Zaednichki za vistina

Bashkohuni me ne në ngjarjet për Ditën Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve në Shkup dhe Tiranë!

🎯 Bashkohuni me ne në Shkup dhe Tiranë më 2 prill për Ditën Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve!

🗓️ 2 prill 2025 | Shkup dhe Tiranë

#TogetherForTruth
Faktet Kanë Rëndësi në Mbrojtjen e Demokracisë

🧩 Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, Rrjeti Kundër Dezinformimit në Ballkan (ADN-Balkans) ju fton t’u bashkoheni dy ngjarjeve rajonale që do të mbahen në Shkup dhe Tiranë, duke mbledhur verifikues faktesh, gazetarë, studiues, politikëbërës, dhe drejtues të shoqërisë civile nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe Evropa.

🔹 SHKUP | 10:00–16:30 | 📍 Hoteli “Holiday Inn”

Agjenda gjendet në këtë link

Konferencë ndërkombëtare gjithëditore e organizuar nga Fondacioni Metamorfozis, që do të fokusohet në kërcënimet e dezinformimit, manipulimin dhe ndërhyrjen e huaj në informacion (FIMI), integritetin e zgjedhjeve, verifikimin e fakteve dhe bashkëpunimin ndërsektorial.

🔹 TIRANË | 17:00–19:00 | 📍 Destil

Një forum mbrëmjeje i organizuar nga QENDRA Faktoje, që do të prezantojë peizazhin e verifikimit të fakteve në Shqipëri, bashkëpunimin rajonal dhe do të nderojë përsosmërinë gazetareske me Çmimin Fatos Baxhaku.

💬 Çfarë të Pritni

  • Vështrimet më të fundit nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) mbi kërcënimet e manipulimit dhe ndërhyrjes së huaj në informacion (FIMI)
  • Analizë e ndikimit gjeopolitik të dezinformimit mbi marrëdhëniet NATO-BE-Ballkani Perëndimor
  • Përvojat rajonale mbi integritetin e zgjedhjeve, përgjegjësinë e platformave dhe moderimin e përmbajtjeve
  • Mjetet dhe qasjet për ndërtimin qëndrueshmërisë shoqërore ndaj manipulimit online
  • Ceremonia e ndarjes së çmimit për të njohur përsosmërinë e gazetarisë investiguese në Shqipëri
  • Mundësi për bashkëpunim ndërkufitar, rrjetëzim dhe shkëmbim

🎙️ Folësit e dalluar

📍 Konferenca e Shkupit

  • Ben Nupnau – Zëvendës Shef i Delegacionit, Bashkimi Evropian në Maqedoninë e Veriut
  • Manon Janssen – Zëvendës Ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Maqedoninë e Veriut
  • Stephan Mündges – Koordinator, Rrjeti Evropian i Standardeve për Verifikimin e Fakteve (EFCSN)
  • Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv, Fondacioni Metamorfozis, Maqedoni e Veriut
  • Chiara Pacenti – Analiste e të dhënave, EEAS
  • Martha Turnbull – Drejtoreshë, Qendra e Ekselencës Hybrid, Finlandë
  • Beaudine Verhoek – Divizioni i Diplomacisë Publike i NATO-s
  • Sanda Svetoka – Eksperte e Lartë, NATO StratCom, Letoni
  • Katarina Klingova – Bashkëpunëtore e Lartë, GLOBSEC, Sllovaki
  • Laura Jasper – Analiste Strategjike, HCSS, Holandë
  • Sonya Dimitrova-Martinyuk – Redaktore, StopFake, Ukrainë
  • Ioana Cosma – Drejtoreshë Vendi, IFES
  • Tamara Brankoviq – Zëvendës Drejtore e Programeve, CRTA, Serbi
  • Bardhi Bakija – Drejtor Ekzekutiv, Sbunker, Kosovë
  • Biljana Georgievska – Drejtoreshë Ekzekutive e Këshillit për Etikë në Media të Maqedonisë
  • Emilija Petreska-Kamenjarova – Zëvendës Shefe e Programeve – Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediatike e Republikës së Maqedonisë së Veriut
  • Ruurd Oosterwoud – Themelues dhe CEO, DROG, Holandë
  • Jona Plumbi – Gazetare, Faktoje, Shqipëri
  • Maida Çulahoviq – Eksperte për media dhe politika digjitale, “Why Not”” (“Pse jo”), Bosnje dhe Hercegovinë
  • Naço Strigulev – Gazetar, Blue Link, Bullgari
  • Despina Kovaçevska – Specialiste për monitorimin e mediave – Fondacioni Metamorfozis, Maqedonia e Veriut
    Maja Sever – Presidente e Federatës Evropiane të Gazetarëve
  • Marko Milosavljeviq – Profesor, Universiteti i Lubjanës, Slloveni
  • Rasha Nedeljkov – Drejtor i programeve, CRTA, Serbi
  • Goran Rizaov – Menaxher i Programeve Mediatike – Fondacioni Metamorfozis, Maqedoni e Veriut

📍 Konferenca e Tiranës

  • Klodiana Kapo – Drejtoreshë Ekzekutive, QENDRA Faktoje, Shqipëri
  • Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv, Fondacioni Metamorfozis, Maqedoni e Veriut
  • Coral GarciaMaldita.es, Spanjë
  • Enzo PanizioPagella Politica, Itali
  • Silvio Gonzato – Ambasador, Delegacioni i BE-së në Shqipëri

🎉 Përfshin ceremoninë e ndarjes së çmimit “Fatos Baxhaku” për gazetarinë investiguese dhe një koktej për rrjetëzim.

✨ Bëhuni pjesë e lëvizjes rajonale për integritetin e informacionit.

Të mbështesim së bashku të vërtetën – përtej kufijve, përtej sektorëve dhe anembanë Evropës.

📲 [LINKU]
#TogetherForTruth #FactCheckingDay #ADNBalkans #DemocracyMatters #InfoIntegrity

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Save the date: Fondacioni Metamorfozis njofton edicionin e 21-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk”

    Më 10 dhjetor 2025 në Hotelin “Holiday Inn” (Shkup),do të mbahet edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.mk në temën “Integriteti në Thelb të Transformimit Digjital”. Këtë vit, Konferenca do të fokusohet në mënyrën se si përparimi i shpejtë teknologjik po i riformëson qëndrueshmërinë demokratike, të drejtat e njeriut dhe besimin shoqëror në një botë […]
    The post Save the date: Fondacioni Metamorfozis njofton edicionin e 21-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk” first appeared on Metamorphosis.

  • “Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorphosis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025

    Fondacioni Metamorphosis, përmes “Disinfo Radar”-it të tij, është përzgjedhur mes 30 zgjidhjeve që prezantohen në Forumin e Paqes në Paris 2025 — një platformë globale që vë në pah inovacione konkrete për paqen dhe reziliencën demokratike. Kjo përzgjedhje përfaqëson një njohje të fortë ndërkombëtare për lidershipin afatgjatë të Metamorphosis në përballjen me dezinformimin në Ballkanin […]
    The post “Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorphosis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025 first appeared on Metamorphosis.

  • Liria e medias, një parakusht për zgjerimin e BE-së

    Për të përparuar në rrugën e tyre të integrimit evropian, vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor duhet të sigurojnë lirinë dhe pluralizmin e medias. Për Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, kjo nënkupton tejkalimin e angazhimeve formale dhe dëshmimin përmes veprimeve konkrete se reformat demokratike janë më shumë sesa fjalë në letër. Disa javë më […]
    The post Liria e medias, një parakusht për zgjerimin e BE-së first appeared on Metamorphosis.

  • Metamorfozis në Samitin Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2025

    Metamorfozis ishte pjesë e Samitit Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur, të organizuar nga Qeveria e Spanjës nga 7 deri më 9 tetor 2025, në Vitoria-Gasteiz, Spanjë. Samiti mblodhi mbi 2,000 reformatorë, liderë dhe ekspertë nga mbi 70 vende me një qëllim të vetëm: forcimin e besimit, transparencës dhe demokracisë në një botë që […]
    The post Metamorfozis në Samitin Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2025 first appeared on Metamorphosis.