ZNM SSNM novo logo

SHGM dhe SPGPM: Sllaveski me diskualifikime në vend të përgjigjeve ndaj gazetarëve të TV Kanal 5

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGPM) reagojnë ashpër ndaj qëndrimit të guvernatorit të Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, ndaj gazetarit të TV Kanal 5, i cili në ngjarjen publike të djeshme të dedikuar për mediat, në vend të përgjigjeve të qarta për pyetje me interes të lartë publik, zgjodhi një qasje nënçmuese dhe diskualifikuese ndaj gazetarëve. Në pyetjet direkte gazetareske, Slaveski deklaroi se çështja është “e mbyllur”, ndërsa më pas i tha gazetarit nga Kanal 5: “Mirë, për këtë bisedoni me redaktorin tuaj dhe pyeteni cilat janë motivet për këtë sulm ndaj bankës qendrore”.

Për SHGM dhe SPGPM, një paraqitje e tillë është e papranueshme për një bartës të një funksioni të lartë publik. Gazetarët nuk janë të detyruar të durojnë nënçmim, insinuata dhe transferim të fajit vetëm pse parashtrojnë pyetje të pakëndshme, por legjitime në interes të publikut. Në vend të argumenteve dhe llogaridhënies, publiku pa një përpjekje që pyetjet gazetareske të paraqiten si sulm, ndërsa gazetarët të diskreditohen para kamerave.

SHGM dhe SPGPM rikujtojnë se funksionarët publikë kanë obligim të tregojnë nivel më të lartë të kulturës politike, pjekurisë institucionale dhe respektit ndaj mediave. Pyetjet kritike nuk duhet të trajtohen si akt armiqësor, por si pjesë përbërëse e llogaridhënies publike dhe mbikëqyrjes demokratike mbi institucionet. Çdo përpjekje për diskreditimin e gazetarëve apo vënien në pikëpyetje të motiveve të tyre paraqet një mesazh të keq për të gjithë komunitetin mediatik dhe për publikun.

I bëjmë thirrje guvernatorit Sllaveski, si dhe të gjithë bartësve të funksioneve publike, të përmbahen nga diskualifikimet, nënçmimet dhe etiketimet ndaj mediave, dhe në vend të kësaj të tregojnë respekt, transparencë dhe përgjegjësi në komunikimin me gazetarët.

Ky lajm u publikua fillimisht në faqen e Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)

Продолжи со читање

  • MENDIMI ANTROPOLOGJIK NË ARSIM

    Shkruan: Ilir Saliu Për ç’arsye ekzistojnë ndërtesat dhe urat që ndërtojnë inxhinierët? Apo programet e koduara nga…

  • Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025

    Овој извештај ја оценува отчетноста и транспарентноста на државната администрација преку набљудување на два аспекта: 1) реактивна транспарентност – слобода на информации и 2) проактивна транспарентност. Првиот аспект го оценува степенот до кој е обезбедена ефективна реактивна транспарентност преку спроведливи права за слободен пристап до информации, институционален надзор, усогласени одговори од страна на органите на […]
    The post Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025 appeared first on EPI.

  • Platforma digjitale EcoPatrol për raportimin e ndotjes tashmë është aktive

    Bashkësia e ekologëve ”Natyra” – Strugë njofton se platforma digjitale EcoPatrol.mk tashmë është aktive dhe e disponueshme për qytetarët në adresën www.ecopatrol.mk. EcoPatrol është një platformë e krijuar për t’u mundësuar qytetarëve të raportojnë në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë raste të ndotjes së mjedisit në komunitetin e tyre.