Screenshot

Analiza e cilësisë dhe barazimit të vendimeve gjyqësore në fushën civile-juridike

Analiza e cilësisë dhe barazimit të vendimeve gjyqësore në fushën e së drejtës civile të përgatitur nga Dushko Georgievski, përfshin 88 vendime të anonimizuara nga katër zonat e apelit të miratuara në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2020 (me përjashtim të njërës, e cila u miratua në fillim të vitit 2021). Secili nga vendimet u analizua veçmas, bazuar në kriteret e përcaktuara në metodologjinë e zhvilluar posaçërisht për analizën e cilësisë dhe barazimit të vendimeve gjyqësore.

Disa nga vendimet u analizuan vetëm në aspektin e cilësisë së tyre, disa vendime u analizuan vetëm në aspektin e barazisë së tyre me praktikën vendase, si dhe praktikën gjyqësore të GJEDNJ -së, ndërsa disa nga vendimet u analizuan sipas të dyja kritereve.

Qëllimi kryesor i analizës është përmes treguesve kuantitativ të bëhet vlerësim cilësor i vendimeve të miratuara marra në periudhën e caktuar në nivelin e katër rajoneve të apelit dhe në nivel kombëtar dhe përmes një analize të tillë të përcaktohet nëse sipas këtij kriteri ka ndonjë dobësi që janë karakteristike për rajon të caktuar të apelit. Ndërsa, në pjesën e barazimit të vendimeve gjyqësore të konstatohet nëse i kushtohet vëmendje ekuilibrit midis barazisë së njerëzve para ligjit dhe sigurisë juridike, nga njëra anë dhe mungesës së ashpërsisë, zhvillimit dhe pavarësisë gjyqësore, nga ana tjetër.

Gjetjet krysore:

  • Nga analiza kvantitative dhe marrja e rezultateve për Indeksin e cilësisë- IC, mund të konkludohet një përfundim i përgjithshëm se sipas këtij kriteri, indeksi i cilësisë – IC është relativisht i madh. Kjo tregon faktin se në këtë kuptim shumica e vendimeve të marra tashmë, pra personeli i gjykatës ka një cilësi solide. Kjo konfirmon se shumica e kritereve janë plotësuar siç duhet gjatë marrjes së një vendimi gjyqësor.
  • Pjesa e analizës së uniformitetit të vendimeve gjyqësore, tregoi se do të arrihej shumë më tepër në ngritjen e cilësisë së drejtësisë dhe besimin që gjykata duhet të meritojë në marrjen e vendimit të saj, nëse i kushtohet vëmendja e duhur marrjes së një vendimi, sipas kritereve për cilësinë dhe plotësimin e shpjegimit me praktikën gjyqësore të përshtatshme vendase ose evropiane.

Rekomandime

  • Sipas analizës, rekomandohet që në të ardhmen të rritet aktiviteti i seksioneve të praktikës gjyqësore;
  • Nevojitet një bashkëpunim më i madh në nivel të gjykatës me të gjithë gjykatësit;
  • Të vendoset bashkëpunim më i madh i këtyre seksioneve në nivelin e apelit, mes tyre, si dhe bashkëpunim të detyrueshëm të këtyre seksioneve midis secilës Gjykatë të Apelit;
  • Për çështje të caktuara ligjore, për të cilat ka dallime të dukshme, duhet të bëhen harmonizime dhe koordinim reciprok;
  • Trajnimi i vazhdueshëm i gjyqtarëve është i nevojshëm për të kontribuar për barazim më të madh;
  • Është e nevojshme të zbatohet në mënyrë të drejtë faza e shqyrtimit paraprak të padisë në lidhje me mendimet juridike të GJSRMV-së;
  • Gjykatat duhet ta tejkalojnë gjendjen e mosmarrëveshjes në lidhje me elementët e detyrueshëm të cilat duhet t’i përmbajë padia;
  • Duhet të vazhdojë trendi i identifikimit të problemeve juridike që kanë gjykatat dhe fushat në të cilat ka një qasje të ndryshme të gjykatave në lidhje me çështje të caktuara juridike;
  • Përmes takimeve të përbashkëta të Gjykatës Supreme të RMV-së me gjykatat e apelit të merren qëndrime të përbashkëta për çështje të caktuara juridike për barazim më të madh në vendimmarrje;
  • Ky trend duhet të ndiqet nga secila Gjykatë e Apelit në rajonin e saj të apelit, përkatësisht në gjykatat themelore që të përcjellin konkluzionet dhe pikëpamjet e marra dhe të kujdesen për zbatimin e tyre gjatë miratimit të përditshëm të vendimeve nga ana e tyre;
  • Për të ndjekur udhëzimet dhe qëndrimet që i marrin gjykatat e apelit në takimet e tyre, konkluzionet e këtyre takimeve duhet të jenë më transparente, gjë që do të thjeshtojë zbatimin e praktikës gjyqësore.

DOWNLOAD PDF

The post Analiza e cilësisë dhe barazimit të vendimeve gjyqësore në fushën civile-juridike appeared first on EPI.

Продолжи со читање

  • Save the date: Fondacioni Metamorfozis njofton edicionin e 21-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk”

    Më 10 dhjetor 2025 në Hotelin “Holiday Inn” (Shkup),do të mbahet edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.mk në temën “Integriteti në Thelb të Transformimit Digjital”. Këtë vit, Konferenca do të fokusohet në mënyrën se si përparimi i shpejtë teknologjik po i riformëson qëndrueshmërinë demokratike, të drejtat e njeriut dhe besimin shoqëror në një botë […]
    The post Save the date: Fondacioni Metamorfozis njofton edicionin e 21-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk” first appeared on Metamorphosis.

  • “Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorphosis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025

    Fondacioni Metamorphosis, përmes “Disinfo Radar”-it të tij, është përzgjedhur mes 30 zgjidhjeve që prezantohen në Forumin e Paqes në Paris 2025 — një platformë globale që vë në pah inovacione konkrete për paqen dhe reziliencën demokratike. Kjo përzgjedhje përfaqëson një njohje të fortë ndërkombëtare për lidershipin afatgjatë të Metamorphosis në përballjen me dezinformimin në Ballkanin […]
    The post “Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorphosis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025 first appeared on Metamorphosis.

  • Liria e medias, një parakusht për zgjerimin e BE-së

    Për të përparuar në rrugën e tyre të integrimit evropian, vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor duhet të sigurojnë lirinë dhe pluralizmin e medias. Për Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, kjo nënkupton tejkalimin e angazhimeve formale dhe dëshmimin përmes veprimeve konkrete se reformat demokratike janë më shumë sesa fjalë në letër. Disa javë më […]
    The post Liria e medias, një parakusht për zgjerimin e BE-së first appeared on Metamorphosis.

  • Metamorfozis në Samitin Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2025

    Metamorfozis ishte pjesë e Samitit Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur, të organizuar nga Qeveria e Spanjës nga 7 deri më 9 tetor 2025, në Vitoria-Gasteiz, Spanjë. Samiti mblodhi mbi 2,000 reformatorë, liderë dhe ekspertë nga mbi 70 vende me një qëllim të vetëm: forcimin e besimit, transparencës dhe demokracisë në një botë që […]
    The post Metamorfozis në Samitin Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2025 first appeared on Metamorphosis.