28 03 2017 Оn Limit vesti

Trajnim: Si mundet gazetari t’i “thyej” dyert e institucioneve, që janë të mbyllura për mediumet?

Shoqata për Zhvillimin e Mediumeve Onlimit Media në bashkëpunim me Gazetën Lajm, mbështetur nga Civica Mobilitas, realizoi me sukses trajnim tre ditor për gazetarët e rinj dhe studentët e gazetarisë me temë “Mediumet digjitale – Promovimi i llogaridhënies dhe standardeve gjatë investigimit”.

Trajnimi u realizua nga profesori Qashif Bakiu dhe gazetarët Isen Saliu e Xhenis Sulimani, me asistim të ekspertit për shkenca juridike, Ilir Zajazi.

28 03 2017 Оn Limit vesti 1

Temë e cila u imponua edhe nga ana e studentëve dhe gazetarëve që morën pjesë në trajnim, ishte se si të ruhet hapi me dinamikën e gazetarisë moderne digjitale, por njëkohësisht të respektohen parimet e kodit gazetaresk, si dhe të mos shkelen normat juridike. Gjatë trajnimit u vërejt edhe interesim i madh i pjesëmarrësve lidhur me mundësitë se si mund të tejkalohen më së lehti barrierat për të arritur deri te një informacion me interes publik, në një vend si Maqedonia ku ekzistojnë institucione të mbyllura për mediumet.

Konstatim i pjesëmarrësve në trajnim ishte se gazetarëve të rinj në Maqedoni u nevojiten një sërë trajnimesh të këtilla, sepse si vend ku liria e shprehjes ka shënuar rënie të madhe vitet e fundit, gazetarët për çdo ditë përballen me pengesa institucionale për investigim të informacioneve, por edhe me mundësi që të paditen për shkak të raportimit të tyre në mediume.

Onlimit Media është grantist institucional i Civika Mobilitas

Продолжи со читање

  • MENDIMI ANTROPOLOGJIK NË ARSIM

    Shkruan: Ilir Saliu Për ç’arsye ekzistojnë ndërtesat dhe urat që ndërtojnë inxhinierët? Apo programet e koduara nga…

  • Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025

    Овој извештај ја оценува отчетноста и транспарентноста на државната администрација преку набљудување на два аспекта: 1) реактивна транспарентност – слобода на информации и 2) проактивна транспарентност. Првиот аспект го оценува степенот до кој е обезбедена ефективна реактивна транспарентност преку спроведливи права за слободен пристап до информации, институционален надзор, усогласени одговори од страна на органите на […]
    The post Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025 appeared first on EPI.

  • Platforma digjitale EcoPatrol për raportimin e ndotjes tashmë është aktive

    Bashkësia e ekologëve ”Natyra” – Strugë njofton se platforma digjitale EcoPatrol.mk tashmë është aktive dhe e disponueshme për qytetarët në adresën www.ecopatrol.mk. EcoPatrol është një platformë e krijuar për t’u mundësuar qytetarëve të raportojnë në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë raste të ndotjes së mjedisit në komunitetin e tyre.