[Aggregator] Downloaded image for imported item #47766

Filluam me instalimin e instrumenteve për monitorimin e cilësisë së ajrit në rajonin jugperëndimor

Në kuadër të projektit “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor”, i mbështetur nga Qeveria Zvicerane përmes programit Civica Mobilitas, Organizata Ekologjike “Natyra” – Strugë, në partneritet me Grupin e Vëzhguesve “Mirko Mileski” – Kërçovë, ka filluar procesin e vendosjes dhe instalimit të instrumenteve për monitorimin e cilësisë së ajrit në komunat e rajonit jugperëndimor.

Aktivitetet po realizohen në:

  • Strugë
  • Ohër
  • Vevçan
  • Dibër
  • Kërçovë

Në kuadër të projektit do të vendosen instrumente moderne për matjen e parametrave të cilësisë së ajrit, të cilat do të mundësojnë monitorim të vazhdueshëm dhe qasje publike në të dhënat e matura në kohë reale.

Lokacionet e përzgjedhura për vendosjen e instrumenteve janë kryesisht pranë:

  • shkollave,
  • çerdheve,
  • spitaleve,
  • institucioneve publike,
  • si dhe në qendrat e qyteteve dhe komunave.

Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e transparencës dhe informimit publik lidhur me ndotjen e ajrit, si dhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit publik.

Përmes platformës online www.klimerko.org, qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin në çdo moment gjendjen e cilësisë së ajrit në komunat e rajonit jugperëndimor dhe të informohen mbi parametrat e ndotjes së ajrit në kohë reale.

Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një rrjeti qytetar për monitorimin e ajrit, duke kontribuar në përfshirjen e komunitetit, institucioneve dhe qytetarëve në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe krijimin e politikave më të mira për ajër më të pastër.

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Bashkësisë së ekologëve “Natyra” dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Qeverisë Zvicerane, Civika Mobilitas ose organizatave që e zbatojnë atë”

#CHinMK#CivicaMobilitas

Civica MobilitasEmbassy of Switzerland in North MacedoniaИзвиднички одред “Мирко Милески” / Scout group “Mirko Mileski”

Оваа вест изворно е објавена на веб-страната на Здружение на еколози „Натура“

Продолжи со читање