Mediumi 300x167.jpg

RMV, ndryshimet në Ligjin për Media që i bëri Qeveria nuk janë krejtësisht pro-evropiane

Ndryshimet në Ligjin për Media të Maqedonisë së Veriut që u miratuan dje në Kuvend synojnë, siç është shkruar nga Qeveria dhe ministria kompetente, të përmbushin Udhërrëfyesin për Reformat në seksionin e Kapitullit 23 dhe të harmonizohen me legjislacionin evropian, duke përfshirë deri tani mediat online në sferën e rregulluar. Edhe pse ndryshimet e fundit respektojnë disa nga kërkesat nga dëgjesat publike, këto ndryshime janë ende vetëm harmonizim i pjesshëm me legjislacionin evropian, që nënkupton një zgjidhje të pjesshme, analizon Vërtetëmatësi.

Shkruar nga: Teofil Blazevski

Ndryshimet në Ligjin për Media të Maqedonisë së Veriut që u miratuan dje në Kuvend, kanë të bëjnë më së shumti me përfshirjen e mediave online në legjislacion, një kërkesë kjo e vetë pronarëve të mediave online, por edhe pjesë e legjislacionit modern evropian, konkretisht Aktit Evropian për Lirinë e Medias (EMFA).

Pasi u ngrit kjo temë, e cila më së shumti u shty në kohën e qeverisë së kaluar nga portalet që i përkasin Shoqatës për Mbrojtjen dhe Promovimin e Mediave në Internet ONLINEMEDIA.MK, por edhe pasi të dyja shoqatat e gazetarëve dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Mediave ndryshuan qëndrim se nuk ka nevojë për rregullim të portaleve – ai qëndrim ishte edhe qëndrimi i BE-së deri para disa viteve, Ministrisë për transformimin digjital, përgatiti ndryshimet në Ligjin për Media. Këto amendamente janë përgatitur vitin e kaluar ka fundi i vitit, por pasi organizatat dhe ekspertët kërkuan debat publik, ai zgjati deri në muajin mars dhe prej atëherë propozimi për amendamente është dorëzuar në Kuvend, ku dje (24 prill) u miratua.

Çfarë duhet(j) të arrihet me këto ndryshime?

Ndryshimi kryesor i këtij ligji është përfshirja e mediave online si media e rregulluar me të drejta dhe përgjegjësi dhe krijimi i Regjistrit të Mediave Online, i cili me zgjidhjen ligjore do të menaxhohet nga rregullatori.

Por një nga qëllimet kryesore të ligjit është garantimi i lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, diçka që bie nën të drejtat themelore apo grupin e parë në procesin e negociatave me BE-në – Fundamentale, dhe propozuesi, Qeveria, shkruante në hyrje të amendamenteve të propozuara:

Miratimi i ndryshimeve në zgjidhjen ligjore do të jetë në përputhje me rekomandimet e përcaktuara në Udhërrëfyesin për Sundimin e Ligjit, i cili mbulon prioritetet kryesore të reformës në “Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” në fushën e lirisë së shprehjes. Zbatimi i rekomandimeve të përfshira në politikat evropiane do të mundësojë rritjen e transparencës së mediave online në aspektin e pronësisë, reklamimit dhe financimit, përmirësimin e konkurrencës, mbrojtjen e pavarësisë editoriale dhe përmirësimin e të drejtave të gazetarëve. Në këtë mënyrë, media online do të ushtrojë të gjitha të drejtat, por edhe detyrimet, si të gjitha mediat e tjera.

A është e vërtetë kjo?

Përgjigja për këtë pyetje është vetëm e pjesshme. Kështu thonë ekspertë të Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve të mediasë dhe OJQ-ve, të cilët së bashku me SHGM-në kanë kërkuar që të mos ketë zgjidhje të pjesshme, si dhe nga një pjesë e sektorit joqeveritar që ka marrë pjesë në disa nga debatet publike.

Snezhana Trpevska nga Instituti RESIS, eksperte e politikave mediatike, na tha se ndryshimet janë të pjesshme dhe se harmonizimi me legjislacionin evropian është i pjesshëm ose minimal, konkretisht me EMFA që ka hyrë në fuqi në maj të vitit të kaluar. Trpevska citon argumentet e mëposhtme:

  • Përkufizimi i medias online nuk është në përputhje me EMFA-në, as me Ligjin për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuale( LSHMAA). Në EMFA flasin për ofrues të shërbimeve mediatike, ashtu si në LSHMAA, dhe këtu janë ende botues mediash.
  • Nuk ka dispozita për mbrojtjen e pluralizmit (neni 22 i EMFA-s) – sepse përqendrimi i pronësisë në sektorin online nuk është i rregulluar (dispozitat në LASHMAA janë të vjetruara dhe nuk vlejnë për sektorin online).
  • Nuk ka dispozita për mbrojtjen e gazetarëve në redaksi nga ndërhyrjet arbitrare të pronarëve dhe drejtorëve të mediave, as nuk ka garanci për statusin e tyre të punës (neni 6.3 i EMFA-s)
  • Nuk ka detyrime për pronarët e mediave për të raportuar konfliktet e interesit (neni 6.3 i EMFA-s)
  • Nuk ka dispozita që mbrojnë gazetarët nga survejimi digjital – spyware (neni 4 i EMFA-s).

Gjithashtu, Trpevska shton se ministria kompetente, edhe pse bëhet e ditur, nuk e di nëse do të fillojë puna për ligje të reja që do të jenë konsistente dhe do të zbatojnë çështjet e tjera të përfshira në EMFA, e që janë: puna e shërbimit publik (nenet 5.1, 5.2, 5.3 EMFA), përqendrimi i pronësisë (neni 22 nga EMFA), moderimi i përmbjatjeve në rrjtet sociale (neni 18 nga EMFA)..

Në fakt, kjo rrjedh nga vetë Udhërrëfyesi për Zbatimin e Reformave të Sundimit të Ligjit, ku Qeveria, në versionin e dhjetorit 2023, caktoi një afat deri në vitin 2028 për këto ndryshime:

“Ndryshimet në ligje të ndryshme, të miratuara në faza të ndryshme, do të rregullojnë median online, pozicionin e shërbimit kombëtar të transmetimit, mbrojtjen ligjore të gazetarëve, të drejtat sociale dhe të punës, konkurrencën, qëndrueshmërinë dhe pluralizmin etj (derri në vitin 2028), thuhet në Udhërrëfyesin i cili është miratuar në Kuvend, që sipas informacioneve tani është në proces revizioni.”

Nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Media shprehën kënaqësinë që qeveria e ka pranuar vërejtjen se tre punonjës të përhershëm në mediat online – si kusht për të hyrë në Regjistrin e Mediave Online – mund të rrezikojnë ekzistencën e shumë mediave online, veçanërisht në nivel lokal, ndaj nëpërmjet amandamenteve përmes një grupi deputetësh që të reduktojnë numrin në dy punonjës të përhershëm, me përjashtim të një të punësuari dhe një punonjësi të jashtëm të angazhuar me pagesë për mediat lokale dhe mediat e specializuara të cilat i kanë definuar si ” mediume me fushveprim të vogël ose/dhe të specijalizua. Por, na rikujtojnë edhe për zgjidhjen parciale që kjo mënyrë e jep:

“Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve të mediasështë është e kënaqur që kërkesat tona për ndryshime dhe amendamente në Ligjin për Mediat në fund u pranuan. Këto ndryshime janë mbi të gjitha domethënëse dhe të një rëndësie të madhe për mediat lokale, të cilat janë në një situatë të palakmueshme dhe përballen me sfida serioze, por edhe për mediat jofitimprurëse, të specializuara dhe shoqërore. Megjithatë, theksojmë edhe një herë se për të përmirësuar seriozisht situatën, është e nevojshme hapja e një procesi të plotë, gjithëpërfshirës të hartimit të një ligji krejtësisht të ri të medias, i cili do të harmonizohet me Aktin Evropian për Lirinë e Medias dhe që do të përfshijë përkufizime që do të jenë në hap me përparimin teknologjik dhe akoma më e rëndësishmja për ne, për të forcuar nenet e ligjit që do të forcojnë mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve të lirë dhe profesionistëve të medias që e mbrojnë interesin publik”, tha kryetari i SPGPM-së, Pavle Belovski.

Ky ishte përfundimi pas panelit të dytë debat kushtuar ndryshimeve në ligj në fund të muajit mars, ku morën pjesë mbi 50 përfaqësues të sektorit joqeveritar, shoqata relevante mediatike dhe ekspertë. Mirëpo, ndër konkluzionet nga këto debate që i janë dërguar ministrisë kompetente ka qenë “përputhja e plotë me rregulloret evropiane, veçanërisht me EMFA-në”, si dhe se “zgjidhjet e pjesshme nuk janë të qëndrueshme dhe afatgjate dhe është e nevojshme të hartohet një ligj krejtësisht i ri për media”.

Çfarë propozoi Fondacioni Metamorfozis?

Fondacioni Metamorfozis, si organizatë joqeveritare që është botuese e tri mediave online – portaleve të internetit, avokon edhe për zgjidhjen e plotë të kësaj çështjeje. Në debatin publik dhe në komentet e ENER-it kur u publikua versioni i parë i Projekt-amandamenteve të Ligjit për Media, u theksua që Fondacioni Metamorfozis konsideron që është e nevojshme të miratohet një ligj i ri për media, i cili do të rregullojë në mënyrë gjithëpërfshirëse të gjitha çështjet e hapura në përputhje me normat dhe standardet evropiane. Që do të thotë, kundër zgjidhjeve të pjesshme.

Për çështjen e numrit të punonjësve, Metamorfozis konsideron nëse vendoset një kusht i tillë, atëherë numri duhet të jetë maksimumi dy punonjës, por edhe ligjvënësi duhet të jetë i vetëdijshëm se po rrezikon mediat lokale dhe të specializuara, ndaj duhet të bëhet përjashtim:

“Publikuesi i përmbajtjes informative në formë teksti, audio ose audiovizuale përmes mediumit online – portalit të internetit, si përjashtim, mund të ketë vetëm një person në marrëdhënie të rregullt pune, nëse adresa dhe puna e tij e përditshme ndodh në komunat dhe rajonet e Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë Shkupit, pra bie në kategorinë e mediave lokale ose rajonale ose kanë të bëjnë me përmbajtje informative të destinuara për grupet e interesit të përgjithshëm dhe të kategorive të rrezikuara të qytetarëve, të cilat janë në interes të përgjithshëm dhe komente të qytetarëve, thuhet në komentet që Metamorrfozis i dorzoi në ENER në fund të nëntorit 2025.”

Ka argumente të tjera në këto propozime (siç është nevoja që përcaktimi i mediave online të përfshijë profilet e tyre në mediat sociale për shkak të pajtueshmërisë me DSA-në), të cilat mund t’i lexoni KËTU.

Meqë ra fjala, Qeveria në Programin e saj për vitin 2025 parashikoi (fq. 29 dhe 30) që MTD-ja në muajin prill të dorëzonte në Kuvend Projektligjin për Shërbimet Digjitale, i cili është pjesë e Agjendës së Reformave për Harmonizimin me BE-në, me DSA-në., por nuk mund të gjendet as në RVKERR(ENER) dhe as në Kuvend përmes kërkimit.

Së fundi, BE-ja iu referua gjithashtu gjithëpërfshirjes në harmonizim, dhe jo zgjidhjeve të pjesshme në lidhje me median, në raportet e saj si në vitin 2023 (f. 11) ashtu edhe në vitin 2024 (f. 7).

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Pesë media lokale fituan grante për prodhimin e përmbajtjeve me interes publik

    Qëllimi i këtij aktiviteti nuk është vetëm të ofrojë ndihmë financiare të njëhershme, por të krijojë një mjedis të sigurt dhe strukturë për zhvillimin afatgjatë të mediave të vogla me rëndësi lokale dhe specifike. Mediat lokale janë segmenti më i cenueshëm në peizazhin mediatik, duke u përballur me sfida të shumta krahasuar me mediat e […]
    The post Pesë media lokale fituan grante për prodhimin e përmbajtjeve me interes publik first appeared on Metamorphosis.

  • Transformimi i përgjegjshëm digjital në fokusin e Forumit Kombëtar “Bashkëpunimi midis Qeverisë dhe Shoqërisë Civile”

    Më 26 nëntor (e mërkurë) 2025, në Klubin e Deputetëve në Shkup u mbajt Forumi Kombëtar – Panairi i Organizatave të Shoqërisë Civile: “Bashkëpunimi midis Qeverisë dhe Shoqërisë Civile”, i organizuar nga “Civica Mobilitas” dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në forum folën Kryeministri i QeverisëHristijan Mickoski, Sekretari i Përgjithshëm, Igor Janushev dhe […]
    The post Transformimi i përgjegjshëm digjital në fokusin e Forumit Kombëtar “Bashkëpunimi midis Qeverisë dhe Shoqërisë Civile” first appeared on Metamorphosis.

  • Takim i konsorciumit të partnerëve të Programit të Aktivizmit Digjital

    Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, mori pjesë në takimin e konsorciumit të partnerëve të Programit të Aktivizmit Digjital. Takimi u zhvillua në Sarajevë, para mbajtjes së konferencës ndërkombëtare Megafon 2025. Partnerët e programit u mblodhën në Sarajevë për dy ditë rrjetëzimi intensiv, reflektimi dhe planifikimi për të ardhmen. Fokusi i takimit ishte se […]
    The post Takim i konsorciumit të partnerëve të Programit të Aktivizmit Digjital first appeared on Metamorphosis.

  • Organizohet Hakaton për Demokraci Digjitale

    Fondacioni Metamorfozis organizoi një hakaton si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Shoqërisë Civile të CIVICUS. Ngjarja u mbajt në Bangkok, Tajlandë, nga 1 deri më 5 nëntor 2025. Pesë ekipet, duke punuar me përkushtim, përfunduan dhe i paraqitën prezantimet e tyre demonstruese. Gjatë disa muajve të ardhshëm, ata do të punojnë në zhvillimin e një […]
    The post Organizohet Hakaton për Demokraci Digjitale first appeared on Metamorphosis.

  • Metamorfozis mori pjesë në punëtorinë CarGrow 2.0 në Manastir

    Më 19 nëntor 2025, në hapësirat e Europe House në Manastir, u mbajt punëtoria lokale CarGrow 2.0, aleancës qytetare që e monitoron dhe e mbështet zbatimin e Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes. Punëtoria kishte për qëllim të prezantojë rolin e CARGrow 2.0 si një aleancë qytetare për monitorimin e reformave dhe të inkurajonte […]
    The post Metamorfozis mori pjesë në punëtorinë CarGrow 2.0 në Manastir first appeared on Metamorphosis.

  • Ndarjet politike, rrjetet sociale të parregulluara dhe mediat joprofesionale janë mundësues të FIMI gjatë zgjedhjeve

    Nën organizim të Fondacionit “Metamorfozis”, ndërsa në bashkëpunim me International IDEA, sot në Shkup në kuadër të Ditëve të Edukimit Mediatik u prezantua raporti “Mundësuesit dhe nxitësit e FIMI (Ndikime dhe manipulime të huaja të informacionit – Foreign Information Manipulation and Interference) gjatë zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut”. Dokumenti është përgatitur sipas një metodologjie ndërkombëtare […]
    The post Ndarjet politike, rrjetet sociale të parregulluara dhe mediat joprofesionale janë mundësues të FIMI gjatë zgjedhjeve first appeared on Metamorphosis.