Mali akciski grantovi

U ndanë gjashtë grante të reja vogla për organizatat qytetare

Komisioni për zgjedhje të granteve i vlerësoi konceptet, të cilat organizatat i dërguan në thirrjen për grante të vogla të veprimit të Civika mobilitas (CM-MAK-02) në periudhën prej 01.01.2021 deri më 31.03.2021.

U parashtruan 5 aplikime, prej të cilave gjashtë organizata janë përfituese të granteve të vogla, dhe atë:

  1. Shoqata për zhvillim TË RINJTË PËR INTERES PUBLIK Dibër me projektin Krijimi i kushteve për akses të personave me aftësi të kufizuara trupore në institucionet e nevojshme shtetërore dhe objektet tjera të nevojshme;
  2. Shoqata për mbështetje të grupeve të identifikuara dhe potenciale të cenueshme VIKTIMA – Shkup me projektin Rehabilitimi i grave të burgosura;
  3. Organizata e grave Llozovë me projektin Të drejtat ekonomike-sociale të punëtorëve të tekstilit;
  4. Shoqata për kulturë dhe art AN-BLOK Shkup me projektin Nxitja e përgjegjësisë shoqërore te të rinjtë përmes aktiviteteve vullnetare;
  5. Qendra për kulturë, komunikim dhe edukim të Romëve “SVETLA IDNINA” Koçanë me projektin Mjedisi i shëndetshëm është përgjegjësia jonë – të tregojmë në vepër;
  6. Shoqata Organizata Humanitare El Hilal me projektin Ndërgjegjësimi, nxitja, motivimi dhe perceptimi drejt diversitetit;

Projektet e grantistëve të ri do të realizohen në gjashtë sektorë të ndryshëm, ndërsa kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, personat me aftësi të kufizuara, tolerancën, mjedisin dhe resurset natyrore, sundimin e të drejtës dhe arsimin, shkencën dhe hulumtimin.

Organizatat e përzgjedhura janë nga rajone të ndryshme në R. Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht nga ai i Shkupit, rajoni jugperëndimor, lindor dhe i Vardarit dhe do të veprojnë në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar.

Mbështetja e përgjithshme e Civika mobilitas me këto grante të vogla të veprimit është 1.796.340 denarë.

Продолжи со читање

  • Mbështetje praktike për raportim më të lehtë financiar

    Më 30 prill 2026, në ambientet e Qendrës së Resurseve Civile (QRC) në Shkup, ekipi i Civica Mobilitas mbajti një punëtori për raportim financiar. Punëtoria ishte e dedikuar për përfituesit e granteve partnere nga thirrja CM-PG-2. Gjithsej 19 pjesëmarrës nga të 11 përfituesit e granteve, përfshirë koordinatorë projektesh dhe persona…

  • Kontributi i organizatave të shoqërisë civile në lirinë e medias

    “Formësimi i një të ardhmeje në paqe” është mesazhi global nën të cilin festohet 3 Maji i këtij viti – Dita botërore e lirisë së shtypit, kushtuar rolit të gazetarisë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, proceseve demokratike dhe interesit publik. Dita festohet që nga viti 1993, pas një…

  • Fuqia jonë, planeti ynë: Sektori civil prijës i ndryshimeve

    Çdo vit, 22 prilli na kujton se planeti nuk mbrohet vetëm nga premtimet madhështore, por nga puna e përditshme, vendimet, zgjidhjet praktike dhe komunitetet që e dinë se kanë fuqinë për të bërë një ndryshim. Motoja e Ditës së Tokës e këtij viti, “Fuqia jonë, planeti ynë”, është veçanërisht e…

  • Dita Ndërkombëtare e Romëve përmes prizmit të shoqërisë civile

    Dita Ndërkombëtare e Romëve është një mundësi tjetër për të shqyrtuar progresin e shoqërisë në adresimin e sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë, por është gjithashtu një mundësi për të njohur kontributin e të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për t’i kapërcyer ato. Në këtë proces, organizatat e…

  • Takim me udhëheqësen e Sektorit të Evropës Lindore në SDC

    Më 5 mars ekipi i Civika mobilitas u takua me Severin Done-Dekart (Séverine Donne-Descartes), udhëheqëse e Sektorit të Evropës Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ajo ishte e interesuar për sfidat në shoqërinë civile, si dhe për mundësitë që ofron programi për organizatat e shoqërisë civile në…