Shoqata e punëtorëve social të Qytetit të Shkupit
Buxheti i përgjithshëm: 1.798.950 denarë
Kohëzgjatja: 1.6.2019-31.8.2020
Partner
– Shoqata e klubeve të alkoolistëve të mjekuar të Republikës së Maqedonisë
Konstituentët
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut me fokus të veçantë të autoriteteve lokale të tetë komunave.
Për projektin e mbështetur nga Civika mobilitas
MOS VË BAST ME JETËN
Pse është i nevojshëm aksioni
Në Maqedoninë e Veriut fenomeni i “bastit në bastore” është i shpërndarë anembanë. Sipas analizës së bërë nga Asociacioni i bastoreve sportive në vend në vitin 2013, 46$ të qytetarëve ose 61% të meshkujve vënë bast. Pothuaj tre të katërtat e bastvënësve kanë të ardhura mesatare. Të rinjtë, e veçanërisht gjinia mashkullore e popullatës është më e infektuar me fenomenin e quajtur bast sportiv. Për dallim nga vendet më të zhvilluara ku pokeri dhe lojërat e fatit kuptohen si zbavitje, n[ vendet me standard të ulët jetësor bixhozi kuptohet edhe si varësi e rrezikshme, që duhet të mjekohet. Varësia nga lojërat e fatit paraqet ngarkesë e shoqërisë për shkak të statusit të vet të çrregulluar ekonomik, por ky problem drejtpërdrejtë e prek edhe familjen e tij. Problemet e varësisë transferohen edhe te shprehitë e tij të punës dhe e sjell ekzistencën e tij në pyetje. Varësia nga lojërat e fatit është problem global që në Maqedoni nuk është trajtuar në mënyrë adekuate. Numrat flasin se bastet dhe lojërat e fatit janë problem i hidhur dhe në qytetet e vogla ku burimet e zbavitjes janë të kufizuara.
QËLLIMET DHE REZULTATET
Qëllimi i përgjithshëm – Zvogëlimi i numrit të personave të varur nga bastet sportive dhe lojërat tjera të fatit me fokus të veçantë të parandalimit te të rinjtë përmes ngritjes së vetëdijes për problemin dhe involvimin e shoqërisë civile.
Qëllimi specifik – Ndërtimi i infrastrukturës, kuadrit profesional dhe fushatës mediatike për parandalim, ndihma e drejtpërdrejtë dhe integrimi n[ shoqëri të personave të varur nga bastet sportive, klubet me automate dhe bixhozi.
Rezultatet
- 4.000 nxënës të anketuar në shkollat e mesme në tetë qytete;
- Angazhimi i rritur i komuniteteve lokale në bashkëpunim me shoqërinë civile;
- Fushatë e realizuar në drejtim të ngritjes së vetëdijes për parandalimin dhe ndihmë personave të varur nga lojërat e fatit;
- Profesionistë të trajnuar për zbatimin e punëtorive edukative vullnetare në shkolla për parandalimin e
Aktivitetet
- Hulumtim anketues në shkollat e mesme.
- Forume për parandalim dhe ndihmë personave të varur nga bixhozi.
- Zbatimi dhe përgatitja e fushatës mediatike.
- Punëtori edukative vullnetare dhe këshillimore.