Cm adh 02 sq
|

THIRRJE PËR GRANTE AD HOK [CM-ADH-02]

Civica Mobilitas shpall thirrje për dhënie të granteve ad hoc [CM-ADH-02] për Organizata tё shoqёrisё civile të cilat po ndërmarrin veprime urgjente për të zgjidhur krizën e shkaktuar nga COVID-19.

Aplikimet mund të dorëzohen nga Organizatat e shoqёrisё civile që janë të regjistruara në përputhje me Ligjin për Shoqata dhe Fondacione (2010, Gazeta Zyrtare 52/10). Aplikantët mund të bashkëpunojnë me OShC-të tjera.

Qëllimi i përgjithshëm i thirrjes është të mbështesë Republikën e Maqedonisë së Veriut në ndalimin e përhapjes së koronavirusit dhe të ndihmojë në zbutjen e pasojave të qytetarëve nga pandemia, me fokus tek më të prekurit;

Qëllimi specifik është të mbështeten OShC-të për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve, me theks të vecantë për më të prekurit, në mënyrë që të minimizohen pasojat e pandemisë “Covid-19” dhe gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Aksionet e propozuara duhet të kontribuojnë në disa nga rezultatet e mëposhtme:

  • Koordinim i përmirësuar i OShC-ve për veprimtari efektive humanitare dhe vullnetare;
  • Publik i informuar, mbi të gjitha, grupet specifike të synuara për masat dhe rekomandimet nga institucionet shtetërore në gjendjen e jashtëzakonshme;
  • Sigurim i ndihmës humanitare për më të rrezikuarit në nivel lokal;
  • Sigurim i ndihmës juridike, psikologjike dhe këshilla për siguri për grupet më të rrezikuara.

Thirrja përbëhet nga Udhëzuesi për aplikantët, formular për koncept dhe shtesë për buxhet:

Kohëzgjatja e një aksioni nuk mund të jetë më e gjatë se tre muaj.

Lartësia e shumës së grantit ad hoc duhet të jetë midis 50,000 dhe 100,000 denarë. Shuma totale e disponueshme për këtë thirrje për propozime është 500,000 denarë (me mundësi për tu rritur në 1.000.000 denarë).

Afati i parë i aplikimit është 15 prill 2020 (e mërkurë) deri në ora 12. Nga të gjitha aplikimet e paraqitura deri në atë afat, projektet do të përzgjidhen nga buxheti në dispozicion deri në shumën totale prej 500,000 denarë.

Aplikimet mund të paraqiten edhe pas datës 15 prill, por jo më vonë se 30 prill, 2020 dhe të njejtat do të vlerësohen gjatë gjithë kohës (ashtu si do të mbërrijnë).

Aplikimet duhet të dërgohen në adresën elektronike: cm-adh-02@civicamobilitas.mk

Продолжи со читање

  • Ndarja e katër granteve të reja të vogla për organizatat qytetare

    Komisioni për ndarjen e grantëve vlerësoi konceptet që organizatat dorëzuan në thirrjen për grantet e vogla për veprim të Civica Mobilitas (CM-MAK-02) në periudhën nga 1 tetori deri më 30 dhjetor 2021. U dorëzuan 59 aplikime, nga të cilat katër organizata janë fitues të një granti të vogël, dhe ato…

  • Veprime për diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve

    Programi Civica Mobilitas publikoi publikimin “Arritjet e grantistëve të Civica Mobilitas – grantet për veprime”, i cili përmban gjithsej 31 veprime të suksesshme të realizuara nga organizatat qytetare për nevojat e konstituentëve të tyre. Arritjet e grantëve për veprime janë në fakt një përmbledhje e sfidave shoqërore për të cilat…

  • Qytetarët dhe qytetaria krijohen në shkolla dhe universitete

    Çfarë është qytetari dhe ku e kërkojmë? A e humbasim qytetarinë, por a mund të humbasim diçka që nuk e kemi pasur? Si të konsolidojmë qytetarinë? Këto janë pyetje që u ngritën në tribunën “Qytetaria sot: Sfida franceze dhe maqedonase” nga prof. dr. Ilo Trajkovski, redaktor i serisë “Sociologjia e…

  • THIRRJE PËR GRANTET PARTNER PËR VEPRIM CM-PAG-01

    Civica Mobilitas shpall një thirrje të re për ndarjen e grantëve partner për veprim [CM-PAG-01]. Aplikimet mund të dorëzohen nga: 1. Organizatat qytetare që janë regjistruar në përputhje me Ligjin për Shoqatat dhe Fondacionet (2010, Gazeta Zyrtare 52/10); 2. Institucione kërkimore-zhvillimore jo fitimprurëse të regjistruara sipas Ligjit për Aktivitetin Kërkimor-Shkencor;…

  • Katër grantet e reja të vogla të ndara për organizatat civile

    Komisioni për zgjedhjen e grantëve vlerësoi propozimet që organizatat paraqitën në thirrjen për grantet e vogla të veprimit nga Civika Mobilitas (CM-MAC-02) gjatë periudhës nga 1 tetor deri më 30 dhjetor 2021. U dorëzuan gjithsej 59 aplikime, nga të cilat katër organizata u shpallën fituese të grantit të vogël: Grantet…