Site Tri 1.png

Përmes punësimit formal dhe njohjes së potencialit ekonomik të romeve, deri te arritje e dukshme ekonomike dhe zhvillim të shtetit

Duhen zgjidhje sistematike, futja e masave afatgjata, punë aktive dhe mbështetja në terren, me synim rritjen e numrit të grave rome të punësuara, duke qenë se shkalla e punësimit formal për to është vetëm 17% në vend, d.m.th. janë tre herë më pak të përfaqësuar në tregun e punës. Me një shtrirje më të madhe të punësimit formal, më shumë gra rome do të kenë mundësinë për zhvillim personal dhe profesional dhe pavarësi ekonomike. Këto ishin pjesë e konkluzioneve të konferencës nacionale të mbajtur sot në Shkup, me titull “Rome e punësuara = Rome e pavarura”, organizuar nga HERA – Asociacioni për Edukim Shëndetësor, në kuadër të projektit “Rome të punësuara = Rome të pavarura”, i mbështetur financiarisht nga fondacioni suedez Kvinna till Kvinna.

Në konferencë fjalë përshëndetëse mbajtën Mabera Kamberi, udhëheqëse e Departamentit për Koordinim dhe Përkrahje Teknike të Ministres së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Elizabeta Bozhinoska – Drejtoreshë programore e HERA-s, si dhe Vesna Peshova, ushtruese e detyrës, zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Zonja Kamberi theksoi: “Për respektimin e të drejtave të njeriut të romëve, dinjitetin e tyre, nevojën për promovimin, respektimin dhe praktikën e tyre përgjegjësinë më të madhe e kanë ata që marrin vendime, që krijojnë opinionin publik, por edhe sektori joqeveritar si partner në praktikën e tyre. Konferenca e sotme Kombëtare “Gruaja rome e punësuar = Gruaja e pavarur rome” kushtuar gruas rome, është një mundësi e jashtëzakonshme për ne të gjithë së bashku, si institucione, bashkëpunëtorë dhe partnerë ndërkombëtarë, si dhe organizata joqeveritare, për të diskutuar këtë çështje shumë domethënëse. Besoj se do të mund t’u përgjigjemi sinqerisht shumë pyetjeve, por edhe të përcaktojmë bashkërisht drejtimin e përmirësimit të statusit të grave rome kudo”.

Znj. Peshova theksoi se “një nga grupet e synuara drejt të cilit janë drejtuar aktivitetet e Agjencisë së Punësimit për të forcuar kapacitetet e të papunëve dhe punësimin e tyre janë romët e papunësuar, të cilët marrin pjesë me 10% në numrin total të të papunëve të regjistruar. Plani operacional për vitin 2024 përcakton programe, masa dhe shërbime punësimi që krijojnë vende të reja pune dhe rrisin punësueshmërinë e personave të papunë, veçanërisht të kategorive të cenueshme të të papunësuarve.”

Ajo shtoi se të gjithë punëdhënësit dhe të papunësuarit kanë qasje në programet, masat dhe shërbimet për punësim, me qëllim që mbulimi i romëve të jetë së paku 5% e numrit të përgjithshëm të pjesëmarrësve.

Drejtoresha programore  e HERA-s, Elizabeta Bozhinoska, theksoi: “Ekziston një stereotip i kahershëm dhe i dëmshëm se romët, përfshirë edhe gratë, nuk janë të gatshëm të punojnë. Ky perceptim jo vetëm që dehumanizon komunitetin, por gjithashtu injoron barrierat reale me të cilat përballen gratë rome, si diskriminimi, mungesa e aksesit në arsim dhe përjashtimi nga rrjetet formale të punësimit. Megjithatë, provat sugjerojnë të kundërtën: gratë rome, si shumë të tjera, duan të punojnë dhe të kontribuojnë për familjet dhe shoqërinë e tyre. Punësimi është prioriteti i tyre kryesor. Kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë së bashku për të siguruar që gratë rome do të njihen si potencial ekonomik, siç janë në të vërtetë, dhe atyre do t’u jepet mundësia të kontribuojnë plotësisht në të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut.”

Pjesëmarrësit diskutuan për aksesin e grave rome në tregun e punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pengesat me të cilat përballen dhe hapat që duhet të ndërmerren për pjesëmarrje më të madhe të tyre, e cila do të mundësojë pavarësi më të madhe ekonomike të grave rome në shoqëri. Krahas sukseseve të arritura u prezantua edhe puna e personave që ishin pika kontakti në terren në katër qytete të vendit dhe që i shoqëronin gratë rome të papuna në APRMV, me qëllim të ndihmës dhe mbështetjes në procesin e regjistrimit si punëkërkuese aktive, duke iu bashkuar masave të punësimit të ofruara nga APRMV, si dhe tejkalimi i sfidave me të cilat përballen gratë rome në drejtim të punësimit. Gjithashtu, u prezantuan rekomandimet për zgjidhje sistematike, si dhe sfidat në shfrytëzimin e masave nga POK për punësim dhe krijimin e rekomandimeve për avancimin e tij për vitin 2025.

Ndër folësit në këtë ngjarje ishin Sabina Asanova dhe Sibela Umerovska, nga të cilat Sabina punoi në terren me HERA-n si person kontaktues dhe Sibela e prezantoi rrugën e saj të karrierës si një tregim i suksesshëm i arsimimit të fituar dhe punësimit formal si pjesë e komunitetit rom. Krahas kësaj, fjalën e morën Dujgu Demirova dhe Ramize Jusinova, rome të punësuara me mbështetjen e njerëzve nga terreni. Morën pjesë edhe ekspertë të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, si dhe përfaqësues nga sektori i shoqërisë civile që punojnë për fuqizimin ekonomik të romëve.

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij

    Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij nëpër 20 qytete në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, nga shtatori deri në nëntor të vitit 2025. Ndalesa e parë është në Prizren, Kosovë, më 8 shtator, e ndjekur nga Mitrovica më 9 […]
    The post Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij first appeared on Metamorphosis.

  • RAPORT I BIRC: PERSPEKTIVA E REFORMAVE TË QËNDRUESHME NË KUADËR TË KLASTERIT 3 DHE KLASTERIT 1

    Autor: M-r Bardhyl Zaimi
    Sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut në asnjë rast duket se nuk ka arritur t’u rezistojë turbulencave të shumta politike të periudhës së tranzicionit, ndikimeve partiake dhe ndikimeve tjera që në masë të madhe kanë ulur nivelin e cilësisë. Në Maqedoninë e Veriut, nuk është arritur të krijohet një sistem koherent në fushën e arsimit që do t’i përgjigjej profesionalizimit dhe përkushtimit maksimal që e kërkon kjo fushë kaq e rëndësishme e shoqërisë. Përkundrazi, gjatë tërë kohës janë vërejtur eksperimente në politikat arsimore, zgjidhje të çastit, zgjidhje që më tepër kanë qenë improvizime se sa realisht të hyhet në një transformim cilësor të gjithanshëm që nënkupton suazë ligjore të mirëmenduar, dokumente të përpiluara nga profesionistë të fushës dhe strategji afatgjate që hapin dhe mbindërtojnë një vizion që do të ishte në përputhje me zhvillimet globale.
    Në këtë kuadër, tashmë nga ekspertët është vënë në dukje se harmonizimi i konceptit evropian, gjegjësisht ligjeve europiane në sistemin arsimor në Maqedoninë e Veriut mbetet një imperative jetik për të krijuar dinamika tjera në arsimin e lartë në drejtim të përmirësimit të cilësisë.
    Klasteri 3 që do të hapet me BE-në e vendos fokusin në konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Pikërisht, në sinkron me këtë klaster, shtetet anëtare duhet të kenë kornizën ligjore, administrative dhe financiare  si dhe kapacitetet e nevojshme zbatuese për të siguruar menaxhimin e shëndoshë financiar të programeve të arsimit, trajnimit dhe komunitetit rinor. Për të siguruar përfshirje të plotë dhe të suksesshme në programet kornizë, vendet anëtare duhet të sigurojnë kapacitetet e nevojshme zbatuese në fushën e kërkimit dhe zhvillimit teknologjik, pa anashkaluar stafin adekuat.
    Në këtë kuadër, reformat në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor nuk janë vetëm një përparësi sektoriale, por një domosdoshmëri strategjike që ndërlidhet drejtpërdrejt me cilësinë e kapitalit njerëzor dhe aftësinë e vendit për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme dhe konkurruese. Klasteri 3 përfshin kapitujt që lidhen me arsimin, kërkimin shkencor dhe kulturën (25 dhe 26), ndërsa Klasteri 1 përqendrohet në sundimin e ligjit, etikën dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Të gjitha këto dimensione mbeten me ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin arsimor.
    RAPORTIN E PLOTË E GJENI KËTU

  • RAPORT I BIRC: ARSIMI NË KRIZË, EKSPERTËT KËRKOJNË DEPOLITIZIM DHE REFORMA TË THELLA

    Autor: M-r Bardhyl Zaimi
    Sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut në asnjë rast duket se nuk ka arritur t’u rezistojë turbulencave të shumta politike të periudhës së tranzicionit, ndikimeve partiake dhe ndikimeve tjera që në masë të madhe kanë ulur nivelin e cilësisë. Në Maqedoninë e Veriut, nuk është arritur të krijohet një sistem koherent në fushën e arsimit që do t’i përgjigjej profesionalizimit dhe përkushtimit maksimal që e kërkon kjo fushë kaq e rëndësishme e shoqërisë. Përkundrazi, gjatë tërë kohës janë vërejtur eksperimente në politikat arsimore, zgjidhje të çastit, zgjidhje që më tepër kanë qenë improvizime se sa realisht të hyhet në një transformim cilësor të gjithanshëm që nënkupton suazë ligjore të mirëmenduar, dokumente të përpiluara nga profesionistë të fushës dhe strategji afatgjate që hapin dhe mbindërtojnë një vizion që do të ishte në përputhje me zhvillimet globale.
    Pas më shumë se tridhjetë vjetësh nga fillimi i tranzicionit , Maqedonia e Veriut akoma përballet me sfida të thella që lidhen me kalimin nga reforma të bazuara kryesisht në interesat politike afatshkurtra, drejt reformave të qëndrueshme dhe profesionale, të bazuara në ekspertizë. Ky proces është veçanërisht i rëndësishëm në sektorin e arsimit të lartë, ku ndikimet e politizimit dhe mungesa e vazhdimësisë kanë minuar besueshmërinë, cilësinë dhe efikasitetin e sistemit arsimor.
    Ekspertë nga fusha e arsimit kanë vënë në dukje se një nga pengesat kryesore në rrugën drejt reformave substanciale në arsimin e lartë është mungesa e një konsensusi politik të gjerë dhe të qëndrueshëm që mund të mbrojë dhe implementojë strategji afatgjata pa ndërhyrje të politikave ditore. Përvojat rajonale, siç përmendet nga ekspertët modeli i Sllovenisë, tregon se sukseset e reformave strukturore vijnë nga politikat me vazhdimësi, përfshirja e komunitetit akademik dhe mbështetja e institucioneve shtetërore gjatë një periudhe të gjatë kohore.
    Në përputhje me këto nevoja, Maqedonia e Veriut ka bërë hapa konkretë duke themeluar më 6 nëntor 2024 Trupin Nacional Koordinues për Reforma në Arsimin e Lartë, një entitet gjithëpërfshirës që bashkon përfaqësues të institucioneve shtetërore, universiteteve, biznesit dhe shoqërisë civile, me mandatin për të rikthyer cilësinë, standardizimin dhe investimet në shkencë dhe kërkim. Ky trup synon të nisë një reformë strukturore të thellë, duke përgatitur propozime konkrete për përmirësimin e sistemit arsimor gjatë 18 muajve të ardhshëm.
    Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha. Raportet e Komisionit Evropian për vitet 2023 dhe 2024, si dhe analizat e organizatave ndërkombëtare si UNDP dhe OECD/SIGMA, evidentojnë mungesën e kapaciteteve teknike dhe njerëzore, politizimin e universiteteve dhe fragmentimin e legjislacionit, si faktorë që pengojnë konsolidimin e reformave në arsimin e lartë. Pa i tejkaluar këto barriera, vënë në pah ekspertët, Maqedonia e Veriut, do të vazhdojë të përballet me sfida në ndërtimin e institucioneve të depolitizuara, të pavarura dhe të përgjegjshme ndaj komunitetit akademik dhe shoqërisë.
    RAPORTIN E PLOTË E GJENI KËTU