Ndërtojmë besim për interpretimin e historisë
|

Ndërtojmë besim për interpretimin e historisë

Trajnimi për përpunim kontekstual dhe ndërtim të grupit u mbajt nga 25 deri më 27 gusht, 2020, duke përdorur programin për video-komunikim përmes internetit – ZOOM.

Është ndërtuar grup i mësimdhënësve dhe mësimdhënëseve të lëndës së historisë nga shkollat fillore dhe të mesme që punojnë së bashku në inicim të dialogut për historinë e kohës bashkëkohore.

Në trajnim morën pjesë 16 pjesëmarrës dhe pjesëmarrëse. 15 nga ta janë mësimdhënës dhe mësimdhënëse të historisë në shkolla fillore dhe të mesme nga Shkupi, Manastiri, Gostivari, Kumanova, Prilepi, Kavadarci, Strumica dhe Koçani, ndërsa në grup ishte edhe një historian i punësuar në “Muzeun e Maqedonisë”, që është ish-mësimdhënës.

Gjatë planifikimit të këtij trajnimi, në plan të parë ishte qëllimi i këtij projekti, më saktë njoftimi i grupit të mësimdhënësve dhe mësimdhënëseve të historisë nga grupe të ndryshme etnike që do të diskutoj për të kaluarën tonë me konflikt, derisa kalojnë kohë së bashku, duke ndarë vend për punë dhe aktivitete të lira.

Ashtu, temat që i punuam janë: njoftimi I grupit, komunikimi i padhunshëm dhe perceptimi (fakt apo mendim), konteskti dhe identiteti. Këto tema u përpunuan në bazë ditore përmes punëtorive interaktive, ku pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset kishin mundësi të dëgjojnë njëri tjetrin, dhe të shprehen lirë mendimet e tyre për temat që i përpunuam. Grupi ndërtoi besim mes vete, për çka një pjesëmarrës, për nevojën për një trajnim të tillë, tha se i duhet “për të i rishqyrtuar qëndrimet e mia për këta tema, si dhe për ta zmadhuar diturinë time për ta. Gjithashtu edhe për të ndërtuar partneritete dhe aleanca për ndryshim shoqëror”.

Trajnimi mundësoi hapësirë për kyçje të pjesëmarrësve dhe pjesëmarrëseve, si dhe inicimin e dialogut, që mendojmë se është hyrje e mirë në procesin që vijon me rrethet për dialog.

Ekipi trajnues ishte i përbërë prej Goran Taleskit dhe Emrah Rexhepit nga Aksioni Paqësor, dhe Mire Mlladenovskit nga Asociacionit i mësimdhënësve të historisë në Maqedoni (AMHM).

Trajnimi është pjesë e projektit “Interpretimi i historisë së përbashkët së kohës bashkëkohore” që e zbatojnë Shoqata Aksioni Paqësor dhe Asociacionit i mësimdhënësve të historisë në Maqedoni (AMHM), ndërsa financiarisht përkrahet nga programi CIVIKA Mobilitas dhe nga Ministria federale Gjermane për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, përmes partnerit të Aksionit Paqësor, Kurve Wustrow.

Продолжи со читање

  • Save the date: Fondacioni Metamorfozis njofton edicionin e 21-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk”

    Më 10 dhjetor 2025 në Hotelin “Holiday Inn” (Shkup),do të mbahet edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.mk në temën “Integriteti në Thelb të Transformimit Digjital”. Këtë vit, Konferenca do të fokusohet në mënyrën se si përparimi i shpejtë teknologjik po i riformëson qëndrueshmërinë demokratike, të drejtat e njeriut dhe besimin shoqëror në një botë […]
    The post Save the date: Fondacioni Metamorfozis njofton edicionin e 21-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk” first appeared on Metamorphosis.

  • “Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorphosis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025

    Fondacioni Metamorphosis, përmes “Disinfo Radar”-it të tij, është përzgjedhur mes 30 zgjidhjeve që prezantohen në Forumin e Paqes në Paris 2025 — një platformë globale që vë në pah inovacione konkrete për paqen dhe reziliencën demokratike. Kjo përzgjedhje përfaqëson një njohje të fortë ndërkombëtare për lidershipin afatgjatë të Metamorphosis në përballjen me dezinformimin në Ballkanin […]
    The post “Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorphosis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025 first appeared on Metamorphosis.

  • Liria e medias, një parakusht për zgjerimin e BE-së

    Për të përparuar në rrugën e tyre të integrimit evropian, vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor duhet të sigurojnë lirinë dhe pluralizmin e medias. Për Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, kjo nënkupton tejkalimin e angazhimeve formale dhe dëshmimin përmes veprimeve konkrete se reformat demokratike janë më shumë sesa fjalë në letër. Disa javë më […]
    The post Liria e medias, një parakusht për zgjerimin e BE-së first appeared on Metamorphosis.

  • Metamorfozis në Samitin Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2025

    Metamorfozis ishte pjesë e Samitit Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur, të organizuar nga Qeveria e Spanjës nga 7 deri më 9 tetor 2025, në Vitoria-Gasteiz, Spanjë. Samiti mblodhi mbi 2,000 reformatorë, liderë dhe ekspertë nga mbi 70 vende me një qëllim të vetëm: forcimin e besimit, transparencës dhe demokracisë në një botë që […]
    The post Metamorfozis në Samitin Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2025 first appeared on Metamorphosis.