[Aggregator] Downloaded image for imported item #46446

SHGM dhe SPGPM: Thirrja e Prokurorisë për “përmbajtje” mund të interpretohet negativisht

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGPM) reagojnë ndaj njoftimit të sotëm të Prokurorisë Themelore Publike, në të cilin nga gazetarët kërkohet “komentim dhe informim publik i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm”, ndërsa nga organizatat profesionale pritet “të garantojnë respektimin e standardeve etike të raportimit dhe përmbajtje në komentimin publik”.

Reagimi i prokurorisë vjen pasi në publik u hapën pyetje legjitime pas moszgjedhjes së prokurores që e udhëhiqte procesin kundër policëve për rastin “Puls”, përkatësisht nëse ky ndryshim mund të ndikojë në rrjedhën dhe kohëzgjatjen e procedurës. Në vend që të theksojë konkretisht ndonjë lëshim eventual në raportim, Prokuroria me njoftimin e sotëm paralajmëron në mënyrë të përgjithshme se spekulimet dhe të pavërtetat lidhur me lëndët për tragjedinë në Koçan mund të shkaktojnë shqetësim shtesë te familjet e viktimave dhe te publiku.

Vlerësojmë se një thirrje e tillë mund të interpretohet negativisht në publik, sidomos nëse nuk specifikohet qartë se për cilat raste konkrete të raportimit joetik apo joprofesional bëhet fjalë. Në një kontekst të tillë, mesazhi mund të lërë përshtypjen e një përpjekjeje për të heshtur zërat kritikë dhe për të kufizuar debatin publik për çështje me interes të lartë publik.

Këtë e theksuam sot edhe në komunikim të drejtpërdrejtë me përfaqësues të prokurorisë, me qëllim që të tejkalohen keqkuptimet e mundshme që dalin nga përmbajtja e njoftimit të tyre.

Raportimi profesional dhe etik është obligim i mediave dhe gazetarëve, ndërsa organizatat e gazetarëve kanë rol të promovojnë standardet, të theksojnë rëndësinë e tyre dhe të reagojnë kur ato shkelën. Por ato nuk mund dhe nuk duhet të vendosen në pozitë që të “garantojnë” për çdo publikim apo vendim redaksional.

Kujtojmë se në rastet kur ekziston dyshim për raportim joetik dhe joprofesional, tashmë ekzistojnë mekanizma për veprim, përfshirë ankesat në Këshillin e Nderit pranë SHGM-së dhe në Këshillin për Etikë në Mediat në Maqedoni.

Ky lajm u publikua fillimisht në faqen e Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)

Продолжи со читање

  • MENDIMI ANTROPOLOGJIK NË ARSIM

    Shkruan: Ilir Saliu Për ç’arsye ekzistojnë ndërtesat dhe urat që ndërtojnë inxhinierët? Apo programet e koduara nga…

  • Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025

    Овој извештај ја оценува отчетноста и транспарентноста на државната администрација преку набљудување на два аспекта: 1) реактивна транспарентност – слобода на информации и 2) проактивна транспарентност. Првиот аспект го оценува степенот до кој е обезбедена ефективна реактивна транспарентност преку спроведливи права за слободен пристап до информации, институционален надзор, усогласени одговори од страна на органите на […]
    The post Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025 appeared first on EPI.

  • Platforma digjitale EcoPatrol për raportimin e ndotjes tashmë është aktive

    Bashkësia e ekologëve ”Natyra” – Strugë njofton se platforma digjitale EcoPatrol.mk tashmë është aktive dhe e disponueshme për qytetarët në adresën www.ecopatrol.mk. EcoPatrol është një platformë e krijuar për t’u mundësuar qytetarëve të raportojnë në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë raste të ndotjes së mjedisit në komunitetin e tyre.