Trajnimi i inspiroi pjesëmarrësit ta pyesin Komunën e Dellçevës për disa nga premtimet parazgjedhore
Gjithsej 19 përfaqësues të 14 organizatave qytetare nga Dellçeva ishin pjesë e trajnimit “Ligji për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik” i cili u mbajt më 23 dhjetor 2022 në hapësirat e KHAM Dellçevë. Me aftësitë e fituara në trajnim, forcohet kapaciteti i organizatave në përdorimin e këtij mjeti, i cili mund t’u sigurojë atyre më shumë informacione të rëndësishme për punën e tyre. Ai gjithashtu u siguron atyre një advokim të arsyetuar në interes të grupeve të tyre të synuara.
Premtimi kryesor për organizatat qytetare në periudhën parazgjedhore ishte krijimi i një strategjie për bashkëpunim me OQ për periudhën 2022-2025. Gjithashtu, pushteti lokal ka premtuar se do të rrisë vazhdimisht fondet e destinuara për të mbështetur organizatat që do të ndahen në mënyrë transparente. Kjo edhe për shkak të reagimeve të pjesëmarrësve të trajnimit se prej dy vitesh nuk është shpallur asnjë thirrje për financim të organizatave qytetare, e nga ana tjetër herë pas here ndahen mjete për disa organizata përmes Këshillit komunal.

Para këtij trajnimi, pjesëmarrësit nuk ishin në dijeni për mundësitë që ua ofron qasja në informacione me karakter publik. E habitur nga kjo, Persa Stojanova nga shoqata “Pianeçki gllas” pyeti “Pra, javën e ardhshme mund t’i bëj parashtroj një pyetje komunës, sa mjete janë ndarë dhe për cilat organizata qytetare në periudhën nga janari deri në fund të nëntorit 2022?”. Mendime të ngjashme kishte edhe aktivisti Haris Jasharov. “Pra kam të drejtë të kërkoj kopje të faturave për rinovimin e rrugës sime?”.
Të gjithë u pajtuan se kjo vegle është e dobishme si për organizatat ashtu edhe për qytetarët. Ata kanë konstatuar se është e nevojshme të bëhet presion mbi komunën për t’i përmbushur premtimet që ka dhënë. KHAM Dellçevë dhe pjesëmarrësit u pajtuan që dy trajnimet e ardhshme “Monitorimi i buxhetit” dhe “Financat e hapura” të mbahen menjëherë pas festave.
Realizimi i këtij trajnimi është mundësuar nga projekti “Mbështetje reformave zgjedhore në Maqedoninë e Veriut” i Qeverisë së Zvicrës, i cili zbatohet nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES), ndërsa grantet administrohen nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS).
