SEMM logo

KEMM apelon për përgjegjësi dhe raportim korrekt rreth zgjedhjeve

SEMM logoMe fillimin e fushatës zgjedhore në Republikën e Maqedonisë, Këshilli për etikë ne media (KEMM) bën thirrje për përgjegjësi të plotë profesionale në gazetari, promovim të procesit participatorë politik dhe qasje të vazhdueshme për publikun në informacione relevante dhe të besueshme.

Me fillimin e fushatës zgjedhore në Republikën e Maqedonisë, Këshilli për etikë ne media (KEMM) bën thirrje për përgjegjësi të plotë profesionale në gazetari, promovim të procesit participatorë politik dhe qasje të vazhdueshme për publikun në informacione relevante dhe të besueshme.

Mediat nuk duhet lejuar të manipulohen nga ana e politikanëve dhe aktorëve të tjerë në procesin politik zgjedhor, pasi që kjo do të ishte në dëm të publikut dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Më shumë se kurrë nevojitet raportim i balancuar dhe korrekt me qëllim që t’i mundësohet publikut ta kuptojë procesin politik dhe të marrë pjesë në të./p>

Presim që mediat të mos nxisin dallimet dhe ndarjet midis njerëzve, port ë bëhen ndërmjetësues dhe platformë për një dialog aktiv, duke u udhëhequr nga parimet e raportimit profesional. Në këtë kontekst, bëjmë thirrje për respektim të përpiktë të Kartës për raportim etik mbi zgjedhjet, të cilën në shkurt të këtij viti e nënshkruan pjesë dërmuese e mediave në vend, dhe e cila në praktikë nuk është respektuar në mënyrë të përpiktë. E njëjta gjë është nënvizuar edhe në Raportin e sivjetshëm të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë, në të cilin, mes tjerash, fuqimisht theksohet nevoja për zhvillimin e kulturës për etikë profesionale në media.

Sërish rikujtojmë dhe bëjmë thirrje për respektim të përpiktë të parimeve të Kartës për raportim etik gjatë zgjedhjeve:

  • vërtetësi dhe objektivitet
  • balancim
  • dallim i qartë midis informacioneve dhe komenteve
  • ndershmëri dhe pavarësi
  • solidaritet profesional midis mediave
  • pavarësi redaktuese dhe integritet profesional
  • respect dhe tolerancë
  • liri dhe përgjegjësi.

Apelojmë deri te të gjitha mediat, e në veçanti anëtarët aktual dhe të ardhshëm të KEMM-it, anëtarësia aktive e të cilëve do të varet pikërisht nga ky përkushtim, që rë respektojnë parimet e Kodeksit të gazetarëve.

Këshilli për etikë ne media të Maqedonisë është grantist institucional i Civika Mobilitas.

Продолжи со читање

  • MENDIMI ANTROPOLOGJIK NË ARSIM

    Shkruan: Ilir Saliu Për ç’arsye ekzistojnë ndërtesat dhe urat që ndërtojnë inxhinierët? Apo programet e koduara nga…

  • Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025

    Овој извештај ја оценува отчетноста и транспарентноста на државната администрација преку набљудување на два аспекта: 1) реактивна транспарентност – слобода на информации и 2) проактивна транспарентност. Првиот аспект го оценува степенот до кој е обезбедена ефективна реактивна транспарентност преку спроведливи права за слободен пристап до информации, институционален надзор, усогласени одговори од страна на органите на […]
    The post Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025 appeared first on EPI.

  • Platforma digjitale EcoPatrol për raportimin e ndotjes tashmë është aktive

    Bashkësia e ekologëve ”Natyra” – Strugë njofton se platforma digjitale EcoPatrol.mk tashmë është aktive dhe e disponueshme për qytetarët në adresën www.ecopatrol.mk. EcoPatrol është një platformë e krijuar për t’u mundësuar qytetarëve të raportojnë në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë raste të ndotjes së mjedisit në komunitetin e tyre.