Hackathon winner anouncement

Rezultatet e Thirrjes për Propozim-projekte të Hakatonit për Demokraci Digjitale

Thirrja për propozim-projekte për Hakatonin për Demokraci Digjitale gjeneroi interes të madh, me ç’rast u pranuan gjithsej 61 aplikime nga 11 vende të ndryshme (Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova, Moldavia, Ukraina, Kazakistani, Kazakistani, Gjeorgjia, Armenia dhe Turqia). Ky reagim entuziast nxjerr në pah kreativitetin dhe motivimin e ekipeve që janë të etura për të kontribuar për demokracinë digjitale dhe inovacionin.

Procesi i vlerësimit u krye nga një komision përzgjedhës i përbërë nga përfaqësues të Fondacionit Metamorfozis, Civic Literacy Initiative dhe një vlerësues i jashtëm i pavarur. Së bashku, ata shqyrtuan me kujdes, vlerësuan dhe diskutuan për çdo aplikim për të siguruar një proces transparent dhe të drejtë të përzgjedhjes.

Thirrja për propozime për hakatonin përfshinte pesë skenarë të ndryshëm: Mbështetje për verifikimin ndërkufitar të fakteve; Formate më të mira për rrjetet sociale; Strategji komunikimi për sulmet dezinformuese; Gjenerator idesh për tema aktuale dhe Udhëzime për planifikimin e fushatave dhe ngjarjeve.

Gjithsej pesë ide të shkëlqyera u përzgjodhën si fituese. Këto ide u dalluan për origjinalitetin, realizueshmërinë dhe ndikimin e tyre të mundshëm në avancimin e inovacionit digjital dhe pjesëmarrjes demokratike.

Jemi krenarë që i publikojmë pesë ekipet fituese, projektet e të cilëve do të vazhdojnë të zhvillohen dhe mbështeten përmes hakatonit, si dhe në fazën e dhënies së granteve dhe mentorimit. Kreativiteti dhe përkushtimi i tyre janë një frymëzim i vërtetë, dhe mezi presim të shohim ndikimin pozitiv që do ta sjellin idetë e tyre.

Armenian Progressive Youth NGO (Armeni)

“Path2Action” është një udhëzues hap pas hapi që i ndihmon aktivistët dhe organizatorët në nivel lokal t’i shndërrojnë shpejt idetë e tyre në ngjarje të vërteta. Ai udhëzon në procesin e përcaktimit të objektivave, përcaktimit të audiencës së synuar, zgjedhjes së formatit të ngjarjest, afatit kohor dhe caktimit të roleve, ndërkohë që sugjeron partnerë të mundshëm, ofron një model buxheti dhe një listë kontrolli për logjistikë, si dhe gjeneron automatikisht materiale promovuese në disa gjuhë. Në më pak se 30 minuta, përdoruesit marrin një plan të qartë, një listë detyrash dhe burime që mund të ndahen për të nisur veprime efikase dhe të organizuara mirë.

Qendra për Edukim dhe Zhvillim – CED (Maqedonia e Veriut)

“CrossCheck Lite” është një mjet i thjeshtuar me fokus në privatësinë, që i ndihmon gazetarët dhe studiuesit të verifikojnë shpejt informacionin në të gjithë rajonin. Përdoruesit mund të fusin pretendime ose përmbajtje mediatike, dhe mjeti i analizon dhe i kategorizon automatikisht ato, duke ofruar burime dhe prova relevante brenda sekondash. Është dizajnuar për t’u integruar lehtësisht në proceset ekzistuese të redaksive, duke mbështetur verifikimin e shpejtë, dokumentimin dhe bashkëpunimin. Struktura e saj fleksibile mundëson përditësim dhe zgjerim të lehtë, duke mbetur efektive edhe kur mjediset e informacionit dhe nevojat e verifikimit ndryshojnë.

New Droni 2024 (Gjeorgji)

“ActiVibe” është një aplikacion celular i përshtatur për të rinjtë, që ofron histori fushatash dhe udhëzues praktikë. Aplikacioni përfshin një seksion kushtuar “Rezistencës Jo të Dhunshme”, me mësime nga shembuj të së kaluarës, të tilla si: të rinjtë armenë që përdorën artin e rrugës për të inkurajuar dialogun, ose një fushatë gjeorgjiane që dështoi, duke nxjerrë në pah gabimet që duhet shmangur. Vetëm për pak minuta, përdoruesit fitojnë qasje në taktika krijuese, një listë kontrolli për sigurinë dhe inkurajim përmes përvojave të kolegëve. Qëllimi është fuqizimi i të rinjve me shembuj nga jeta reale, udhëzime të hollësishme dhe mjete të sigurta e kreative që e shndërrojnë frustrimin qytetar në aktivizëm konstruktiv.

Daily Humanity (Ukrainë)

Ky mjet paraqet një sistem inteligjent për vlerësimin digjital të rrezikut, i bazuar në inteligjencën artificiale, i projektuar për të ndihmuar organizatat e shoqërisë civile dhe mediat e pavarura që t’i parashikojnë dhe t’u përgjigjen fushatave të urrejtjes dhe dezinformimit. Qëllimi i tij është të ofrojë zbulim të hershëm të narrativeve armiqësore, vlerësim të rrezikut në kohë reale, mbështetje për komunikimin në situata krize, trajnim për qëndrueshmëri dhe udhëzime pas përfundimit të veprimit — në mënyrë që organizatat të mund të veprojnë në mënyrë proaktive, në vend që të improvizojnë nën presion.

SBunker (Kosovë)

“Doracaku i Komunikimit për Sulmet Dezinformuese” i propozuar është një doracak i strukturuar që i ndihmon organizatat e shoqërisë civile dhe mediat të reagojnë shpejt dhe në mënyrë efektive kur janë në shënjestër të sulmeve të tilla. Doracaku ofron udhëzime hap pas hapi, shabllone mesazhesh të miratuara paraprakisht në gjuhë të shumta, paketa provash dhe informacione të verifikuare, si dhe një matricë kanalesh për prioritizimin e komunikimit. Qëllimi është të neutralizohen sulmet në kohë reale, ndërkohë që paralelisht dokumentohen portalet, profilet dhe rrjetet e trolleve për të forcuar mbrojtjen kundër fushatave të ardhshme.

Me mbështetjen e CIVICUS, e në partneritet me Civic Literacy Initiative, Fondacioni Metamorfozis e zbaton projektin Hakaton për Demokracinë Digjitale – i cili synon të inkurajojë zhvillimin e zgjidhjeve inovative digjitale për të avancuar demokracinë dhe për të forcuar sektorin e shoqërisë civile.

The post Rezultatet e Thirrjes për Propozim-projekte të Hakatonit për Demokraci Digjitale first appeared on Metamorphosis.

This post was originally published on this site

Продолжи со читање