Graganska vklucenost 2024

Angazhimi qytetar në Maqedoni

Hulumtimi Angazhimi qytetar 2024zbulon gjetje të rëndësishme lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në forma të ndryshme të shoqërimit, aktivitete politike jopartiake dhe vullnetarizëm, si dhe arsyet e (mos)përfshirjes dhe motivimin për angazhim qytetar. Pothuajse gjysma e qytetarëve (46.8%) nuk e dinë se cilat forma të shoqërimit do të kontribuonin në nevojat e tyre. Nga ata që u përgjigjën pozitivisht, më të shumtët (23.1%) janëqytetarë që besojnë se kishat dhe bashkësitë fetare janë forma e shoqërimit që kontribuon në mbështetjen e nevojave të tyre. Në të kundërt, partitë politike zgjidhen më rrallë nga të anketuarit (5.3%).

Sa i përket aktiviteteve politike jopartiake, qytetarët më shpesh praktikonin nënshkrimin e një peticioni dhe pjesëmarrjen në një protestë paqësore (21.1% dhe 24.8%). Krahasuar me vitin 2021, ka një rritje në këto dy aktivitete prej 15.0%,  përkatësisht 14.1%. Fatkeqësisht, numri i atyre që nuk do të merrnin pjesë kurrë në aktivitete të tilla është rritur gjithashtu, dhe dallimet janë midis 6.4 dhe 24.5 pikë përqindjeje. Një lajm tjetër i keq është rënia e pjesëmarrësve potencialë, d.m.th. atyre që nuk morën pjesë, por do ta bënin këtë në të ardhmen. Uljet ndryshojnë nga 17.9 në 24.2 pikë përqindjeje. Demografikisht, ndryshimet sipas moshës janë më të theksuara, të rinjtë (18-29 vjeç) janë më të përgatitur për të marrë pjesë, ndërsa me rritjen e moshës, përqindja e atyre që nuk do të merrnin pjesë fare rritet gjithashtu.

Arsyet personale, pra mungesa e interesit ose gatishmërisë për të marrë pjesë, janë arsyet më të zakonshme për 46.8% të të anketuarve që nuk marrin pjesë në aktivitete politike jopartiake. Arsyeja e dytë më e përmendur është të qenit shumë i zënë (25.3%) dhe e treta është mungesa e informacionit (10.3%). Arsyet personale mbizotërojnë tek të anketuarit më të vjetër, veçanërisht ata mbi 65 vjeç (55.9%), ndërsa tek të rinjtë (18–29 vjeç) është të qenit shumë i zënë (28.9%) ose mungesa e informacionit (10.2%).

Anëtarësimi në organizatat e shoqërisë civile është në një nivel jashtëzakonisht të ulët, me vetëm 4.2% të të anketuarve që deklarojnë se janë anëtarë të një organizate të shoqërisë civile. Arsyet e mos anëtarësimit për rreth një të tretën e të anketuarve (33.8%) ishin personale (mungesë interesi ose refuzim për t’u anëtarësuar), ndërsa puna e tepërt dhe mungesa e informacionit u përmendën përkatësisht nga 24.5% dhe 7.9% e të anketuarve.

Qytetarët janë më të gatshëm të bëjnë vullnetarizëm në organizata sociale dhe humanitare. Një total prej 30.1% e të anketuarve deklaruan se tashmë kanë bërë vullnetarizëm ose do të donin të bënin vullnetarizëm në organizata të tilla. Ekziston gjithashtu një gatishmëri për t’u përfshirë në organizata mjedisore (26.5%) dhe organizata kulturore dhe arsimore (23.3%).

Hulumtimi u krye me një anketë në terren në një mostër reprezantative kombëtare prej 1000 të anketuarish, duke përfshirë popullsinë mbi 18 vjeç, dhe kriteret për përfaqësim përfshinin gjininë, përkatësinë etnike, moshën, vendbanimin dhe rajonet. Të dhënat u përpunuan me frekuencë dhe përqindje të përgjigjeve, me një nivel besimi prej 95% dhe një gabim prej +/- 3%. Anketa u krye në periudhën nga 20 prilli deri më 25 maj 2024, dhe anketa u krye për MCMS-në nga M-Prospekt.

Продолжи со читање

  • Mbështetje praktike për raportim më të lehtë financiar

    Më 30 prill 2026, në ambientet e Qendrës së Resurseve Civile (QRC) në Shkup, ekipi i Civica Mobilitas mbajti një punëtori për raportim financiar. Punëtoria ishte e dedikuar për përfituesit e granteve partnere nga thirrja CM-PG-2. Gjithsej 19 pjesëmarrës nga të 11 përfituesit e granteve, përfshirë koordinatorë projektesh dhe persona…

  • Kontributi i organizatave të shoqërisë civile në lirinë e medias

    “Formësimi i një të ardhmeje në paqe” është mesazhi global nën të cilin festohet 3 Maji i këtij viti – Dita botërore e lirisë së shtypit, kushtuar rolit të gazetarisë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, proceseve demokratike dhe interesit publik. Dita festohet që nga viti 1993, pas një…

  • Fuqia jonë, planeti ynë: Sektori civil prijës i ndryshimeve

    Çdo vit, 22 prilli na kujton se planeti nuk mbrohet vetëm nga premtimet madhështore, por nga puna e përditshme, vendimet, zgjidhjet praktike dhe komunitetet që e dinë se kanë fuqinë për të bërë një ndryshim. Motoja e Ditës së Tokës e këtij viti, “Fuqia jonë, planeti ynë”, është veçanërisht e…

  • Dita Ndërkombëtare e Romëve përmes prizmit të shoqërisë civile

    Dita Ndërkombëtare e Romëve është një mundësi tjetër për të shqyrtuar progresin e shoqërisë në adresimin e sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë, por është gjithashtu një mundësi për të njohur kontributin e të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për t’i kapërcyer ato. Në këtë proces, organizatat e…

  • Takim me udhëheqësen e Sektorit të Evropës Lindore në SDC

    Më 5 mars ekipi i Civika mobilitas u takua me Severin Done-Dekart (Séverine Donne-Descartes), udhëheqëse e Sektorit të Evropës Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ajo ishte e interesuar për sfidat në shoqërinë civile, si dhe për mundësitë që ofron programi për organizatat e shoqërisë civile në…