Buxheti i përgjithshëm: 1.797.189 denarë

Kohëzgjatja: 01.06.2017 – 31.08.2018

Partner

Shoqata për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara JETË AKTIVE Tetovë

Konstituentët

Grupet qëllimore të këtij projekti janë organizatat e personave me handikap (OPH) dhe vetëqeverisja lokale në regjionin Verilindor dhe të Pollogut.

 

Për projektin e mbështetur nga Civika mobilitas

Politikat regjionale për handikap

 

Pse është i nevojshëm aksioni

Personat me handikap, si dhe OPH në nivel lokal ballafaqohen me sfida të aspektit të mos posedimit të njohurive adekuate dhe njohje për krijimin participativ të politikave në bashkësi dhe nuk e njohin rolin e tyre sa duhet, në pëlqim me nenin 29 nga Konventa për të drejtat e personave me handikap (KDPH). Nga ana tjetër, pushtetet lokale në regjionin Verilindor dhe të Pollogut, në përgjithësi nuk kanë kurrfarë strategjie për bashkëpunim me OPH dhe mekanizma për inkuadrimin e personave me handikap, e as dokumente strategjike dhe politika që t’i adresojnë çështjet me rëndësi për personat me handikap. Po ashtu politikat e tyre nuk janë harmonizuar me Konventën, që sjell deri te vetë veprimet në nivel lokal të mos jenë të kapshme dhe të kenë qasje për personat me handikap.

 

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm – Avancimi dhe harmonizimi i politikave regjionale në regjionin Verilindor dhe të Pollogut me Konventën për të drejtat e personave me handikap (KDPH).

Qëllimi specifik – Parashtrimi i iniciativave për harmonizimin e politikave regjionale me KDPH dhe promovimin e pjesëmarrjes së organizatave të personave me handikap (OPH) në krijimin dhe vendimmarrjen në nivel lokal dhe regjional.

Rezultatet

  • Iniciativa të parashtruara dhe rekomandime për avancimin e politikave regjionale në regjionin Verilindor dhe të Pollogut me KDPH;
  • Kapacitete të fuqizuara të 15 organizatave të personave me handikap për pjesëmarrje të këtyre personave në pëlqim me nenin 29 të KDPH;
  • Vetëdija e ngritur te aktorët në dy regjionet për nevojën e aplikimit të KDPH.

Aktivitetet

  1. Shqyrtimi i gjendjes në terren dhe analiza e politikave në dy regjionet;
  2. Përgatitja dhe shtypi i publikimit në 1000 kopje;
  3. Fuqizimi i kapaciteteve të aktorëve publik për nevojën nga harmonizimi i politikave të tyre me KDPH;
  4. Fuqizimi i kapaciteteve të organizatave të personave me handikap për pjesëmarrje në jetën publike dhe politike;
  5. Shtypi i etiketave dhe shënimi i 100 objekteve (publike dhe private) në dy regjionet me etiketa për qasje dhe dinjitet;
  6. Prodhimi dhe emetimi i filmit dokumentar.