ЕПИ

U zbatua me sukses Anketa e tretë Nacionale Debatuse, 150 qytetarë diskutuan dhe pyetën për reformat zgjedhore

Qytetarët diskutuan dhe pyetën se çfarë sistemi zgjedhor duan dhe çfarë reformash nevojiten në procesin zgjedhor në vend në Anketën e tretë Nacioanle Debatuese për Demokraci, të organizuar nga EPI, në bashkëpunim me Qendrën për Demokraci Deliberative pranë Universitetin Stanford në ShBA.

Në datat 4 dhe 5 qershor, rreth 150 qytetarë nga i gjithë vendi u informuan dhe diskutuan mbi reformat zgjedhore dhe më pas parashtruan pyetjet e tyre në panelet e përbëra nga aktorët përkatës shoqëror

Ngjarjen e hapi presidenti Stevo Pendarovski, i cili me fjalën e tij motivoi qytetarët për diskutime më të frytshme për modelet zgjedhore dhe reformat e nevojshme për të ardhmen e vendit.

Përfaqësuesit politik Pavle Trajanov, Arta Bilalli-Zendeli, Dragan Kovachki, Viktorija Avramovska-Madiç, si dhe përfaqësuesi i sektorit civil Sefer Selimi, iu përgjigjën pyetjeve të qytetarëve për njësitë zgjedhore dhe votimin e diasporës.

Dita e dytë e ngjarjes iu kushtua listave zgjedhore dhe regjistrimit të votuesve, ndërsa pas diskutimit të qytetarëve, në pyetjet e tyre u përgjigjën Renata Deskoska, Sasho Klekovski, Halil Snopçe, Fadil Zendeli dhe Gordan Georgiev.Anketa debatuese  është një formë unike e konsultimit mbi politikat që kombinon teknikat e anketimit të opinionit publik dhe debatin publik. Ai synon të paraqesë se si do të dukej opinioni publik për një temë të caktuar, nëse qytetarët do të kishin mundësi të njiheshin më shumë me temën. Anketa debatuese tregon preferencat dhe opinionet e qytetarëve para dhe pas një prezantimi të detajuar të temës.Anketa debatuese mat rezultatet, por edhe ndryshimet në qëndrimet e qytetarëve para dhe pas ngjarjes debatuese.Debati është pjesë e projektit “ACT – Active Civic Action 2.0” zbatuar nga EPI, dhe mbështetur nga National Endowment for Democracy.

Продолжи со читање

  • MENDIMI ANTROPOLOGJIK NË ARSIM

    Shkruan: Ilir Saliu Për ç’arsye ekzistojnë ndërtesat dhe urat që ndërtojnë inxhinierët? Apo programet e koduara nga…

  • Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025

    Овој извештај ја оценува отчетноста и транспарентноста на државната администрација преку набљудување на два аспекта: 1) реактивна транспарентност – слобода на информации и 2) проактивна транспарентност. Првиот аспект го оценува степенот до кој е обезбедена ефективна реактивна транспарентност преку спроведливи права за слободен пристап до информации, институционален надзор, усогласени одговори од страна на органите на […]
    The post Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025 appeared first on EPI.

  • Platforma digjitale EcoPatrol për raportimin e ndotjes tashmë është aktive

    Bashkësia e ekologëve ”Natyra” – Strugë njofton se platforma digjitale EcoPatrol.mk tashmë është aktive dhe e disponueshme për qytetarët në adresën www.ecopatrol.mk. EcoPatrol është një platformë e krijuar për t’u mundësuar qytetarëve të raportojnë në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë raste të ndotjes së mjedisit në komunitetin e tyre.