Shoqata Asociacioni për iniciativa demokratike
Buxheti i përgjithshëm: 1.800.000 denarë
Kohëzgjatja: 01.06.2019 – 30.09.2020
Konstituentët
Organizatat qytetare dhe grupet joformale, institucionet lokale, pushteti lokal dhe mediat nga Komuna e Gostivarit, Tetova, Bërvenica dhe Vrapçishti.
Për projektin e mbështetur nga Civika mobilitas
“Rrjetet lokale për multikulturalizëm”
Pse është i nevojshëm aksioni
Edhe krahas aksioneve të shumta të zbatuara në rajonin e Pollogut, të cilat kishin për qëllim që të përmirësohet bashkëjetesa ndëretnike, sot akoma kemi botë të polarizuar në bazë etnike, Komisione jo funksionale për marrëdhënie mes bashkësive (KMMB) pa mbështetje të pushtetit lokal, shkolla të ndara, distancë sociale dhe veprim turbulent të OQ rreh kësaj çështjeje. Palë kryesore dhe e pashmangshme e prekur në botën demokratike është inkuadrimi i OQ në proceset e planifikimit dhe zbatimit të politikave lokale.
QËLLIMET DHE REZULTATET
Qëllimi i përgjithshëm: Kontekst i përmirësuar multikulturor lokal dhe regjional i përfaqësuar nga rrjetet ndër sektoriale të iniciuara nga organizatat qytetare të fuqishme lokale.
Qëllimet specifike:
- Evaluimi i politikave lokale dhe iniciativave të cilat janë në drejtim të përmirësimit të bashkëjetesës multikulturore në katër pilot komunat;
- Bashkëpunim i përmirësuar horizontal mes aktorëve të ndryshëm kryesor në nivel lokal dhe regjional për integrim multietnik;.
Rezultatet
- Indeks i krijuar i multikulturalizmit i përbërë nga indikatorët të aplikueshëm për të gjitha komunat;
- Anë pozitive dhe negative të identifikuara të aktorëve të ndryshëm lokal, të cilët kanë për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike;
- Diskutim i nxitur ndër komunal për gjendjet me multikulturalizmin;
- Të krijuara katër rrjete funksionale të përbëra nga aktorët të ndryshëm lokal të cilët kontribuojnë drejt multikulturalizmit të avancuar;
- Aleancë multi sektoriale ndër komunale e iniciuar, që do të angazhohet për bashkëpunim të rritur ndërkulturor regjional.
Aktivitetet
- Indeksi i multikulturalizmit;
- Formimi i rrjeteve lokale për avokim të politikave multikulturore;
- Politika vizionare lokale integruese – inicimi i aleancës ndër komunale për multikulturalizëm integrues;
- Punëtori lokale për avokim të bazuar në gjetjet nga Indeksi;
- Aksione për avokim të rrjeteve lokale para autoriteteve lokale;
- Aktivitete promovuese.