Realizimi i takimit të tretë për dialog

Realizimi i takimit të tretë për dialog

Takimin e tretë për dialog, në kuadër të projektit “Interpretimi i historisë së përbashkët së kohës bashkëkohore” e mbajtëm më 17, 18, 21 dhe 22 dhjetor, 2020. Realizimi i këtij takimi u bë përmes platformës ZOOM.

Aksioni Paqësor dhe AMHM, përmes realizimit të takimeve për dialog vazhdojnë të zotohen për arritjen e qëllimit specifik të këtijë projekti: përforcim të kapaciteteve të kuadrit arsimor të historisë nga shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për shqyrtim kritik të narativave historike etnocentrike dhe të mënyrave se si mbahen orët e historisë.

Ekipi trajnues për këtë takim dialogu ishte: Mire Mladevoski nga AMHM, Emrah Rexhepi dhe Boro Kitanoski nga Aksioni Paqësor.

Ky takim u mbajtë në rrethana shoqërore specifike, të cilat vetëvetiu janë sfidë dhe ndikojnë natyrshëm në punën e kuadrove arsimore, por edhe në vetë projektin. Në këtë mënyrë, Ministria për Arsim dhe Shkencë i lajrmëroi reformat për arsimin fillor, të cilat kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në lëndën e historisë. Gjithashtu, vendi u ballafaqua me sfidë politike, e kjo është vetoja për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Për shkak të specifikës së rrjedhave dhe ndryshimeve shoqërore, njërën prej ditëve për diskutim, në kuadër të këtijë takimi për dialog, ja kushtuam bisedës se si ngjarjet aktuale politike ndikojnë në punën e shkollës. Vlerësuam se ky diskutim ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Grupi u qas me vështrime shumë të sinqerta dhe konstruktive për rrjedhat shoqërore por shtroi pikëpamje edhe rreth asaj se si këto sfida ndikojnë në shkollë dhe në klasë. Kështu, njëri nga pjesëmarrësit do të theksojë se “Nevojitet një konsensus i gjërë. Duhet të jepet kohë për reforma. Të mund të shihen mangësitë dhe të punohet për përmirësimin e tyre. Historia jep mundësi për zhvillimin e të menduarit kritik.”

Në këtë takim dialogu biseduam edhe për atë se çka kontribuon për ndërtimin e ndjenjës së besimit. Për këtë sesion, përdorëm tre rrëfime jetësore nga arkiva e Aksionit Paqësor, dhe filmin dokumentar “Linjë e ndërprerë” në prodhim të Qendrës për Aksion të Padhunshëm Beograd/Sarajevë, në xhirimin e të cilit morrën pjesë edhe aktivistë të Aksionit Paqësor. Përmes shtjellimit të tre rrëfimeve jetësore dhe filmit dokumentar, grupi kishte mundësi që të hap dialog për ndërtimin e besimit dhe për atë se çka përmban në tërësi një proces i tillë në shoqëri.

Gjithashtu, patëm sesione të hollësishme edhe për analizë të teksteve shkollore për histori. Më 21 dhjetor, e hapëm temën: Si do të duhej të duket një prezentim i përshtatshëm (gjithpërfshirës, real, i njerëzishëm dhe i ndershëm) i historisë?

Ndërsa më 22 dhjetor, i analizuam heronjtë etnik të cilët janë të përfaqësuar në librat shkollorë, rolin e grave në këtë kontekst dhe gjetjen e problemeve në materialin për lëndën e historisë, mënyrën e të ligjëruar dhe sugjerimeve për ndryshime.

Për secilën nga takimet e dialogut, ekipi trajnues prodhoi dokumentacion të përshtatshëm, i cili do të shërbejë si njëri nga resurset për krijimin e një studimi në kuadër të këtijë projekti.

Продолжи со читање

  • Save the date: Fondacioni Metamorfozis njofton edicionin e 21-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk”

    Më 10 dhjetor 2025 në Hotelin “Holiday Inn” (Shkup),do të mbahet edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.mk në temën “Integriteti në Thelb të Transformimit Digjital”. Këtë vit, Konferenca do të fokusohet në mënyrën se si përparimi i shpejtë teknologjik po i riformëson qëndrueshmërinë demokratike, të drejtat e njeriut dhe besimin shoqëror në një botë […]
    The post Save the date: Fondacioni Metamorfozis njofton edicionin e 21-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk” first appeared on Metamorphosis.

  • “Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorphosis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025

    Fondacioni Metamorphosis, përmes “Disinfo Radar”-it të tij, është përzgjedhur mes 30 zgjidhjeve që prezantohen në Forumin e Paqes në Paris 2025 — një platformë globale që vë në pah inovacione konkrete për paqen dhe reziliencën demokratike. Kjo përzgjedhje përfaqëson një njohje të fortë ndërkombëtare për lidershipin afatgjatë të Metamorphosis në përballjen me dezinformimin në Ballkanin […]
    The post “Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorphosis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025 first appeared on Metamorphosis.

  • Liria e medias, një parakusht për zgjerimin e BE-së

    Për të përparuar në rrugën e tyre të integrimit evropian, vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor duhet të sigurojnë lirinë dhe pluralizmin e medias. Për Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, kjo nënkupton tejkalimin e angazhimeve formale dhe dëshmimin përmes veprimeve konkrete se reformat demokratike janë më shumë sesa fjalë në letër. Disa javë më […]
    The post Liria e medias, një parakusht për zgjerimin e BE-së first appeared on Metamorphosis.

  • Metamorfozis në Samitin Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2025

    Metamorfozis ishte pjesë e Samitit Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur, të organizuar nga Qeveria e Spanjës nga 7 deri më 9 tetor 2025, në Vitoria-Gasteiz, Spanjë. Samiti mblodhi mbi 2,000 reformatorë, liderë dhe ekspertë nga mbi 70 vende me një qëllim të vetëm: forcimin e besimit, transparencës dhe demokracisë në një botë që […]
    The post Metamorfozis në Samitin Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2025 first appeared on Metamorphosis.