Viber image 2025 09 17 12 25 29 111

Sesione informuese për thirrjen për grante për partneritet CM-PG-2

Civica Mobilitas i fton të gjitha shoqatat, fondacionet dhe unionet e interesuara për thirrjen e saposhpallur për grante për partneritet, të marrin pjesë në sesionet informuese që do të mbahen në tre lokacione, sipas këtij orari:

  • Strumicë – më 23 shtator në Europe House (lokacioni), në ora 12:00
  • Tetovë – më 25 shtator në Europe House (lokacioni), në ora 12:00
  • Shkup – më 3 tetor në Qendra e Burimeve për Qytetarët (lokacioni), në ora 12:00

Ekipi i Civica Mobilitas gjatë sesioneve do të informojë më hollësisht për thirrjen, specifikat e saj, për atë se çfarë pritet nga ky tip granti, cilat shpenzime janë të pranueshme dhe çfarë përfshin formulari për aplikim.

Gjatë info-sesioneve do të keni mundësi të bëni pyetje në lidhje me përgatitjen e aplikimeve tuaja. Ekipi i programit do t’u përgjigjet pyetjeve dhe/ose dilemave drejtpërdrejt.

Gjithashtu, pyetjet mund t’i dërgoni edhe në helpdesk@civicamobilitas.mk

Regjistroni pjesëmarrjen tuaj në linkun vijues.

Thirrja për grantet e partneritetit është e hapur deri më 15 tetor 2025.

Продолжи со читање

  • Mbështetje praktike për raportim më të lehtë financiar

    Më 30 prill 2026, në ambientet e Qendrës së Resurseve Qytetare në Shkup, ekipi i Civica Mobilitas mbajti një punëtori për raportim financiar. Punëtoria ishte e dedikuar për përfituesit e granteve partnere nga thirrja CM-PG-2. Gjithsej 19 pjesëmarrës nga11 përfituesit e granteve, përfshirë koordinatorë projektesh dhe persona përgjegjës për financat,…

  • Kontributi i organizatave të shoqërisë civile në lirinë e medias

    “Formësimi i një të ardhmeje në paqe” është mesazhi global nën të cilin festohet 3 Maji i këtij viti – Dita botërore e lirisë së shtypit, kushtuar rolit të gazetarisë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, proceseve demokratike dhe interesit publik. Dita festohet që nga viti 1993, pas një…

  • Fuqia jonë, planeti ynë: Sektori civil prijës i ndryshimeve

    Çdo vit, 22 prilli na kujton se planeti nuk mbrohet vetëm nga premtimet madhështore, por nga puna e përditshme, vendimet, zgjidhjet praktike dhe komunitetet që e dinë se kanë fuqinë për të bërë një ndryshim. Motoja e Ditës së Tokës e këtij viti, “Fuqia jonë, planeti ynë”, është veçanërisht e…