ЕПИ

Përkundër mungesës së qasjes strategjike, transparencës të dobët dhe problemeve të financimit, institucionet kombëtare të të drejtave të njeriut janë thelbësore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor

Institucionet kombëtare të të drejtave të njeriut (IKDNj) luajnë rol kritik në sigurimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor, përkundër studimeve që zbuluan se zyrat e tyre shpesh kanë numër të ulët të stafit, buxhet të dobët dhe nuk kanë transparencë, thanë panelistët në konferencën virtuele “Themeli i të drejtave të njeriut: Institucione kombëtare efektive të të drejtave të njeriut për Ballkanin Perëndimor” që u mbajt të mërkurën me 31 mars.

Organizuar nga Civil Rights Defenders dhe Instituti për politikë evropiane – Shkup, ngjarja paraqiti gjetjet e një projekti hulumtues dy vjeçar mbi efektivitetin e IKDNJ-ve në rajon. Gjatë ngjarjes, hulumtuesit dhe ekspertët e të drejtave të njeriut u përfshinë në dialog me përfaqësues nga IKDNJ-të nga rajoni, duke përfshirë Avokatët e popullit të Malit të Zi dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, Komisionerin për mbrojtje nga diskriminimi të Shqipërisë, Sekretarin e përgjithshëm të Agjensionit për mbrojtje të të dhënave të Maqedonisë së Veriut dhe Komisionerin për mbrojtjen e barazisë të Sërbisë.

Disa konkluzione kryesore nga hulumtimi dhe diskutimi në konferencë përfshinë që, ndërsa rezultatet e IKDNj-ve ishin shumë të ndryshme, qasjet strategjike të rritjes institucionale ishin të pazhvilluara në të gjithë rajonin. Proceset për emërimin dhe mekanizmat specifikë janë porozë dhe të prirur ndaj presionit politik që pengon mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe duhet të adresohen urgjentisht. Ekziston një mungesë e burimeve financiare, e ilustruar me faktin se vetëm 1 në 16 institucione në rajon u gjet se kishin buxhet të mjaftueshëm për tërë mandatin e tij. Pjesëmarrësit e konferencës ranë dakord që parlamentet nuk i shfrytëzojnë sa duhet funksionet e mbikëqyrjes, ndërsa bashkëpunimi me qeveritë nuk është sistematik. Për më tepër, ekziston një nevojë urgjente për të siguruar që rekomandimet e IKDNj-ve të ndiqen dhe zbatohen në mënyrën e duhur.

Në fjalimin e tij hyrës, drejtori i Civil Rights Defenders për Evropën dhe MENA, Goran Miletiç, tha se ne nuk po u kushtojmë vëmendje të mjaftueshme këtyre institucioneve të cilat në fund të fundit sjellin pasoja për legjitimitetin dhe efektivitetin e tyre. Ai zbuloi rezultatet e një studimi rajonal të kryer nga Civil Rights Defenders, sipas të cilit 80% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor nuk besojnë se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit, dhe vetëm 36% e të anketuarve nga rajoni besojnë se sundimi i ligjit respektohet në vendet e tyre.

Dr. Simonida Kacarska, drejtoresha e Institutit për politikë evropiane – Shkup, në fjalimin e saj hyrës theksoi rolin kritik të luajtur nga IKDNj-të e rajonit, por që “perspektivat e integrimit evropian nuk kanë dhënë forcën lëvizëse për demokratizimin që shumë shpresonin, dhe pjesa më e madhe e punës shkon në sistemet kombëtare të pavarura të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. ”

Rreth 80 pjesëmarrës u bashkuan në online diskutimin, i cili u mbajt kryesisht në anglisht me përkthime të drejtpërdrejta në shqip, boshnjakisht/kroatisht/malazisht/sërbisht dhe maqedonisht. Rezultatet e hulumtimit janë zhvilluar në një webfaqe interaktive (IndexNHRI.org) ku lexuesit mund të analizojnë të dhënat rajonale sipas treguesve dhe fushave specifike.

The post Përkundër mungesës së qasjes strategjike, transparencës të dobët dhe problemeve të financimit, institucionet kombëtare të të drejtave të njeriut janë thelbësore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor appeared first on EPI.

Продолжи со читање

  • Save the date: Fondacioni Metamorfozis njofton edicionin e 21-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk”

    Më 10 dhjetor 2025 në Hotelin “Holiday Inn” (Shkup),do të mbahet edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.mk në temën “Integriteti në Thelb të Transformimit Digjital”. Këtë vit, Konferenca do të fokusohet në mënyrën se si përparimi i shpejtë teknologjik po i riformëson qëndrueshmërinë demokratike, të drejtat e njeriut dhe besimin shoqëror në një botë […]
    The post Save the date: Fondacioni Metamorfozis njofton edicionin e 21-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk” first appeared on Metamorphosis.

  • “Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorphosis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025

    Fondacioni Metamorphosis, përmes “Disinfo Radar”-it të tij, është përzgjedhur mes 30 zgjidhjeve që prezantohen në Forumin e Paqes në Paris 2025 — një platformë globale që vë në pah inovacione konkrete për paqen dhe reziliencën demokratike. Kjo përzgjedhje përfaqëson një njohje të fortë ndërkombëtare për lidershipin afatgjatë të Metamorphosis në përballjen me dezinformimin në Ballkanin […]
    The post “Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorphosis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025 first appeared on Metamorphosis.

  • Liria e medias, një parakusht për zgjerimin e BE-së

    Për të përparuar në rrugën e tyre të integrimit evropian, vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor duhet të sigurojnë lirinë dhe pluralizmin e medias. Për Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, kjo nënkupton tejkalimin e angazhimeve formale dhe dëshmimin përmes veprimeve konkrete se reformat demokratike janë më shumë sesa fjalë në letër. Disa javë më […]
    The post Liria e medias, një parakusht për zgjerimin e BE-së first appeared on Metamorphosis.

  • Metamorfozis në Samitin Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2025

    Metamorfozis ishte pjesë e Samitit Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur, të organizuar nga Qeveria e Spanjës nga 7 deri më 9 tetor 2025, në Vitoria-Gasteiz, Spanjë. Samiti mblodhi mbi 2,000 reformatorë, liderë dhe ekspertë nga mbi 70 vende me një qëllim të vetëm: forcimin e besimit, transparencës dhe demokracisë në një botë që […]
    The post Metamorfozis në Samitin Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2025 first appeared on Metamorphosis.