|

Shoqata e qytetarëve “NEKSUS Koncep qytetar”, Shkup

Në partneritet me Shoqata për zhvillim dhe aktivizëm AKVA Strugë dhe Shoqata për aktivizëm qytetar dhe nxitjen e përgjegjësisë shoqërore HORIZOB CIVITAS Shkup

Buxheti i përgjithshëm: 2.593.579 denarë

Kohëzgjatja: 16 muaj

KONSTITUENTËT

Gjimnazistët (gjithsej 50 nxënës) të moshës prej 15-18 vjeç nga Struga dhe Shkupi (Çair, Butel dhe Gazi Babë).

PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS

MULTIKULTURALIZMI DHE RADIKALIZIMI: Qasje të reja drejt problemeve të vjetra

PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI

Në një mënyrë inovative edukative dhe argëtuese për t’ua prezantuar të rinjve vlerat e ndryshme kulturore (jo vetëm të kulturës së tyre por edhe të kulturave të tjera) dhe përmes praktikimit të aftësive, respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë për të fituar njohuri në lidhje me karakterin multikulturor të shoqërisë sonë.

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm:

Fuqizimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe parandalimi i radikalizimit duke krijuar një sistem të të mësuarit nga moshatarët, duke përdorur mjete krijuese, analiza dhe fushata.

Qëllimet specifike:

  • Fuqizimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe parandalimi i radikalizimit duke krijuar një sistem të të mësuarit nga moshatarët dhe duke përdorur mjete krijuese për të adresuar problemet dhe sfidat e të rinjve në komunitet;
  • Analiza e gjendjes së fushave sportive dhe krijimi i një baze për punë të mëtejshme me tifozët si bazë për parandalimin e dhunës në terren;
  • Analiza e pasojave të COVID-19 në marrëdhëniet ndëretnike midis të rinjve dhe mënyrat e sanimit të dëmeve dhe informimi i publikut për gjetjet e fituara;
  • Krijimi i materialit dokumentar mbi specifikat e zbatimit të aktiviteteve që mbulojnë tema të ndjeshme siç janë marrëdhëniet ndëretnike dhe radikalizmi midis të rinjve;

REZULTATET

Cikli MULTIKULTURALIZMI

  • 10 nxënës të shkollave të mesme të moshës 15-18 vjeç të trajnuar në fushat e mëposhtme: multikulturalizëm, përdorimi i mjeteve krijuese (fotografi, teatër, aktivizëm digjital, mbishkrime, klishe, etj.), adresimi i problemit në komunitet dhe transferimi i njohurive dhe përvojës së tyre te një grup i ri moshatarësh;
  • Një aksion i ndërmarrë në komunitet përmes veglave krijuese dhe një problem i adresuar.

Cikli PARANDALIMI NGA RADIKALIZIMI

  • Program i përgatitur i trajnimit dhe këshillimit për të rinjtë dhe radikalizimi që shpie në dhunë;
  • 10 nxënës të shkollave të mesme të moshës 15-18 vjeç të trajnuar në fushat e mëposhtme: radikalizimi dhe përdorimi i mjeteve krijuese (fotografi, teatër, aktivizëm digjital, mbishkrime, klishe, etj.);
  • Punëtori të veglave krijuese;
  • Një aksion i zbatuar në komunitet përmes veglave krijuese dhe probleme të adresuara;
  • Një hulumtim i zbatuar për të identifikuar faktorët që ndikojnë në dhunën në fushat sportive;
  • Një analizë e zbatuar për pasojat e krizës me COVID në marrëdhëniet ndëretnike;
  • Video material i dokumentuar i përgatitur mbi procesin e zbatimit të projektit dhe rezultatet e aktiviteteve.

AKTIVITETET

Cikli MULTIKULTURALIZMI

  • Punëtori për multikulturalizëm dhe veglat krijuese
  • Aksion në komunitet
  • Trajnim për trajnues dhe mentorë

Cikli RADIKALIZIMI

  • Përgatitja e programit të trajnimit dhe mentorimit për të rinjtë për parandalimin e radikalizimit që shpie në forma të ndryshme të dhunës;
  • Punëtori për parandalimin e radikalizimit dhe veglat krijuese;
  • Aksioni në komunitetit;
  • Trajnim për trajnues dhe mentorë;
  • Hulumtim për të identifikuar faktorët që ndikojnë në dhunë në fushat sportive;
  • Analizë – pasojat e krizës COVID në jetën multikulturore;
  • Video material i dokumentuar nga aktivitetet.

Ueb faqja

Продолжи со читање

  • Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike (CPIA)

    Buxheti total: 2,999,953 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Barazia gjinore Partnerë: Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj (MYLA) Përbërësit: Gjykatës, prokurorë publikë dhe juristë nga shërbimet profesionale; të rinj dhe studentë të drejtësisë; aktivistë të rinj dhe juristë të ardhshëm; organizata të shoqërisë civile;…

  • Hapni Dritaret

    Buxheti total: 2,998,600 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Përfshirja digjitale dhe qeverisja e mirë Partnerë: Shoqata për avancimin e aktivizmit rinor ZETA Përbërësit: Të rinj; persona me aftësi të kufizuara; qytetarë me qasje të kufizuar në shërbimet digjitale; organizata të shoqërisë civile; institucione lokale…

  • RESIS – Shkup

    Buxheti total: 3,000,000 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Mjedis mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile Partnerë: Këshilli për etikë në media në Maqedoni – SEMM Përbërësit: Organizata të shoqërisë civile dhe grupe joformale që punojnë në tema të lidhura me zhvillimin shoqëror dhe politikat…

  • Youth Can – Shkup

    Buxheti total: 2,987,080 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Kohezioni social Partnerë: Shoqata e qytetarëve Supportko Koçan Përbërësit: Të rinj, organizata rinore dhe grupe joformale rinore; komunitete lokale ku veprojnë të rinjtë; dhe qytetarë të prekur nga temat e kohezionit social. Për projektin e mbështetur…

  • Aleanca Rinore – Krushevë

    Buxheti total: 2,999,227 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Avancimi i transformimit digjital Partnerë: Shoqata QENDRA PËR DIALOG NDËRKULTUROR Kumanovë (CID) Instituti për zhvillimin e komunitetit – Tetovë (IZHK Tetovë) Përbërësit: Të rinj nga Krusheva dhe komunat e synuara; qytetarë nga komunitetet lokale; organizata të…

  • Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup

    Buxheti total: 2,962,939 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Lufta kundër korrupsionit dhe gazetaria hulumtuese Partnerë: Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike – Shkup (ISHPJ) Përbërësit: Qytetarë nga komunat e synuara; komunitete lokale; organizata të shoqërisë civile; gazetarë…