Konferenca ndërkombëtare me temë “Paratë, mediat dhe zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut”
Kemi kënaqësinë T’ju informojmë se Fondacioni ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES) organizon konferencë ndërkombëtare me temë “Paratë, mediat dhe zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut”, që do të mbahet më 28-29 tetor 2024 në hotelin Holiday Inn, Shkup.
Kjo ngjarje dy-ditore do të sjellë së bashku ekspertë dhe palë të interesuara për të diskutuar gjetjet kryesore të analizës së thellë dhe financimit politik dhe mediave online në Maqedoninë e Veriut, si dhe Raportin e monitorimit mbi internet portalet në periudhën zgjedhore 2024. Sesionet do të mbulojnë tema të shumta, duke përfshirë reklamimin politik të paguar, monitorimin e mediave online, financimin e partive politike, barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale në zgjedhje.
Ju lutemi rezervoni këtë datë për ngjarjen e rëndësishme, ku do të keni mundësi të angazhoheni në diskutim me ekspertë në fushën e mediave, reklamimit të paguar politik, financimit politik, si dhe përfaqësues nga institucionet përkatëse, praktikuesit dhe palët e tjera të interesit.
Konferenca organizohet në kuadër të projektit “Paratë, mediat dhe zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut”, mbështetur nga Zyra për punë të jashtme, Komonuelth dhe zhvillim (FCDO) e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

This post was originally published on this site


![[Aggregator] Downloaded image for imported item #52152](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/FD2A3429-scaled-1-768x512.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51804](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/833241697_1549313317235025_4872257272150207793_n-768x576.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51808](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/825266975_1544017001097990_1917492501596776851_n-768x512.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51794](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/WhatsApp-Image-2026-10-09-at-23.51.48-2-768x1024.jpg)

![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51368](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/09/Краток-документ-за-политики_alb-pdf-1-724x1024-1.webp)