Buxheti i përgjithshëm: 1.798.800 denarë

Kohëzgjatja: 01.06.2019 – 31.05.2020

Konstituentët

Organizatat e shoqërisë civile, rrjetet dhe mekanizmat për mbështetje; institucionet e pushtetit lokal, grupet dhe komisionet punuese lokale dhe kombëtare; mediat; aktorët tjerë shtetëror (afaristët, shoqatat afariste, sindikatat) dhe qytetarët/et.

 

Për projektin e mbështetur nga Civika mobilitas

OQ – promovues të dialogut, aksionit, krijimit të politikave lokale

Pse është i nevojshëm aksioni

Ligji për mundësi të barabarta dhe makineria gjinore në nivel lokal funksionon shumë pak. Institucionet lokale nuk kanë njohuri të mjaftueshme, përvoja, informata e as kapacitete për punën, e cila duhet të realizohet dhe obligimet ligjore të cilat i kanë. Kjo u dëshmua edhe me përfundimet e Komisionit parlamentar për mundësi të barabarta, të mbajtur më 13 mars 2019 me koordinatorët dhe kryetarët e Komisioneve të njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL) në nivel kombëtar. Një nga problemet  më të mëdha është pozita e pavolitshme dhe jo aktiviteti i gruas në tregun e punës, veçanërisht të grave nga mjediset rurale, gratë viktima të dhunës gjinore dhe familjare dhe grupet e tjera të margjinalizuara të grave.

 

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm: Forcimi i dialogut dhe partneritetit mes njësive të vetëqeverisjes lokale dhe organizatave qytetare lokale përmes vendosjes së sistemit më mirë të strukturuar dhe pjesëmarrës në proceset sensitive gjinore në krijimin e politikave.

Qëllimet specifike:

  • Fuqizimi i kapaciteteve të OQ lokale dhe përfaqësuesve të NJVL për krijimin e politikave publike gjinore me përgjegjësi dhe buxheteve;
  • Avancimi i bashkëpunimit ndër sektorial dhe koordinimi mes NJVL, OQ dhe palët tjera të prekura në procesin e planifikimit dhe zbatimin e politikave efektive dhe aksioneve publike në bashkësi;
  • Rritja e pjesëmarrjes aktive të organizatave qytetare në krijimin e politikave dhe vendimmarrjet.

Rezultatet

  • Kapacitete të fuqizuara për krijimin e politikave sensitive gjinore të OQ dhe NJVL – bashkëpunimi i përmirësuar dhe mbështetje e ndërsjellë;
  • OQ janë më aktive, ndërlidhen dhe formojnë lobi rrjet ndër sektorial, e promovojnë pjesëmarrjen qytetare, ngrenë iniciativa;
  • Agjenda politike e strukturës ndër sektoriale të vetë organizuar të OQ është e pranuar/e miratuar nga pushteti lokal;
  • Propozim planet për veprim janë miratuar dhe buxhetuar nga ana e këshillave komunale.

Aktivitetet

  1. Zbatimi i dy hulumtimeve në fushë (nga një në Tearcë dhe në Probishtip);
  2. Organizimi i dy trajnimeve për ndërtimin e kapaciteteve dhe strukturave të organizatave qytetare dhe NJVL;
  3. Organizimi i takimeve konsultative për formimin e platformës së përbërë prej organizatave qytetare, NJVL dhe palëve tjera të prekura;
  4. Organizimi i punëtorive për krijimin e Strategjisë për forcim ekonomik të grave në komuna dhe plani njëvjeçar i veprimit;
  5. Publikimi i dy planeve strategjike dhe dy të veprimit;
  6. Realizimi i katër aksioneve në bashkësi/forume;
  7. Organizimi i fushatës për promovimin e projektit dhe rezultatet nga projekti;
  8. Prezantim në media.