241125729 3607064279519368 8019599365465973541 n

Pesëmbëdhjetë aksione kundër pasojave nga Kovid-19

Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) e publikoi botimin “Përgjigje ndaj nevojave të qytetarëve të prekur nga Kovid-19”, i cili përmban 15 aksione të suksesshme kundër Kovid-19, të kryera nga organizatat qytetare fituese të granteve Ad-hok të programit Civika mobilitas.

Në qendër të arritjeve janë njerëzit: gratë dhe fëmijët viktima të dhunës, punëtorët, studentët me probleme në qasje në arsim, të rinjtë, edukatorët, të varfrit dhe të margjinalizuarit për arsye të ndryshme, etj., të gjithë të prekur rëndë nga pandemia.

Grantet ad-hok ishin një përgjigje e menjëhershme për qytetarët që kishin nevojë për ndihmë gjatë valës së parë të Kovid në vend. Një vit e gjysmë më vonë, lufta kundër Korona virusit po vazhdon ende, por ky publikim me aksione të suksesshme mund të jetë një motiv për veprim pozitiv për çdo organizatë.

Grantet Ad-hok të Civica mobilitas për ballafaqim me pandeminë Kovid-19 u ndanë në prill 2020 në vlerë të përgjithshme prej 1,426,431 denarë.

Продолжи со читање

  • Mbështetje praktike për raportim më të lehtë financiar

    Më 30 prill 2026, në ambientet e Qendrës së Resurseve Civile (QRC) në Shkup, ekipi i Civica Mobilitas mbajti një punëtori për raportim financiar. Punëtoria ishte e dedikuar për përfituesit e granteve partnere nga thirrja CM-PG-2. Gjithsej 19 pjesëmarrës nga të 11 përfituesit e granteve, përfshirë koordinatorë projektesh dhe persona…

  • Kontributi i organizatave të shoqërisë civile në lirinë e medias

    “Formësimi i një të ardhmeje në paqe” është mesazhi global nën të cilin festohet 3 Maji i këtij viti – Dita botërore e lirisë së shtypit, kushtuar rolit të gazetarisë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, proceseve demokratike dhe interesit publik. Dita festohet që nga viti 1993, pas një…

  • Fuqia jonë, planeti ynë: Sektori civil prijës i ndryshimeve

    Çdo vit, 22 prilli na kujton se planeti nuk mbrohet vetëm nga premtimet madhështore, por nga puna e përditshme, vendimet, zgjidhjet praktike dhe komunitetet që e dinë se kanë fuqinë për të bërë një ndryshim. Motoja e Ditës së Tokës e këtij viti, “Fuqia jonë, planeti ynë”, është veçanërisht e…

  • Dita Ndërkombëtare e Romëve përmes prizmit të shoqërisë civile

    Dita Ndërkombëtare e Romëve është një mundësi tjetër për të shqyrtuar progresin e shoqërisë në adresimin e sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë, por është gjithashtu një mundësi për të njohur kontributin e të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për t’i kapërcyer ato. Në këtë proces, organizatat e…

  • Takim me udhëheqësen e Sektorit të Evropës Lindore në SDC

    Më 5 mars ekipi i Civika mobilitas u takua me Severin Done-Dekart (Séverine Donne-Descartes), udhëheqëse e Sektorit të Evropës Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ajo ishte e interesuar për sfidat në shoqërinë civile, si dhe për mundësitë që ofron programi për organizatat e shoqërisë civile në…