Buxheti i përgjithshëm: 1.797.865 denarë

Kohëzgjatja: 1.6.2019-31.8.2020

Konstituentët

Si shfrytëzues të drejtpërdrejtë do të përfshihen gazetaret e reja dhe studentet e gazetarisë. Si shfrytëzues indirekt do të jenë organizatat qytetare, mediat dhe opinioni i gjerë.

Për projektin e mbështetur nga Civika mobilitas

“Gratë gazetare për shoqëri të fuqishme civile”

Pse është i nevojshëm aksioni

Gratë gazetare edhe pse e përbëjnë pjesën më të madhe të fuqisë së punës në media, megjithatë gjenden në nivel sekondar dhe të margjinalizuara në strukturat drejtuese. Analiza e fundit e SPPM, tregoi se mediat i posedojnë dhe drejtojnë kryesisht meshkujt. Gratë gazetare nuk e kanë pozitën në media të cilën e meritojnë – t’i udhëheqin në mënyrë të barabartë, drejtojnë, të vendosin për vendime të rëndësishme për përmbajtjet mediatike. Situata e këtillë gjithsesi shpie drejt sensibilitetit të ulët të përgjithshëm në përmbajtjet mediatike për temat lidhur me çështjet gjinore, grupet e margjinalizuara, të drejtat e njeriut etj. Temat në të cilat punojnë organizatat qytetare, shpesh janë tërësisht të margjinalizuara dhe nuk janë të përfaqësuara në mediat e njohura (mainstream). Në mediat ka më pak e më pak gazetarë(e) të rinj(reja) të cilët janë arsimuar dhe trajnuar në mënyrë adekuate që të ballafaqohen me sfidat e gazetarisë moderne të shekullit 21. Krahasimi i numrave nga fakultetet e gazetarisë tregon trend të rënies edhe pesë deri në gjashtë herë më pak studentë të regjistruar në gazetari se sa para 10 viteve.  Pothuaj në mediat edhe nuk ka përmbajtje multimediale, gazetari mobile, përdorimi i veglave moderne dhe moderne digjitale, hulumtime, analiza serioze, praktika të trendëve digjital të cilat përdoren në vendet tjera.

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm: Nxitja e angazhimit aktiv qytetar në iniciativat qytetare përmes promovimit të gazetarisë profesionale dhe përmirësimi i gjendjes me gratë gazetare në Maqedoni.

Qëllimi specifik: Nxitja e interesimit te të rinjtë dhe opinioni për temat të cilat janë të margjinalizuara në media, ndërsa janë të rëndësishme për shoqërinë civile përmes fuqizimit të kapaciteteve të 20 gazetareve të reja dhe studenteve nga gazetaria në sferën e gazetarisë multimediale dhe mobile.

Rezultatet

  • Program mësimor i dizajnuar për gazetaret e reja;
  • Kapacitete të fuqizuara të gazetareve;
  • 20 deri 30 prodhime mediatike të përgatitura;
  • Kapacitete të fuqizuara të 20 gazetareve të reja për multimedia;
  • 20-30 produkte mediatike multimediale të përgatitura;
  • 10 video rrëfime mobile lokale të përgatitura nga gratë gazetaret lokale;
  • Shtatë diskutime publike të realizuara në nivel lokal;
  • Rekrutimi i 16 vullnetarëve të ri në nivel lokal;
  • 15 memorandume të nënshkruara për bashkëpunim me organizatat qytetare dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.;
  • Opinioni i gjerë i njoftuar me rezultatet e projektit.

Aktivitetet

  • Takime me trajnuesit dhe bashkëpunëtorët;
  • Organizimi i trajnimit treditor për gratë gazetare;
  • Mentorim i përgatitjes së koncepteve konkrete mediatike;
  • Organizimi i trajnimit treditor për përgatitjen e përmbajtjeve mediatike multimediale;
  • Mentorim i përgatitjes së përmbajtjeve multimediale;
  • Shpallja e konkursit për gratë gazetare në nivel lokal për përgatitjen e rrëfimit mobil;
  • Organizimi i Karvanit medial femëror në shtatë qytete;
  • Nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim mes Qeverisë së RMV dhe organizatave qytetare;
  • Organizimi i evenimentit publik në Shkup.