Hapim dialog për kujtim dhe ndërtim të paqes

Hapim dialog për kujtim dhe ndërtim të paqes

Takimet për dialog kanë për qëllim të hapen hapësirë për bisedë dhe ndarje të mendimeve mes mësimdhënësve dhe mësimdhënëseve të lëndës së historisë, si më mirë dhe në mënyrë më humane të prezantohen temat e rënda të historisë së periudhës prej gjysmës së dytë të shekullit njëzet dhe fillimit të shekullit njëzet e një, para nxënësve dhe nxënëseve të tyre.

Takimin e parë për dialog, të një serie të planifikuar, e mbajtëm më 24 dhe 25 shtator, 2020, duke përdorur programin për video-komunikim përmes internetit – ZOOM.

Në takimin e parë për dialog hymë më thellë në ndarje të mendimeve për kuptim të konflikteve dhe identiteteve etnike. Konflikti me gjitha specifikat e veta ndikon në jetën shoqërore dhe mënyrën se si njerëzit sillen. Dhe ashtu, duke përdorur teknika për ndarje të mendimeve në mënyrë konstruktive, biseduam për situata shoqërore të cilat mund të iniciojnë konflikt. Në atë drejtim biseduam për arsyet dhe pasojat nëse i ikim konflikteve, biseduam çfarë ndikimi ka fuqia në situata të konfliktit, biseduam për interesat e njerëzve në një shoqëri, por edhe ekonominë si faktor për zgjidhje të konflikteve.

Në këtë takim filluam të bisedojmë edhe për luftën e 2001-shit, si një prej temave që është minimalisht e përfaqësuar në lëndën e historisë. Biseduam për perceptimet që i kemi për luftën e 2001-shit, duke u përgjigjur pyetjeve: kur na ndodhi lufta, ku ndodhi dhe cilat anë ishin në luftë. Për këtë diskutim përdorëm teknikën Kafe Botërore e cila u la përshtypje të mirë pjesëmarrësve dhe pjesëmarrëseve.

Identitetin etnik e përpunuam duke përdorur ushtrimin Akuarium, ku pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset ndanë mendimet dhe qëndrimet e tyre për deklarata të përditshmërisë që janë të lidhura me identitetin etnik. Disa prej deklaratave ishin: segregimi në arsim, partitë politike mono-etnike, dhe të ngjashme.

Identitetin etnik gjithashtu e diskutuam edhe përmes prizmës së perceptimit për atë se cilat nevoja na i plotëson.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Interpretimi i historisë së përbashkët së kohës bashkëkohore” që e zbatojnë Shoqata Aksioni Paqësor dhe Asociacionit i mësimdhënësve të historisë në Maqedoni (AMHM), ndërsa financiarisht përkrahet nga programi CIVIKA Mobilitas dhe nga Ministria federale Gjermane për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, përmes partnerit të Aksionit Paqësor, Kurve Wustrow

Продолжи со читање

  • Save the date: Fondacioni Metamorfozis njofton edicionin e 21-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk”

    Më 10 dhjetor 2025 në Hotelin “Holiday Inn” (Shkup),do të mbahet edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.mk në temën “Integriteti në Thelb të Transformimit Digjital”. Këtë vit, Konferenca do të fokusohet në mënyrën se si përparimi i shpejtë teknologjik po i riformëson qëndrueshmërinë demokratike, të drejtat e njeriut dhe besimin shoqëror në një botë […]
    The post Save the date: Fondacioni Metamorfozis njofton edicionin e 21-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk” first appeared on Metamorphosis.

  • “Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorphosis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025

    Fondacioni Metamorphosis, përmes “Disinfo Radar”-it të tij, është përzgjedhur mes 30 zgjidhjeve që prezantohen në Forumin e Paqes në Paris 2025 — një platformë globale që vë në pah inovacione konkrete për paqen dhe reziliencën demokratike. Kjo përzgjedhje përfaqëson një njohje të fortë ndërkombëtare për lidershipin afatgjatë të Metamorphosis në përballjen me dezinformimin në Ballkanin […]
    The post “Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorphosis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025 first appeared on Metamorphosis.

  • Liria e medias, një parakusht për zgjerimin e BE-së

    Për të përparuar në rrugën e tyre të integrimit evropian, vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor duhet të sigurojnë lirinë dhe pluralizmin e medias. Për Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, kjo nënkupton tejkalimin e angazhimeve formale dhe dëshmimin përmes veprimeve konkrete se reformat demokratike janë më shumë sesa fjalë në letër. Disa javë më […]
    The post Liria e medias, një parakusht për zgjerimin e BE-së first appeared on Metamorphosis.

  • Metamorfozis në Samitin Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2025

    Metamorfozis ishte pjesë e Samitit Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur, të organizuar nga Qeveria e Spanjës nga 7 deri më 9 tetor 2025, në Vitoria-Gasteiz, Spanjë. Samiti mblodhi mbi 2,000 reformatorë, liderë dhe ekspertë nga mbi 70 vende me një qëllim të vetëm: forcimin e besimit, transparencës dhe demokracisë në një botë që […]
    The post Metamorfozis në Samitin Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2025 first appeared on Metamorphosis.