Screenshot

MBËSHTETJA PËRMES MENTORIMIT I FUQIZOI KAPACITETET E ORGANIZATAVE

Ridefinimi i qëllimeve dhe strategjive të organizatave, përgatitja e planeve për zhvillimin organizativ, përmirësimi i punës në ekip, etj., janë pjesë e përvojave të ndara nga përfaqësuesit e 11 përfituesve institucionalë të Civica mobilitas në ngjarjen përfundimtare të Programit të Mbështetjes së mentorimit për organizatat qytetare, të mbajtur më 22 qershor 2021.

“Së bashku me ekipin dhe mentorin, ne arritëm të projektojmë aktivitete të ardhshme dhe gjëra që nuk do t’i kishim vërejtur nëse nuk do të kishim punuar së bashku, d.m.th. dikush do të na udhëzonte gjatë gjithë procesit. Për më tepër, përmes këshillimit për zhvillimin organizativ, ne zbuluam një potencial të madh të organizatës sonë, të cilën nuk e dinim se e kishim”, tha Jasmina Golubovska, koordinatore e projektit në Shoqatën Legis.

Gjatë punëtorisë u realizua një anketë kushtuar mbështetjes së mentorimit. Përfaqësuesit e organizatave qytetare në një shkallë nga 1 në 5, vlerësuan kënaqësinë me programin me një notë të lartë prej 4.8.

Vlerësimi ishte pothuajse në mënyrë të barabartë i lartë për mentorët të cilët punonin vazhdimisht me organizata për t’i përmirësuar ato në fusha të ndryshme.

“Për ne gjatë pandemisë, sfida e vërtetë ishte lidhja e pikave midis grupeve tona të synuara dhe situatës në të cilën ndodhemi, por ia dolëm. Mentori ynë Ljupka na bëri të ndjejmë energji të reja që na motivuan dhe sollën një dozë eksitomi”, theksoi Maja Babiq, anëtare e Bordit ekzekutiv të shoqatës për luftën kundër kancerit “BORKA”.

Në pyetjen: “Sa i dobishëm ishte programi i Mentorimit për zhvillim organizativ për organizatën tuaj, pa përjashtim pjesëmarrësit u përgjigjën: “shumë i dobishëm”, dhe bashkëpunimi u theksua si një nga përfitimet më të rëndësishme në proces.

Pjesë e mbështetjes së mentorimit ishin 12 organizata të shoqërisë civile, grantistë institucionalë të Civica mobilitas, ekipet e të cilave numëronin prej 5 deri në 10 anëtarë punuan me mentorë lokalë për të forcuar kapacitetin organizativ.

22.6-MOD-INS-05

Продолжи со читање

  • Dita Ndërkombëtare e Romëve përmes prizmit të shoqërisë civile

    Dita Ndërkombëtare e Romëve është një mundësi tjetër për të shqyrtuar progresin e shoqërisë në adresimin e sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë, por është gjithashtu një mundësi për të njohur kontributin e të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për t’i kapërcyer ato. Në këtë proces, organizatat e…

  • Takim me udhëheqësen e Sektorit të Evropës Lindore në SDC

    Më 5 mars ekipi i Civika mobilitas u takua me Severin Done-Dekart (Séverine Donne-Descartes), udhëheqëse e Sektorit të Evropës Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ajo ishte e interesuar për sfidat në shoqërinë civile, si dhe për mundësitë që ofron programi për organizatat e shoqërisë civile në…

  • Ambasadori zviceran Zomer viziton familjet nga Koçana dhe iniciativat qytetare

    Më shumë se dhjetë prindër dhe anëtarë të familjeve të prekura nga tragjedia në diskotekën në Koçanë u takuan me ambasadorin e Zvicrës në vend, SH.T. Kristof Zomer. Përfaqësues nga Ambasada e Zvicrës dhe ekipi i Civika mobilitas morën pjesë në takim me shoqatën e tyre – Shoqatën e qytetarëve…

  • Interesi publik mbi pronësinë e fshehur

    Bota ka kohë që di për ekzistencën e të ashtuquajturave kompani “guaska” ose të zbrazëta, të cilat pa një pronar të njohur dhe pa të punësuar, transferonin shuma të mëdha parash midis tyre për shërbime fiktive, me qëllim që të fshihnin gjurmët e këtyre parave, të cilat më shpesh vinin…

  • Organizatat e shoqërisë civile diskutuan se si t’i promovojnë më mirë arritjet e tyre

    Komunikimi dhe dukshmëria e Civika mobilitas dhe organizatave të shoqërisë civile ishin tema e punëtorisë së mbajtur më 11 shkurt 2026 në Qendrën e Burimeve Qytetare. Gjithsej 21 përfaqësues nga 20 organizata të shoqërisë civile, përfitues aktualë të granteve për partneritet (CM-PG-2), diskutuan rreth sfidave të komunikimit dhe si t’i…