20200203 akt 05 povik mk 2

THIRRJE PËR GRANTE AKCIONALE CM-АКТ-05

Civika Mobilitas shpall Thirrje për dhënie të granteve aksionale [CM-АКТ-05]

Mund tё aplikojnё:

  1. Organizata tё shoqёrisё civile tё cilat janё tё regjistruara nё pajtueshmëri me Ligjin pёr shoqata dhe fondacione (viti 2010, Gazeta zyrtare 52/10);
  2. Institucione hulumtuese-shkencore nё pajtueshmëri me ligjin pёr veprimtari hulumtuese-shkencore.

Pёrkrah organizatёs kryesore, mund tё inkuadrohen edhe partner dhe bashkëpunëtor. Partneri duhet të plotësojë njërin nga kushtet e lartëpërmendura ose të jetë medie.

Aksionet e propozuara duhet të kontribuojnë drejt realizimit të qëllimeve dhe rezultateve te Civika Mobilitas:

  • Qëllimi i përgjithshëm – Ndryshimet shoqërore në Maqedoni drejtohen nga një sektor i fuqishëm civil, qytetarë aktiv dhe bashkëpunim të mirë me autoritetet, nga buron qeverisje më transparente, llogaridhënie dhe qeverisje shoqëroro-inkluzive në nivel kombëtar dhe lokal;
  • Rezultati 1 – Mjedisi I shoqëisë civile: Mjedisi për zhvillim të shoqërisë civile është I përmirësuar permes krijimit të mekanizmave për bashkëpunim më të mirë ndërmjet autoriteteve dhe organizatave të shoqërisë civile përmes rritjes së financimit shtetëror për shoqërinë civile.
  • Rezultati 2 – Angazhimi qytetar: Organizatat e shoqërisë civile krijojnë konstituentë të fuqishëm dhe me këtë mundësohet angazhim aktiv i qytetarëve në iniciativa qytetare, përfshirë dhe vullnetarizmin;
  • Rezultati 3 – Bashkëpunim: Bashkëpunim ndërmjet organizatave të shoqërisë civile është I përmirsuar dhe çon në aleanca të shoqërisë civile;
  • Rezultati 4 – Pjesëmarrja qytetare: Organizatat e shoqërisë civile marrin pjesë aktivisht në proceset për krijim dhe vendimarrje që rezulton me politika dhe praktika të përmirësuara.

Thirrja pёrmban Udhёzues pёr aplikantёt dhe Formular pёr paraqitje me shtojca.

Anekset e nevojshme për paraqitje janë:

Kohёzgjatja e aktiviteteve tё kёsaj thirrje duhet tё jetё mё sё paku 12 dhe mё sё shumti 24 muaj. Madhёsia e grantit tё kёrkuar duhet tё jetё ndërmjet 1.000.000 dhe 1.800.000 denarё. Shuma totale e kёsaj thirrjeje ёshtё 18.000.000 denarё.

Organizatat mund tё aplikojnё vetёm njё herё pёr kёtё thirrje në rol të aplikuesit ose partnerit. Afati pёrfundimtar pёr aplikim ёshtё 3 mars 2020, deri nё ora 16.00, kur duhet tё pranohen tё gjitha paraqitjet, pёrfshirё ato tё dorёzuara personalisht, shёrbim postal ose nёpërmjet postёs. Aplikimet dёrgohen nё adresёn:

Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS)
Për programin Civika mobilitas
rr. Nikolla Parapunov, nr. 41а
Fahu postar 55, 1060 Shkup

Civika mobilitas nuk do t’i pranojё aplikimet e dorёzuara nё formё elektronike.

PYETJE DHE PËRGJIGJE

Të interesuarit mund t’i dërgojnë pyetjet përmes postës elektronike në: helpdesk@civicamobilitas.mk më së voni deri më 22 shkurt 2020 dhe në subjektin e mesazhit duhet të shkruhet numri referues për këtë thirrje (CM-АКТ-05).

Pyetjet mund të parashtrohen edhe përmes ueb faqes së Civika mobilitas.

SESIONET INFORMATIVE

Sesioni informativ për thirrjen për grantet e veprimit do të mbahet më 13 shkurt 2020 në Shkup me fillim në ora 12:00. Më tepër rreth ngjarjes mund të shihni në evenimentin në Facebook: https://www.facebook.com/events/1018935888296726/

KORNIZA KOHORE PRELIMINARE

Hapja e thirrjes për propozime03 shkurt 2020
Sesioni informativ13 shkurt 2020, ora 12:00
Afati i fundit për parashtrimin e aplikacioneve3 mars 2020, ora 16:00
Vendimi i Komisionit për zgjedhje të granteveMars 2019
Lajmërimi për grantet e miratuara dhe për aplikacionet e refuzuaraMars 2019
Negociata dhe nënshkrimi i marrëveshjevePrill 2019

Продолжи со читање