësuara në politikë, duke e theksuar faktin se në zgjedhjet e fundit kishim vetëm dy kryetare komune gra.

Promovimi i raportit "Mundësuesit dhe nxitësit e FIMI-t gjatë zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut". Foto nga Vanço Xhambaski
Promovimi i raportit “Mundësuesit dhe nxitësit e FIMI-t gjatë zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut”. Foto nga Vanço Xhambaski

“Gratë nuk kanë mbështetje. Por barazia gjinore nuk vlen vetëm për gratë, duhet punuar edhe me burrat”, shtoi Kovaçevska.

Duke folur për rrjetet sociale, ajo tha se dezinformatat përhapen kryesisht në TikTok, Facebook, Instagram dhe platformën X, ndërsa rregullimi i rrjeteve sociale është pothuajse inekzistent.

“Institucionet reagojnë ndaj komenteve me gjuhë urrejtjeje vetëm nëse ka dhunë të drejtpërdrejtë”, tha ajo.

Mediat janë hallkë e dobët në mbrojtjen kundër dezinformatave

Rizaov foli edhe për sektorin mediatik si një nga segmentet më të cenueshëm.

“Mediat nuk është e vetëqëndrueshme sepse nuk kanë fonde të mjaftueshme. Kjo i bën ato të cenueshëm ndaj ndikimeve politike, sidomos përmes financimit shtetëror, gjë që mund të çojë drejt vetëcensurimit”, theksoi ai.

Si shembull ai e theksoi sjelljen e institucioneve gjatë tragjedisë në Koçan, kur Qeveria, përmes një deklarate, u mbajti leksion mediave për atë se çfarë është etika gazetareske, domethënë se nuk u lejohet t’i regjistrojnë dhe fotografojnë momentet e tragjedisë.

Sa i përket përdorimit të inteligjencës artificiale, Rizaov tha se inteligjenca artificiale gjithnjë e më shumë po përdoret në prodhimin e lajmeve të përditshme.

“Nuk them se kjo është diçka e keqe, por lexuesi duhet ta dijë se përmbajtja është krijuar në mënyrë sintetike”, tha ai, duke theksuar se pagat e ulëta, vendet e pasigurta të punës dhe presionet ekonomike krijojnë një mjedis në të cilin gazetaria profesionale mbijeton me vështirësi, gjë që ndikon në rënien e besimit në mediat kryesore.

Matej Trojaçanec nga “Metamorfozis” i prezantoi përfundimet e raportit dhe tha se lufta kundër FIMI kërkon bashkëpunim të koordinuar midis qeverisë, mediave, shoqërisë civile, akademisë dhe sektorit privat.

“Dezinformatat janë kërcënim për demokracinë, besimin publik dhe aspiratat për integrimin euroatlantik”, theksoi ai.

Promovimi i raportit "Mundësuesit dhe nxitësit e FIMI-t gjatë zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut". Foto nga Vanço Xhambaski
Promovimi i raportit “Mundësuesit dhe nxitësit e FIMI-t gjatë zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut”. Foto nga Vanço Xhambaski

Si rekomandime kryesore të shënuara në raport janë: zhvillimi dhe zbatimi i një strategjie kombëtare për luftë kundër dezinformatave, reformimi i reklamave politike dhe financimit të mediave, rikthimi i besimit publik përmes institucioneve transparente dhe edukimit mediatik, harmonizimi i rregulloreve me Bashkimin Evropian dhe përforcimi i kornizave ligjore përmes bashkëpunimit ndërsektorial.

Pas prezantimit të gjetjeve kryesore të raportit u mbajt një seancë dialogu me palët e interesuara, ku si folës morën pjesë Biljana Georgievska, drejtoreshë ekzekutive e Këshillit të Etikës në Media, Emilija Petreska Kamenjarova nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale dhe Riste Zmejkovski nga Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut.

Enablers and Incentives of Election-Related FIMI in North Macedonia

The post Ndarjet politike, rrjetet sociale të parregulluara dhe mediat joprofesionale janë mundësues të FIMI gjatë zgjedhjeve first appeared on Metamorphosis.

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Pesë media lokale fituan grante për prodhimin e përmbajtjeve me interes publik

    Qëllimi i këtij aktiviteti nuk është vetëm të ofrojë ndihmë financiare të njëhershme, por të krijojë një mjedis të sigurt dhe strukturë për zhvillimin afatgjatë të mediave të vogla me rëndësi lokale dhe specifike. Mediat lokale janë segmenti më i cenueshëm në peizazhin mediatik, duke u përballur me sfida të shumta krahasuar me mediat e […]
    The post Pesë media lokale fituan grante për prodhimin e përmbajtjeve me interes publik first appeared on Metamorphosis.

  • Transformimi i përgjegjshëm digjital në fokusin e Forumit Kombëtar “Bashkëpunimi midis Qeverisë dhe Shoqërisë Civile”

    Më 26 nëntor (e mërkurë) 2025, në Klubin e Deputetëve në Shkup u mbajt Forumi Kombëtar – Panairi i Organizatave të Shoqërisë Civile: “Bashkëpunimi midis Qeverisë dhe Shoqërisë Civile”, i organizuar nga “Civica Mobilitas” dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në forum folën Kryeministri i QeverisëHristijan Mickoski, Sekretari i Përgjithshëm, Igor Janushev dhe […]
    The post Transformimi i përgjegjshëm digjital në fokusin e Forumit Kombëtar “Bashkëpunimi midis Qeverisë dhe Shoqërisë Civile” first appeared on Metamorphosis.

  • Takim i konsorciumit të partnerëve të Programit të Aktivizmit Digjital

    Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, mori pjesë në takimin e konsorciumit të partnerëve të Programit të Aktivizmit Digjital. Takimi u zhvillua në Sarajevë, para mbajtjes së konferencës ndërkombëtare Megafon 2025. Partnerët e programit u mblodhën në Sarajevë për dy ditë rrjetëzimi intensiv, reflektimi dhe planifikimi për të ardhmen. Fokusi i takimit ishte se […]
    The post Takim i konsorciumit të partnerëve të Programit të Aktivizmit Digjital first appeared on Metamorphosis.

  • Organizohet Hakaton për Demokraci Digjitale

    Fondacioni Metamorfozis organizoi një hakaton si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Shoqërisë Civile të CIVICUS. Ngjarja u mbajt në Bangkok, Tajlandë, nga 1 deri më 5 nëntor 2025. Pesë ekipet, duke punuar me përkushtim, përfunduan dhe i paraqitën prezantimet e tyre demonstruese. Gjatë disa muajve të ardhshëm, ata do të punojnë në zhvillimin e një […]
    The post Organizohet Hakaton për Demokraci Digjitale first appeared on Metamorphosis.

  • Metamorfozis mori pjesë në punëtorinë CarGrow 2.0 në Manastir

    Më 19 nëntor 2025, në hapësirat e Europe House në Manastir, u mbajt punëtoria lokale CarGrow 2.0, aleancës qytetare që e monitoron dhe e mbështet zbatimin e Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes. Punëtoria kishte për qëllim të prezantojë rolin e CARGrow 2.0 si një aleancë qytetare për monitorimin e reformave dhe të inkurajonte […]
    The post Metamorfozis mori pjesë në punëtorinë CarGrow 2.0 në Manastir first appeared on Metamorphosis.