[Aggregator] Downloaded image for imported item #46509

Mediet lokale dhe standardet etike në fokus të takimit në Kumanovë

Në organizim të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), më 25 mars në Kumanovë u mbajt një takim konsultativ me gazetarë dhe redaktorë nga qendra rajonale, ku në fokus ishin ndryshimet në Kodin e Gazetarëve dhe gjendja në mediat lokale.

Takimin e hapi koordinatori Nexhat Aqifi, i cili u ndal te sfidat serioze me të cilat përballen mediat në rajon. Ai theksoi se në vitet e fundit, për shkak të vështirësive financiare, janë mbyllur disa media lokale, gjë që ka rezultuar me uljen e numrit të gazetarëve dhe kufizimin e informimit të publikut. Në këtë drejtim, u theksua nevoja për krijimin e një Fondi për Media si zgjidhje afatgjatë për mbështetje.

Kryetari i SHGM-së, Mladen Çadikovski, foli për përpjekjet e vazhdueshme të Shoqatës për zgjidhjen sistematike të problemeve me të cilat përballen gazetarët, përfshirë përmirësimin e kushteve të punës, mbrojtjen nga presionet dhe avancimin e standardeve profesionale. Duke iu referuar gjendjes në sektorin mediatik, ai theksoi sfidat që lidhen me pluralizmin mediatik, veçanërisht në kontekstin e përqendrimit të pronësisë, mungesës së diversitetit të përmbajtjeve dhe ndikimit në pavarësinë redaksionale. Në këtë drejtim, Çadikovski theksoi se iniciativa për krijimin e Fondit për Media mbetet një nga prioritetet kryesore të SHGM-së, si mekanizëm për mbështetje dhe stabilizim afatgjatë të sektorit mediatik.

Në fjalën e saj, Leunora Kaliqi nga Këshilli për Etikë në Media të Maqedonisë (KEMM) u ndal te rëndësia e standardeve etike dhe nevoja për përmirësimin e tyre të vazhdueshëm përmes ndryshimeve në Kod. Ajo ndau përvoja nga puna e Komisionit për Ankesa dhe theksoi nevojën për një qasje rajonale në rregullimin e përdorimit të inteligjencës artificiale në media.

Vasko Magleshov, si anëtar i grupit punues, prezantoi ndryshimet konkrete të propozuara në Kod, duke informuar për procesin aktual të konsultimeve dhe për kontributet e gazetarëve nga qendrat e tjera rajonale.

Diskutimi që pasoi tregoi se gazetarët janë të përfshirë aktivisht në proces dhe në masë të madhe pajtohen me ndryshimet e propozuara deri më tani. Po ashtu, u theksua nevoja për mbështetje sistemike për gazetarinë lokale, si dhe për përshtatjen e standardeve profesionale ndaj sfidave bashkëkohore, përfshirë teknologjitë e reja.

Takimi në Kumanovë është pjesë e një procesi më të gjerë konsultativ që SHGM po e zhvillon nëpër qendrat rajonale, me qëllim krijimin e një Kodi më funksional dhe modern, i cili do të forcojë standardet etike dhe besimin në media.

Foto: SHGM

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron qëndrimet e Qeverisë së Zvicrës, Civika Mobilitas apo organizatave që e zbatojnë atë.

Ky lajm u publikua fillimisht në faqen e Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)

Продолжи со читање

  • MENDIMI ANTROPOLOGJIK NË ARSIM

    Shkruan: Ilir Saliu Për ç’arsye ekzistojnë ndërtesat dhe urat që ndërtojnë inxhinierët? Apo programet e koduara nga…

  • Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025

    Овој извештај ја оценува отчетноста и транспарентноста на државната администрација преку набљудување на два аспекта: 1) реактивна транспарентност – слобода на информации и 2) проактивна транспарентност. Првиот аспект го оценува степенот до кој е обезбедена ефективна реактивна транспарентност преку спроведливи права за слободен пристап до информации, институционален надзор, усогласени одговори од страна на органите на […]
    The post Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025 appeared first on EPI.

  • Platforma digjitale EcoPatrol për raportimin e ndotjes tashmë është aktive

    Bashkësia e ekologëve ”Natyra” – Strugë njofton se platforma digjitale EcoPatrol.mk tashmë është aktive dhe e disponueshme për qytetarët në adresën www.ecopatrol.mk. EcoPatrol është një platformë e krijuar për t’u mundësuar qytetarëve të raportojnë në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë raste të ndotjes së mjedisit në komunitetin e tyre.