1731066572805

Konferenca e 20-të ndërkombëtare e-Shoqëri.mk me fokus në transformimin digjital

Më 5 nëntor në Shkup u mbajt konferenca e njëzetë me radhë ndërkombëtare e-Shoqëri.mk, e organizuar nga Fondacioni Metamorfozis, i cili shënon dy dekada të ekzistencës së tij. Konferenca e këtij viti trajtoi temën e transformimit digjital përmes disa diskutimeve në panel, ekspozitave, kuizeve dhe prezantimeve. Në kuadër të konferencës, për herë të parë u nda edhe çmimi “Ilija Zhupanoski” për përballjen me dezinformatat.

Konferencën e hapi ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Özlem Canel, së bashku me drejtorin ekzekutiv të Fondacionit

Metamorfozis, Bardhyl Jashari. Ambasadorja Canel, ndër të tjera, theksoi se: “kur flasim për digjitalizimin, nuk mund të mos diskutojmë për sigurinë kibernetike, ato janë dy anët e së njëjtës monedhe”.

Nga ana tjetër, Jashari theksoi se Fondacioni Metamorfozis, “për dy dekada me aktivitetet dhe angazhimet e tij të ndryshme, është përpjekur të përdorë teknologjinë për të promovuar hapjen dhe transparencën e autoriteteve, për të luftuar gjuhën e urrejtjes në internet dhe për çështje të tjera”.

Përveç ekspertëve nga rajoni dhe jashtë vendit, në përmbajtje u përfshinë edhe ekspertë vendas, përfaqësues të institucioneve shtetërore, por edhe të sektorit të biznesit, si dhe persona me aftësi të kufizuara dhe përfaqësues të organizatave rinore.

Paneli “A ka dobi nga shoqëria digjitale?”

Në diskutimin e parë në panel të titulluar “A ka dobi nga shoqëria digjitale”, folësit i paraqitën këndvështrimet e tyre nga sektori institucional, qytetar dhe ai i biznesit lidhur me përgjegjësinë dhe praktikat e tyre që i aplikojnë në krijimin e një shoqërie digjitale që është në dobi të të gjithë qytetarëve.

Menjëherë pas përfundimit të diskutimit, të pranishmit patën mundësinë të njihen nga afër me mënyrat e aplikimit të asistentëve të IA-së nga ana e personave me aftësi të kufizuara.

Asistentë të IA-së për personat me shikim të dëmtuar

Pas pushimit, patëm mundësinë të ndiqnim një diskutim ndryshe që ka të bëjë me mënyrat e reja të përdorimit të mjeteve të komunikimit dhe të mediave të reja, veçanërisht tek të rinjtë. Diskutimi “Më trego memen tënde – Memifikimi i diskursit shoqëror ” preku çështjet se si mediat përshtaten me mënyrat e reja të decentralizuara të transmetimit të informacionit ku fuqia e tyre zvogëlohet, ndërsa ndikimet e padëshiruara në sfond rriten.

Paneli “Më trego memen tënde – Memifikimi i diskursit social”

Të rinjtë u përfshinë edhe në përmbajtjen në vazhdim, në të cilën përfaqësues të rinj nga organizatat e shoqërisë civile garuan me qytetarë të moshuar dhe më me përvojë në një kuiz për njohjen e dezinformatave. Kjo përmbajtje argëtuese tregoi se sa e vështirë është të njihen dezinformatat dhe cilat janë mënyrat për t’i zbuluar ato.

Kuizi “Bumerët kundrejt zumerëve”

Diskutimi i fundit në panel “Lufta me dezinformatat – Sfida politike dhe e sigurisë në Ballkanin Perëndimor” u fokusua pikërisht në dezinformatat dhe pasojat e tyre serioze mbi sigurinë e vendit. Në këtë panel morën pjesë ekspertë të cilët i ndanë përvoja e tyre për këto çështje nga rajoni dhe më gjerë.

Paneli “Lufta me dezinformatat – Sfida politike dhe e sigurisë në Ballkanin Perëndimor
Konferenca u mbyll me ndarjen e çmimit vjetor “Ilija Zhupanoski” për gazetarë, organizata të shoqërisë civile dhe individë që kontribuojnë në luftën kundër dezinformatave në vend, të cilin Metamorfozis e ndan për herë të parë. Çmimet u ndanë në dy kategori.

Petrit Saraçini dhe Zharko Trajanoski

Në kategorinë “Punimi më i mirë gazetaresk, përkatësisht punimi profesional i përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë”, çmimi prej 3.000 euro në kundëvlerë në denarë iu nda Shoqatës së qytetarëve Instituti për Media dhe Analitikë IMA – Shkup për punimin profesional me një seri përmbajtjesh të ndërlidhura të përpunuara në emisionin televiziv “Poligraf” për ekspozimin e dezinformatave.

Autorë të projektit dhe të skenarit janë Petrit Saraçini dhe Zharko Trajanoski.

Nga ana tjetër, çmimin në kategorinë “Përmbajtje edukative multimediale”, e përgatitur nga të rinjtë me moshës nga 18 deri në 28 vjeç, në vlerë prej 1.000 euro e fitoi gazetari Ardit Ramadani për videon e titulluar “Histeria mediatike për gjininë e Imane Helifit i ka rrënjët në Rusi, media, sërish, ranë në grackën e Rusisë”.

Duke marrë parasysh cilësinë e temës së raportuar “Dezinformatat dhe përhapja e teorive të konspiracionit” (video edukative), Komisioni njëzëri vendosi që t’i japë mirënjohje për kontribut të veçantë gazetares Vesna Kollovska.

Në ditën e dytë konferenca vazhdoi në Dhomën Publike, ku u mbajt një punëtori për luftën kundër dezinformatave: StopFake – praktikat më të mira. Punëtoria kishte për qëllime edukimin për njohjen dhe kundërvënien ndaj dezinformatave duke u bazuar në përvojat e shërbimit të njohur të verifikimit të fakteve StopFake.org nga Ukraina, i cili këtë vit e feston 10 vjetorin e ekzistimit të tij. E realizuar në sinergji me Iniciativën e Lajmeve të Google (Google News Initiative) për të zhvilluar aftësitë dhe për të prezantuar këshillat për edukimin e brezit të ri të gazetarëve, verifikuesve të fakteve dhe mësimdhënësve.

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Video: Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter)

    Në kuadër të projektit Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter), së bashku me ekspertë, flasim për njohjen dhe parandalimin e dhunës online të bazuar në gjini. 🌐💪 Ky video është pjesë e përpjekjeve tona për t’i inkurajuar gratë e reja të ndihen më të fuqishme, të informuara…

  • Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit

    Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e ngadalshëm të miratimit të Propozim Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Megjithëse Platforma mori pjesë në mënyrë aktive […]
    The post Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit first appeared on Metamorphosis.

  • FTESË PËR EKSPOZITE

    LAJMËRIM / FTESË PËR EKSPOZITE Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër ka kënaqësinë të ftojë nxënësit, prindërit, […]

  • Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike

    Më 10 dhjetor 2025, në kuadër të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në Shkup, Fondacioni Metamorfozis organizoi një punëtori. “Aftësi të buta dhe perspektiva karriere në sigurinë kibernetike”, për pjesëmarrëset e programit rajonal CybHER! Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Këshillin Britanik, me mbështetjen profesionale të Ljubica Pendaroskës, eksperte e sigurisë kibernetike. Photo credits: Vanço Xhambaski Përmes […]
    The post Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike first appeared on Metamorphosis.

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.