ЕПИ

Mediat sociale mundësuan lirinë e shprehjes, por gjithashtu krijuan hapësirë për përhapjen e urrejtjes dhe dezinformimit

Mediat sociale kanë rritur në mënyrë eksponenciale mundësitë e shprehjes së lirë, por gjithashtu krijuan edhe sfida të reja. Ato mundësuan komunikim më të lehtë në nivel lokal dhe global, lidhën përdoruesit dhe u mundësuan atyre të promovojnë dhe të realizojnë qëllimet e përbashkëta. Nga ana tjetër, mediat sociale krijuan hapësirë për përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit. Krijimi dhe zbatimi i politikave adekuate që i adresojnë këto sfida është bërë një temë me rëndësi tejkombëtare.

Këto ishin disa prej temave që u diskutuan në eventin “Liria e shprehjes në internet – një sfidë e përbashkët për BE dhe Maqedoninë e Veriut “, i cili u zhvillua më 10 dhjetor 2020 përmes platformës ZOOM dhe në Europe House, kurse u organizua nga Instituti për Politikë Evropiane – Shkup. Në këtë event, EPI gjithashtu shënoi edhe Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Në diskutimin në panel fjalën e morën Aleksandar Melamed – Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mlladen Çadikovski – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Melika Hirmo – Qendra për Pjesëmarrje dhe Burime Informacioni SALTO nga Estonia, Elida Zylbeari – Fondacioni Metamorfozis, si dhe studentët Darko Berovski dhe Jehona Palloshi. Diksutimi u drejtua nga asistentja e projektit në EPI, Ardita Vejseli.

Studentët Darko Berovski dhe Jehona Palloshi i prezantuan anët pozitive dhe negative të internetit, si konkludime nga diskutimet në panel me të rinjtë prej 18 deri 24 vjeç, të cilat i ka organizuar dhe zhvilluar EPI më 3 dhjetor 2020.

Berovski i prezantoi anët pozitive të internetit, siç janë aksesi në numër të madh informacionesh të cilët më parë njerëzit nuk i kanë ditur; përvetësimi i gjuhëve të reja; komunikimi i lehtësuar me njerëzit e tjerë në të gjithë botën, që do të ishte diçka e pamundshme pa internetin; bizneseve të reja u mundëson të reklamojnë punën e tyre dhe shumë më lehtë mund të marrim informacion për ngjarje të rëndësishme. Nga ana tjetër, Palloshi i prezantoi anët negative të internetit siç janë varësia nga interneti dhe ndikimi negativ mbi shëndetin mendor; krahasimi i njerëzve me njerëz të tjerë që ndikon negativisht mbi perceptimin për veten e tyre; keqpërdorimi i të dhënave personale në mënyra të ndryshme, përhapja e gjuhës së urrejtjes, dhuna virtuale dhe keqpërdorimi i lirisë së shprehjes; përhapja e propagandës politike; dhe kufizimi i pamjaftueshëm se çka duhet të publikohet në internet.

Aleksandar Melamed nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut bëri me dije se në të gjithë debatet në BE për masat që duhet të merren për adresimin e problemeve, pati një debat se si të mos cenohet liria e shprehjes përmes miratimit të këtyre masave. Synimet e BE-së janë përqendruar gjithnjë e më shumë në promovimin e vetë-rregullimit sesa në rregullimin e mëtejshëm ligjor. Ai gjithashtu shpjegoi edhe përpjekjet dhe aktivitetet që BE ka ndërmarrë gjatë viteve, të tilla si fillimi i Forumit të Internetit të BE-së në vitin 2015 i cili siguron një kornizë vullnetare për industrinë që të bashkëpunojë sa i përket fshirjes së përmbajtjeve terroriste; nënshkrimi i Kodit të Sjelljes në vitin 2016 me 4 kompanitë më të mëdha (Facebook, Microsoft, Twitter dhe YouTube) që përdoret për të fshirë përmbajtjet e paligjshme në internet, përmbajtje që shkelin ligjet e BE-së ose shteteve-anëtare; Rekomandimi i Komisionit Evropian në vitin 2018 i cili synonte të ndihmojë kompanitë TI për të zhvilluar vegla me të cilat do të trajtonin sfidat, veçanërisht në lidhje me lirinë e shprehjes dhe Planin i Veprimit i BE-së kundër dezinformimit, i cili përfshin edhe platformën për një sistem paralajmërimi të hershëm.

„Kur bëhet fjalë për lirinë e shprehjes, për ta mbrojtur atë si një e drejtë e njeriut, ne kemi nevojë për një qasje gjithëpërfshirëse, duhet të gjithë, edhe shoqëria civile, autoritetet dhe subjektet afariste dhe industria e TI-së të rrisim ndërgjegjësimin dhe të bëjmë pjesën tonë për ta mbrojtur këtë të drejtë, si një e drejtë universale“

Mlladen Çadikovski, nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, theksoi se për të ngritur cilësinë e gazetarisë, ne duhet të punojmë në mekanizmat e vetërregullimit dhe në këtë mënyrë të kontrollohen lajmet e rreme në internet. Në vendin tonë, mediat online nuk janë të rregulluara me ligj të veçantë, por e gjithë puna e tyre në lidhje me aspektin e informacionit që ata prodhojnë rregullohet nga ligje të tjera, siç është Ligji për të drejtat e autorit dhe ligje të tjera që trajtojnë gjuhën e urrejtjes. Ai gjithashtu prezantoi edhe bazën e të dhënave të portaleve në internet, Promedia.mk, të cilët përmbushin standarde dhe kritere të caktuara për mënyrën e raportimit dhe punës së tyre. Baza paraqet një regjistër i mediave online me mbi 130 media profesionale online, të cilët plotësojnë kritere etike, por edhe kritere të tjera.

Nëse ligjet zbatohen si duhet, ne nuk do të kemi ndonjë problem për të funksionuar me këtë vetërregullim shtesë që ne po e promovojmë.“

Elida Zylbeari, nga Fondacioni Metamorfozis, theksoi disa nga projektet që kjo organizatë zbaton me qëllim të zvogëlimit të lajmeve të rreme, rritjes së edukimit mediatik dhe mendimit kritik të qytetarëve, të tilla si CriThink dhe Vërtetmatësi dhe vuri në dukje se kjo “luftë” vazhdon edhe sot e kësaj dite, sepse, sipas saj, lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes janë një kërcënim për të drejtat e njeriut. Sidomos në kohë krizash të tilla si kriza e koronavirusit, lajmet e rreme që nuk kanë burime të besueshme dhe janë shkruar nga autorë të dyshimtë të cilët nuk ndjekin një kod etik gazetaresk janë të rrezikshëm për shoqërinë. Ajo gjithashtu shpjegoi metodologjinë e përdorur për të verifikuar postimet dhe lajmet. Të ashtuquajturit “fact checkers” shqyrtojnë në detaje logjikën e tekstit, autorin, nëse dhe cilat burime janë përdorur për fotografitë e përdorura.

Gazetarët duhet t’i respektojnë parimet e gazetarisë, sepse pa ato parime nuk mund të jesh një gazetar i mirë. Duhet t’i verifikojnë faktet dhe të theksojmë punën e keqe të institucioneve, sepse arma jonë si gazetarë, por edhe e qytetarëve është të jemi të zëshëm për të drejtat tona„

Melika Hirmo, nga Qendra për Pjesëmarrje dhe Burime Informacioni SALTO nga Estonia theksoi se arsimi joformal dhe aktivizmi shkojnë paralelisht me lirinë e medias, lirinë e shprehjes dhe arsimimit. Çelësi është baraspesha dhe një kombinim veglash – të kuptuarit e realitetit dhe situatës në vend, sepse nëse një masë, ligj ose rregullore ka funksionuar në një vend nuk do të thotë se do të funksionojë në një vend tjetër pa e identifikuar problemin dhe përgjigjen e duhur. Në kontekstin evropian, arsimi zyrtar dhe joformal është treguar se luan një rol të madh, por vëmendje duhet t’i kushtohet edhe vetë edukatorëve dhe mësuesve, e jo vetëm qytetarëve dhe të rinjve. Edukatorët dhe arsimtarët duhet të edukohen dhe të përditësojnë njohuritë e tyre për çështjet e reja, cilat janë platformat e reja dhe ata duhet t’i njohin çështjet mjaft mirë për të kontribuar në mënyrë adekuate në avancimin e edukimit mediatik.

Pyetja kryesore është si të rregullojmë, çfarë të rregullojmë dhe pse të rregullojmë. Sepse kur duam të promovojmë përmbajtje që është për pjesëmarrje, e verifikuar dhe e paanshme, Facebook e filtron atë me përmes disa fjalëve kyçe, dhe në të njëjtën kohë lejon shpërndarjen e dezinformatave që nuk filtrohen. Është një sfidë kur vendet ose mediat sociale fillojnë të “ndalojnë” përmbajtje të ekuilibruara dhe që nuk promovojnë gjuhë urrejtjeje. Kjo mund të krijojë më shumë probleme sesa zgjidhjen e tyre“

Pjesëmarrësit në panel gjithashtu diskutuan edhe për lirinë e shprehjes si një e drejtë e njeriut. U theksua se edukimi mediatik dhe informativ janë të rëndësishëm në një shoqëri demokratike, por ato nuk paraqesin vetëm njohuri, por edhe pjesëmarrje aktive, duke krijuar përmbajtje që do të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në shoqëri, dhe këtu luajnë një rol kryesor dhe të rinjtë, të cilët përmes këtyre aftësive, përmes ushtrimit të së drejtës së tyre dhe pjesëmarrjes së tyre aktive në shoqërinë civile ata mund të kontribuojnë në zhvillimin e demokracisë. Gjithashtu, duhet pasur kujdes se në ç’masë shtetet dhe qeveritë rregullojnë këtë fushë, në mënyrë që të mos kufizohet më tej dhe pa nevojë kjo e drejtë, veçanërisht midis gazetarëve, ose keqpërdorimi që do të çonte në kufizimin e të drejtës së dikujt tjetër.

Eventi ishte organizuar në kuadër të projektit „Ndërtojmë të ardhmen së bashku: BE dhe Ballkani Perëndimor nga perspektiva e të rinjve “, i zbatuar nga 6 organizata “think tank” nga Ballkani Perëndimor (Think for Europe Network – TEN), së bashku me Institutin për Çështje të Përbashkëta nga Italia, Fondacionin Bronisllav Geremek nga Polonia dhe Qendrën për Politika Evropiane (QPE) nga Belgjika. Ky projekt është financuar nga Komisioni Evropian, përmes programit Evropa për qytetarët.

The post Mediat sociale mundësuan lirinë e shprehjes, por gjithashtu krijuan hapësirë për përhapjen e urrejtjes dhe dezinformimit appeared first on EPI.

Продолжи со читање

  • Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij

    Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij nëpër 20 qytete në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, nga shtatori deri në nëntor të vitit 2025. Ndalesa e parë është në Prizren, Kosovë, më 8 shtator, e ndjekur nga Mitrovica më 9 […]
    The post Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij first appeared on Metamorphosis.

  • RAPORT I BIRC: PERSPEKTIVA E REFORMAVE TË QËNDRUESHME NË KUADËR TË KLASTERIT 3 DHE KLASTERIT 1

    Autor: M-r Bardhyl Zaimi
    Sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut në asnjë rast duket se nuk ka arritur t’u rezistojë turbulencave të shumta politike të periudhës së tranzicionit, ndikimeve partiake dhe ndikimeve tjera që në masë të madhe kanë ulur nivelin e cilësisë. Në Maqedoninë e Veriut, nuk është arritur të krijohet një sistem koherent në fushën e arsimit që do t’i përgjigjej profesionalizimit dhe përkushtimit maksimal që e kërkon kjo fushë kaq e rëndësishme e shoqërisë. Përkundrazi, gjatë tërë kohës janë vërejtur eksperimente në politikat arsimore, zgjidhje të çastit, zgjidhje që më tepër kanë qenë improvizime se sa realisht të hyhet në një transformim cilësor të gjithanshëm që nënkupton suazë ligjore të mirëmenduar, dokumente të përpiluara nga profesionistë të fushës dhe strategji afatgjate që hapin dhe mbindërtojnë një vizion që do të ishte në përputhje me zhvillimet globale.
    Në këtë kuadër, tashmë nga ekspertët është vënë në dukje se harmonizimi i konceptit evropian, gjegjësisht ligjeve europiane në sistemin arsimor në Maqedoninë e Veriut mbetet një imperative jetik për të krijuar dinamika tjera në arsimin e lartë në drejtim të përmirësimit të cilësisë.
    Klasteri 3 që do të hapet me BE-në e vendos fokusin në konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Pikërisht, në sinkron me këtë klaster, shtetet anëtare duhet të kenë kornizën ligjore, administrative dhe financiare  si dhe kapacitetet e nevojshme zbatuese për të siguruar menaxhimin e shëndoshë financiar të programeve të arsimit, trajnimit dhe komunitetit rinor. Për të siguruar përfshirje të plotë dhe të suksesshme në programet kornizë, vendet anëtare duhet të sigurojnë kapacitetet e nevojshme zbatuese në fushën e kërkimit dhe zhvillimit teknologjik, pa anashkaluar stafin adekuat.
    Në këtë kuadër, reformat në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor nuk janë vetëm një përparësi sektoriale, por një domosdoshmëri strategjike që ndërlidhet drejtpërdrejt me cilësinë e kapitalit njerëzor dhe aftësinë e vendit për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme dhe konkurruese. Klasteri 3 përfshin kapitujt që lidhen me arsimin, kërkimin shkencor dhe kulturën (25 dhe 26), ndërsa Klasteri 1 përqendrohet në sundimin e ligjit, etikën dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Të gjitha këto dimensione mbeten me ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin arsimor.
    RAPORTIN E PLOTË E GJENI KËTU

  • RAPORT I BIRC: ARSIMI NË KRIZË, EKSPERTËT KËRKOJNË DEPOLITIZIM DHE REFORMA TË THELLA

    Autor: M-r Bardhyl Zaimi
    Sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut në asnjë rast duket se nuk ka arritur t’u rezistojë turbulencave të shumta politike të periudhës së tranzicionit, ndikimeve partiake dhe ndikimeve tjera që në masë të madhe kanë ulur nivelin e cilësisë. Në Maqedoninë e Veriut, nuk është arritur të krijohet një sistem koherent në fushën e arsimit që do t’i përgjigjej profesionalizimit dhe përkushtimit maksimal që e kërkon kjo fushë kaq e rëndësishme e shoqërisë. Përkundrazi, gjatë tërë kohës janë vërejtur eksperimente në politikat arsimore, zgjidhje të çastit, zgjidhje që më tepër kanë qenë improvizime se sa realisht të hyhet në një transformim cilësor të gjithanshëm që nënkupton suazë ligjore të mirëmenduar, dokumente të përpiluara nga profesionistë të fushës dhe strategji afatgjate që hapin dhe mbindërtojnë një vizion që do të ishte në përputhje me zhvillimet globale.
    Pas më shumë se tridhjetë vjetësh nga fillimi i tranzicionit , Maqedonia e Veriut akoma përballet me sfida të thella që lidhen me kalimin nga reforma të bazuara kryesisht në interesat politike afatshkurtra, drejt reformave të qëndrueshme dhe profesionale, të bazuara në ekspertizë. Ky proces është veçanërisht i rëndësishëm në sektorin e arsimit të lartë, ku ndikimet e politizimit dhe mungesa e vazhdimësisë kanë minuar besueshmërinë, cilësinë dhe efikasitetin e sistemit arsimor.
    Ekspertë nga fusha e arsimit kanë vënë në dukje se një nga pengesat kryesore në rrugën drejt reformave substanciale në arsimin e lartë është mungesa e një konsensusi politik të gjerë dhe të qëndrueshëm që mund të mbrojë dhe implementojë strategji afatgjata pa ndërhyrje të politikave ditore. Përvojat rajonale, siç përmendet nga ekspertët modeli i Sllovenisë, tregon se sukseset e reformave strukturore vijnë nga politikat me vazhdimësi, përfshirja e komunitetit akademik dhe mbështetja e institucioneve shtetërore gjatë një periudhe të gjatë kohore.
    Në përputhje me këto nevoja, Maqedonia e Veriut ka bërë hapa konkretë duke themeluar më 6 nëntor 2024 Trupin Nacional Koordinues për Reforma në Arsimin e Lartë, një entitet gjithëpërfshirës që bashkon përfaqësues të institucioneve shtetërore, universiteteve, biznesit dhe shoqërisë civile, me mandatin për të rikthyer cilësinë, standardizimin dhe investimet në shkencë dhe kërkim. Ky trup synon të nisë një reformë strukturore të thellë, duke përgatitur propozime konkrete për përmirësimin e sistemit arsimor gjatë 18 muajve të ardhshëm.
    Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha. Raportet e Komisionit Evropian për vitet 2023 dhe 2024, si dhe analizat e organizatave ndërkombëtare si UNDP dhe OECD/SIGMA, evidentojnë mungesën e kapaciteteve teknike dhe njerëzore, politizimin e universiteteve dhe fragmentimin e legjislacionit, si faktorë që pengojnë konsolidimin e reformave në arsimin e lartë. Pa i tejkaluar këto barriera, vënë në pah ekspertët, Maqedonia e Veriut, do të vazhdojë të përballet me sfida në ndërtimin e institucioneve të depolitizuara, të pavarura dhe të përgjegjshme ndaj komunitetit akademik dhe shoqërisë.
    RAPORTIN E PLOTË E GJENI KËTU