цивил

CIVILI kërkon nga partitë politike t’i respektojnë masat për mbrojtje nga virusi korona, dhe jo t’i keqpërdorin për rejting politik

CIVILi kërkon nga partitë politike t’ respektojnë masat dhe rekomandimet e Qeverisë për qasjen me KOVID-19 dhe parandalimin e përhapjes në vend.

Masat për ndalesë për tubime dhe ngjarje publike, sipas monitorimit të ekipeve të CIVILit, deri tani i kanë shkelur VMRO-DPMNE, PDSH dhe BDI.

Më 11 mars në Filarmoninë e Maqedonisë, VMRO-DPMNE ka mbajtur konventë partiake pavarësisht nga ndalesa për mbajtje të tubimeve publike me më tepër se 1000 persona. Salla e cila ishte e mbushur tërësisht, ka kapacitet për 1000 persona, ndërsa në skenën pas presidentit të VMRO-DPMNE qëndruan të gjithë 120 kandidatët për deputetë.

Me 12 mars, Qeveria ka marrë vendim për ndalesë për të gjitha ngjarjet publike, duke i përfshirë edhe ato me nën 100 persona. PDSH mbajti konventë partiake në ora 18, në gjimnazin Kiril Pejçinoviq, në Tetovë.

Ndërkaq, BDI sot paralajmëroi se me 10. 000 aktivistë do t’u ndihmojë të izoluarve nëpër shtëpitë e tyre, duke publikuar linje telefonike në të cilën qytetarët do të mund të kërkojnë ndihmë. Duke marrë parasysh se këto persona, as janë të trajnuar për këtë mënyrë të veprimit, as janë pjesë e ekipit vullnetar të Kryqit të Kuq, kjo ndihmë paraqet rrezik për përhapje të virusit.

Për më tej, paralajmërimi i BDI për vizita dhe “ndihmë” për të izoluarit është rrezik i drejtpërdrejt për ryshfet ndaj votuesve. Paralajmërimi i BDI për dalje në terren me numër fantastik prej 10.000 aktivistëve është problematike në disa baza, dhe nuk është garanci  se do t’u ndihmojë njerëzve të izoluar nëpër shtëpitë e tyre. Si dhe, nuk është e qartë se si BDI ka vendosur se ka nevojë për 10.000 aktivistë për numër të panjohur në vetë-izolim.

Nëse cilado parti politike dëshiron të ndihmojë në mbrojtjen e popullsisë nga përhapja e virusit korona, së paku, nuk duhet vepruar kundër rekomandimeve. Nëse ekzistojnë qëllime të sinqerta, partitë politike duhet t’ua ofrojnë kapacitetet e tyre  sistemit dhe të koordinohen me institucionet siç janë Ministria e shëndetësisë, Shtabi për krizë, Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe Qeveria.

Veprimet e partive të caktuara politike CIVILi i konsideron joserioze dhe të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.  Pandemia duhet të konsiderohet me seriozitet. CIVILI kërkon nga partitë politike t’i ndërpresin kalkulimet me shëndetin e njerëzve për pikë politike. Tani është koha të tregojnë përgjegjësi edhe ndaj vetes edhe ndaj anëtarëve dhe aktivistëve të tyre, por edhe ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

I bëjmë thirrje Qeverisë menjëherë të reagojë për këto dukuri, ndërsa institucionet relevante t’i sanksionojnë të gjithë që e shkelin ligjin dhe abuzojnë masat për mbrojtje nga virusi korona. Masat duhet të vlejnë për të gjithë barabartë!

Продолжи со читање

  • MENDIMI ANTROPOLOGJIK NË ARSIM

    Shkruan: Ilir Saliu Për ç’arsye ekzistojnë ndërtesat dhe urat që ndërtojnë inxhinierët? Apo programet e koduara nga…

  • Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025

    Овој извештај ја оценува отчетноста и транспарентноста на државната администрација преку набљудување на два аспекта: 1) реактивна транспарентност – слобода на информации и 2) проактивна транспарентност. Првиот аспект го оценува степенот до кој е обезбедена ефективна реактивна транспарентност преку спроведливи права за слободен пристап до информации, институционален надзор, усогласени одговори од страна на органите на […]
    The post Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025 appeared first on EPI.

  • Platforma digjitale EcoPatrol për raportimin e ndotjes tashmë është aktive

    Bashkësia e ekologëve ”Natyra” – Strugë njofton se platforma digjitale EcoPatrol.mk tashmë është aktive dhe e disponueshme për qytetarët në adresën www.ecopatrol.mk. EcoPatrol është një platformë e krijuar për t’u mundësuar qytetarëve të raportojnë në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë raste të ndotjes së mjedisit në komunitetin e tyre.