Rabotilnica2 mcms

Kopshti për fëmijë në lagjen Toçilla në Prilep sa më shpejtë të përfundohet dhe t’i pranojë fëmijët e interesuar

Qytetarët e Prilepit dërguan mesazhe vendimmarrësve në qytet për rëndësinë e realizimit të premtimeve të tyre gjatë fushatës parazgjedhore, por edhe gjatë ushtrimit të pushtetit në vitin e kaluar. Përmes iniciativës inovative “Informohu – vepro për ndryshim!” që e realizon shoqata „Multimedia pres“, ata u fokusuan veçanërisht në ndërtimin dhe vënien në përdorim të çerdhes në lagjen Toçilla në Prilep.

Në punëtorinë e mbajtur më 20 dhjetor 2022 në Bibliotekën e qytetit “Borka Taleski” në Prilep morën pjesë 18 qytetarë. Ata u informuan, debatuan, pyetën dhe i shprehën qëndrimet e tyre për zgjidhjen e problemit me këtë objekt shumë të rëndësishëm për qytetarët. Të pranishmit folën në përgjithësi për rëndësinë e kujdesit për fëmijët në kopshtin e fëmijëve, e më pas për zgjidhjen e problemit të mungesës së kapaciteteve akomoduese për përkujdesjen e fëmijëve të moshës parashkollore. Eleonora Kostovska Jovanoska, eksperte në zhvillimin e fëmijërisë së hershme, trajtoi disa nga këto pyetje. Multimedia pres dëshiron të mobilizojë komunitetin në komunë dhe të forcojë vetëdijen qytetare për të inicuar përgjegjësinë politike dhe transparencën e autoriteteve lokale për këtë çështje. Përfundimi i kopshtit në lagjen Toçilla në Prilep ishte premtim parazgjedhor i pushtetit aktual lokal dhe është përfshirë në Programin zhvillimor dhe Buxhetin për vitin 2022. “Në Prilep pas 40 vitesh po ndërtohet kopsht dhe çdo vit në listën e pritjes janë mbi 200 fëmijë për t’u përkujdesur në kopshtin “E ardhmja jonë”. Përfundimi i kopshtit fillimisht ishte projektuar në 110 milionë denarë, por tani ka arritur çmimin prej 133 milionë denarë dhe ende nuk është funksional”, tha Elizabeta Filiposka nga Shoqata Multimedia pres.

Qytetarët pyetën se kur do të funksionojë kopshti në lagjen Toçilla në Prilep.

“Ne nuk duam që kopshti i ri në lagjen Toçilla të jetë një tjetër “monument” si objektet e tjera të qytetit që nuk janë funksionale. Kërkojmë që të realizohet premtimi dhe fëmijët të përkujdesen”, tha Liliana Gjorgjioska. “Vendimmarrësit në bashkësinë lokale dhe subjektet politike që preferojnë të vijnë në pushtet duhet të ofrojnë projekte reale të cilat mund t’i realizojnë me buxhetin komunal që e kanë në dispozicion”, theksoi Goce Bllazheski.

Në punëtorinë “Mobilizimi i komunitetit për të inicuar ndërtimin e kopshtit në lagjen “Toçilla” Prilep, u përgatitën udhëzime për hartimin e një peticioni online që do të veprojë në pushtetin lokal për zbatimin e këtij premtimi parazgjedhor. Në pyetjet e të pranishmëve iu përgjigj Irena Sterjoska Lokvenec, nënkryetare e komunës, këshilltare dhe kryetare e Komisionit për financim, buxhet dhe zhvillim ekonomik lokal pranë Këshillit të Komunës së Prilepit.

Realizimi i kësaj punëtorie është mundësuar nga projekti “Mbështetja reformave zgjedhore në Maqedoninë e Veriut” i Qeverisë së Zvicrës, i cili zbatohet nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES), ndërsa grantet administrohen nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS).

Продолжи со читање

  • Save the date: Fondacioni Metamorfozis njofton edicionin e 21-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk”

    Më 10 dhjetor 2025 në Hotelin “Holiday Inn” (Shkup),do të mbahet edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.mk në temën “Integriteti në Thelb të Transformimit Digjital”. Këtë vit, Konferenca do të fokusohet në mënyrën se si përparimi i shpejtë teknologjik po i riformëson qëndrueshmërinë demokratike, të drejtat e njeriut dhe besimin shoqëror në një botë […]
    The post Save the date: Fondacioni Metamorfozis njofton edicionin e 21-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk” first appeared on Metamorphosis.

  • “Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorphosis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025

    Fondacioni Metamorphosis, përmes “Disinfo Radar”-it të tij, është përzgjedhur mes 30 zgjidhjeve që prezantohen në Forumin e Paqes në Paris 2025 — një platformë globale që vë në pah inovacione konkrete për paqen dhe reziliencën demokratike. Kjo përzgjedhje përfaqëson një njohje të fortë ndërkombëtare për lidershipin afatgjatë të Metamorphosis në përballjen me dezinformimin në Ballkanin […]
    The post “Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorphosis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025 first appeared on Metamorphosis.

  • Liria e medias, një parakusht për zgjerimin e BE-së

    Për të përparuar në rrugën e tyre të integrimit evropian, vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor duhet të sigurojnë lirinë dhe pluralizmin e medias. Për Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, kjo nënkupton tejkalimin e angazhimeve formale dhe dëshmimin përmes veprimeve konkrete se reformat demokratike janë më shumë sesa fjalë në letër. Disa javë më […]
    The post Liria e medias, një parakusht për zgjerimin e BE-së first appeared on Metamorphosis.

  • Metamorfozis në Samitin Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2025

    Metamorfozis ishte pjesë e Samitit Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur, të organizuar nga Qeveria e Spanjës nga 7 deri më 9 tetor 2025, në Vitoria-Gasteiz, Spanjë. Samiti mblodhi mbi 2,000 reformatorë, liderë dhe ekspertë nga mbi 70 vende me një qëllim të vetëm: forcimin e besimit, transparencës dhe demokracisë në një botë që […]
    The post Metamorfozis në Samitin Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2025 first appeared on Metamorphosis.