[Thirrje e hapur] EPI ka nevojë për vullnetar/e
Instituti për politikë evropiane ka nevojë për angazhimin e një vullnetari/e për nevojat e organizatës. Personi i përzgjedhur do të ndihmojë në komunikatat e organizatës, si dhe në mbledhjen e të dhënave të nevojshme për hulumtimet që i kryen EPI.
Kohëzgjatja e angazhimit është planifikuar të zgjasë 3 muaj, me mundësi vazhdimi.
Kompensimi bëhet në përputhje me Ligjin për Vullnetarë.
Kushtet që duhet plotësuar nga vullnetari/ja:
- Njohuri të forta të Microsoft Office;
- Njohuri të avancuara të gjuhës shqipe
- Njohuri të forta të gjuhës angleze;
- Faza përfundimtare e studimeve universitare ose të filluara pasuniversitare në drejtësi, të drejtë ndërkombëtare, shkenca politike ose gazetari.
- Aftësi për të punuar dhe funksionuar në grup.
EPI u ofron vullnetarëve një mjedis stimulues për përmirësimin e njohurive të tyre për çështjet evropiane dhe zbatimin e projekteve të BE-së përmes përfshirjes së tyre në të gjitha aktivitetet e Institutit dhe mentorimit gjatë vullnetarizmit të tyre.
Përmes këtij angazhimi, vullnetari/ja do të përmirësojë njohuritë e tij/saj për të drejtën ndërkombëtare dhe të BE-së, si dhe procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.
Aplikoni duke dërguar një rezyme (në maqedonisht ose anglisht) dhe një letër motivuese (në maqedonisht) në e-mail adresën e mëposhtme: naum.lokoski@epi.org.mk Në titullin e e-mailit është e detyrueshme të shënoni “ЕПИ_оглас_за_волонтер_ (Emri dhe Mbiemri)”.
Aplikimi është i hapur deri më 15.11.2022.



![[Aggregator] Downloaded image for imported item #50119](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/08/Screenshot_3-1024x513-1-768x385.png)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #49973](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/08/Enis-Shaqiri-768x389.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #49851](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/08/group-female-friends-planning-together-scaled-1-768x513.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #49837](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/08/Marjan-Bojaxhiev-400x364-1.png)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #49815](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/08/763640236_4528072287429422_8572063425951153264_n-768x432.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #49796](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/08/frank_rietsch-ai-generated-8932119_1920-768x576.jpg)