ЕПИ

U formua grupi këshillues i projektit “Aksion aktiv qytetar”

Me qëllim të identifikimit të çështjeve kryesore brenda politikave publike në lidhje me integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe demokratizimin e shoqërisë, u krijua grupi këshillues për të përgatitur Anketën e tretë debatuese. Grupi këshillues përbëhet nga profesorë dhe profesoresha, ish-gjykatëse në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe bashkëpunëtorë të jashtëm të Presidentit të shtetit. Grupi do të mbështesë EPI-n në përgatitjen e materialeve për Anketën nacionale debatuese që do të organizohet në vitin 2022.  Anketat debatese sigurojnë dialog kombëtar mbi mekanizmat e nevojshëm për një tranzicion efektiv demokratik përmes një qasjeje pjesëmarrëse, duke përfshirë publikun e gjerë, përfaqësuesit e institucioneve kombëtare, organizatat e shoqërisë civile, mediat dhe partitë politike. EPI ngjarjet e tilla I përgatit në bashkëpunim me Qendrën për Demokraci Deliberative në Universitetin Stanford në ShBA.

Në takimin e parë të grupit këshillues, të mbajtur në 18 Prill 2021, përveç njohjes reciproke, anëtarët së bashku me ekipin e projektit nga EPI diskutuan metodën e anketës debatuese dhe aktivitetet e projektit që EPI zbaton së bashku me Universitetin Stanford në ShBA . Në të njëjtën kohë, grupi këshillues dha kontribut të rëndësishëm në përcaktimin e aktiviteteve të ardhshme siç janë zhvillimi i materialeve të informacionit dhe formati në të cilin ato do të zhvillohen, duke specifikuar temat që do të diskutohen në Anketën nacionale debatuese në vitin 2022 dhe qasjen që do të kenë temat për diskutim drejt procesit të përgjithshëm të integrimit në BE të vendit.

Projektit ACT – Veprim Qytetar Aktiv 2.0″, synon të rrisë përfshirjen e të gjithë aktorëve në procesin e demokratizimit të vendit, të sigurojë kontribut të strukturuar në avancimin e proceseve të reformës kombëtare përmes një qasje pjesëmarrëse që përfshin publikun e gjerë dhe palët e interesuara përkatëse në fushat e përcaktuara me anketë debatuese dhe të rrisë ndërgjegjësimin për të gjithë aktorët politikë në proces për rëndësinë e një debati publik gjithëpërfshirës dhe objektiv mbi vendin dhe drejtimin e demokracisë. Ky është një vazhdim i projektit “Act – Aksion aktiv qytetar” dhe zbatohet në bashkëpunim me Qendrën për Demokraci Deliberative në Universitetin Stanford në ShBA. Për këtë cikël të projektit, katër ngjarje lokale të debatit janë planifikuar në Shkup, Tetovë, Shtip dhe Ohër ku do të identifikohen prioritetet për diskutim në tema të ndryshme nga qytetarët, dhe këto ngjarje lokale të debatit do të jenë baza për organizimin e Anketës nacionale debatuese me qytetarë nga të gjitha rajonet planifikuese në vitin 2022.

Instituti për politikë evropiane në vitin 2017 organizoi Anketën e parë debatuese në rajon dhe rriti përfshirjen e publikut të gjerë në debatin me vendimmarrësit. Në vitin 2019, Anketa e dytë debatuese u organizua me sukses, ndërsa aktualisht po bëhen përgatitjet për ngjarjen e tretë të tillë, e cila është planifikuar për vitin 2022.

Anëtarë të grupit këshillues:

Prof. inordinar Dr. Besa Arifi

prof. inordinar Dr. Veli Kreci

Prof. Dr. Jovan Ananiev

Dr. Mirjana Lazarova Trajkovska

Dr. Elena B. Stavrevska

The post U formua grupi këshillues i projektit “Aksion aktiv qytetar” appeared first on EPI.

Продолжи со читање

  • Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij

    Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij nëpër 20 qytete në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, nga shtatori deri në nëntor të vitit 2025. Ndalesa e parë është në Prizren, Kosovë, më 8 shtator, e ndjekur nga Mitrovica më 9 […]
    The post Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij first appeared on Metamorphosis.

  • RAPORT I BIRC: PERSPEKTIVA E REFORMAVE TË QËNDRUESHME NË KUADËR TË KLASTERIT 3 DHE KLASTERIT 1

    Autor: M-r Bardhyl Zaimi
    Sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut në asnjë rast duket se nuk ka arritur t’u rezistojë turbulencave të shumta politike të periudhës së tranzicionit, ndikimeve partiake dhe ndikimeve tjera që në masë të madhe kanë ulur nivelin e cilësisë. Në Maqedoninë e Veriut, nuk është arritur të krijohet një sistem koherent në fushën e arsimit që do t’i përgjigjej profesionalizimit dhe përkushtimit maksimal që e kërkon kjo fushë kaq e rëndësishme e shoqërisë. Përkundrazi, gjatë tërë kohës janë vërejtur eksperimente në politikat arsimore, zgjidhje të çastit, zgjidhje që më tepër kanë qenë improvizime se sa realisht të hyhet në një transformim cilësor të gjithanshëm që nënkupton suazë ligjore të mirëmenduar, dokumente të përpiluara nga profesionistë të fushës dhe strategji afatgjate që hapin dhe mbindërtojnë një vizion që do të ishte në përputhje me zhvillimet globale.
    Në këtë kuadër, tashmë nga ekspertët është vënë në dukje se harmonizimi i konceptit evropian, gjegjësisht ligjeve europiane në sistemin arsimor në Maqedoninë e Veriut mbetet një imperative jetik për të krijuar dinamika tjera në arsimin e lartë në drejtim të përmirësimit të cilësisë.
    Klasteri 3 që do të hapet me BE-në e vendos fokusin në konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Pikërisht, në sinkron me këtë klaster, shtetet anëtare duhet të kenë kornizën ligjore, administrative dhe financiare  si dhe kapacitetet e nevojshme zbatuese për të siguruar menaxhimin e shëndoshë financiar të programeve të arsimit, trajnimit dhe komunitetit rinor. Për të siguruar përfshirje të plotë dhe të suksesshme në programet kornizë, vendet anëtare duhet të sigurojnë kapacitetet e nevojshme zbatuese në fushën e kërkimit dhe zhvillimit teknologjik, pa anashkaluar stafin adekuat.
    Në këtë kuadër, reformat në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor nuk janë vetëm një përparësi sektoriale, por një domosdoshmëri strategjike që ndërlidhet drejtpërdrejt me cilësinë e kapitalit njerëzor dhe aftësinë e vendit për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme dhe konkurruese. Klasteri 3 përfshin kapitujt që lidhen me arsimin, kërkimin shkencor dhe kulturën (25 dhe 26), ndërsa Klasteri 1 përqendrohet në sundimin e ligjit, etikën dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Të gjitha këto dimensione mbeten me ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin arsimor.
    RAPORTIN E PLOTË E GJENI KËTU

  • RAPORT I BIRC: ARSIMI NË KRIZË, EKSPERTËT KËRKOJNË DEPOLITIZIM DHE REFORMA TË THELLA

    Autor: M-r Bardhyl Zaimi
    Sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut në asnjë rast duket se nuk ka arritur t’u rezistojë turbulencave të shumta politike të periudhës së tranzicionit, ndikimeve partiake dhe ndikimeve tjera që në masë të madhe kanë ulur nivelin e cilësisë. Në Maqedoninë e Veriut, nuk është arritur të krijohet një sistem koherent në fushën e arsimit që do t’i përgjigjej profesionalizimit dhe përkushtimit maksimal që e kërkon kjo fushë kaq e rëndësishme e shoqërisë. Përkundrazi, gjatë tërë kohës janë vërejtur eksperimente në politikat arsimore, zgjidhje të çastit, zgjidhje që më tepër kanë qenë improvizime se sa realisht të hyhet në një transformim cilësor të gjithanshëm që nënkupton suazë ligjore të mirëmenduar, dokumente të përpiluara nga profesionistë të fushës dhe strategji afatgjate që hapin dhe mbindërtojnë një vizion që do të ishte në përputhje me zhvillimet globale.
    Pas më shumë se tridhjetë vjetësh nga fillimi i tranzicionit , Maqedonia e Veriut akoma përballet me sfida të thella që lidhen me kalimin nga reforma të bazuara kryesisht në interesat politike afatshkurtra, drejt reformave të qëndrueshme dhe profesionale, të bazuara në ekspertizë. Ky proces është veçanërisht i rëndësishëm në sektorin e arsimit të lartë, ku ndikimet e politizimit dhe mungesa e vazhdimësisë kanë minuar besueshmërinë, cilësinë dhe efikasitetin e sistemit arsimor.
    Ekspertë nga fusha e arsimit kanë vënë në dukje se një nga pengesat kryesore në rrugën drejt reformave substanciale në arsimin e lartë është mungesa e një konsensusi politik të gjerë dhe të qëndrueshëm që mund të mbrojë dhe implementojë strategji afatgjata pa ndërhyrje të politikave ditore. Përvojat rajonale, siç përmendet nga ekspertët modeli i Sllovenisë, tregon se sukseset e reformave strukturore vijnë nga politikat me vazhdimësi, përfshirja e komunitetit akademik dhe mbështetja e institucioneve shtetërore gjatë një periudhe të gjatë kohore.
    Në përputhje me këto nevoja, Maqedonia e Veriut ka bërë hapa konkretë duke themeluar më 6 nëntor 2024 Trupin Nacional Koordinues për Reforma në Arsimin e Lartë, një entitet gjithëpërfshirës që bashkon përfaqësues të institucioneve shtetërore, universiteteve, biznesit dhe shoqërisë civile, me mandatin për të rikthyer cilësinë, standardizimin dhe investimet në shkencë dhe kërkim. Ky trup synon të nisë një reformë strukturore të thellë, duke përgatitur propozime konkrete për përmirësimin e sistemit arsimor gjatë 18 muajve të ardhshëm.
    Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha. Raportet e Komisionit Evropian për vitet 2023 dhe 2024, si dhe analizat e organizatave ndërkombëtare si UNDP dhe OECD/SIGMA, evidentojnë mungesën e kapaciteteve teknike dhe njerëzore, politizimin e universiteteve dhe fragmentimin e legjislacionit, si faktorë që pengojnë konsolidimin e reformave në arsimin e lartë. Pa i tejkaluar këto barriera, vënë në pah ekspertët, Maqedonia e Veriut, do të vazhdojë të përballet me sfida në ndërtimin e institucioneve të depolitizuara, të pavarura dhe të përgjegjshme ndaj komunitetit akademik dhe shoqërisë.
    RAPORTIN E PLOTË E GJENI KËTU