Den na gragjanskite organizacii

Njohje interaktive në zemër të Shkupit

Festivali i Civica Mobilitas, i titulluar “Dita e Organizatave të shoqërise civile “, u mbajt në Sheshin Skenderbej dhe në Parkun Ibni Pajko më 14 shtator 2019.

“Sinqerisht shpresoj se ngjarja e sotme do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve dhe rritjen e besimit të qytetarëve në Organizatat e shoqërisë civile,” tha Shkëlqesia e saj Sibyl Sutter Tehada, ambasadore e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë Veriore, në fjalimin e saj përshëndetës në hapjen e evenimentit. Ajo shtoi se prania e qytetarëve “në një numër kaq të madh është një shenjë e qartë se qytetarët po kuptojnë gjithnjë e më shumë se OShC-të janë mënyra më e mirë për ta bërë zërin e tyre më të fuqishëm në luftën e vazhdueshme për të drejtat e tyre.” Përveç ambasadores Suter Tejada, fjalime përshëndetëse kishin edhe znj. Ljubica Janceva, kryetare e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Zahir Bekteshi, kryetar i Këshillit të komunës së Cairit dhe Klimentina Ilijevski, Drejtore ekzekutive e Pablik.

Programi përbëhej nga më shumë se 80 ngjarje të cilat zhvilloheshin paralelisht, si dhe shfaqja nga studio e vallëzimit Eat the Beat, revyja e modës nga 15 studentët nga Dibra që sollën modele të prodhuara nga materiale të ricikluara (nga Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm) dhe Dj Goce SAF dhe Strajk.

Vizitorët patën mundësinë të informohen për OShC-të, arritjet e tyre dhe mundësitë për t’u përfshirë në aktivitete. Programi ishte i pasur dhe i larmishëm.

Në Këndin Kreativ, Koalicioni “SEGA” organizoi punëtori për bërjen e bookmarks (ngjitese për libra nga letra), kështu që të rinjtë shkuan në shtëpi me shenja për libër në forma të ndryshme si dragonjë, zogj, smileys etj. Maqedonia Kreative mbajti një punëtori të quilling, ku pjesëmarrësit mësuan se si të përgatisnin filigranë letre. Gjithashtu, Artelj zhvilloi punëtori për bërje të ponponëve (toptha nga leshi) për pjesëmarrësit më të vegjël, dhe ata përgaditën varëse për celësa, zbukurime për flokë, kafshë, të gjitha këto nga materiale leshi. Narodna Tehnika u tregoi pjesëmarrësve se si të bëjnë modele letre të makinave, aeroplanëve, shtëpive dhe kamionëve.

Këndi Arsimor gjithashtu kishte një program shumë të larmishëm. Biovita nga Kavadarci u mësoi pjesëmarrësve për rëndësinë e prodhimit organik, si dhe ndryshimet midis prodhimit organik, vendas dhe prodhimeve GMO. Punëtoria u mbajt nga prodhuesit organikë të rrushit, prodhuesit të verës së rrushit organik, bletarët, etj. “Të rinjtë munden” zhvilluan kuiz me më shumë se 20 pjesëmarrës të cilët iu përgjigjën pyetjeve të ndryshme mbi tema si gjeografia, ushqimi, sporti dhe filmat. Fituesit u shpërblyen me libra. SCOOP prezantoi hulumtim të video tregimeve si prezantim të arritjeve të tyre.

Në këndin e të rinjve, Qendra Gestalt Mladen Kostic “Aspekti” mbajti trajnim përmes të cilit i mësuan pjesëmarrësit se si t’ju përshtaten ndryshimeve në jetë. Në mënyrë të ngjashme, SOS Fshati i Fëmijëve kishte trajnime se si të përballojnë humbjen përmes lojërave simbolike me penjë. “Multikultura” nga Tetova mbajti punëtori krijuese me kuizin “Vingo” në të cilin pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetjeve nga shoqëria civile.

Nga ana tjetër, organizatat e shoqërisë civile në parkun Ibni Pajko organizuan një numër të madh aktivitetesh si kuize, punëtori për mirëmbajtje biçikletash, artizanate dhe punëdore, lojëra për alpinistë të rinjë dhe skautë, ekspozitë të bluzave, monopoli mjedisor, ndihma e parë, mbjellje e drunjëve, testim i HIV-it etj.

Më shumë se 1000 njerëz morrën pjesë në festival. Për një pjesë të tyre kjo ishte mundësi e veçantë për të komunikuar me organizatat e shoqërisë civile, për ti ndarë mendimet dhe idetë e tyre, madje mundësi edhe të përfshihen në ndonjë nismë. Për ata që janë në sektorin e shoqërisë civile, ky ishte një shans i mirë për të rrjetëzuar dhe gjetur partnerë potencial. Organizatat pjesëmarrëse shprehen kënaqësi pasi evenimenti i ndihmoi të rrisin dukshmërinë e tyre, ndërsa disa madje mobilizuan anëtarë të rinj në vendngjarje.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…