Instituti për shkenca shoqërore dhe humaniste – Shkup

Buxheti i përgjithshëm: 1.794.180 denarë

Kohëzgjatja: 01.06.2019 – 30.11.2020

Konstituentët

Në projekt do të marrin pjesë më së paku nga katër përfaqësues të pesë partive politike parlamentare dhe jashtë parlamentit, mes të cilëve të rinjtë dhe anëtaret e organizatave të grave nga katër regjione: i Shkupit, i Pollogut, Juglindor dhe Jugperëndimor, Do të inkuadrohen anëtarë të partive, dukshmëria e të cilëve është e rëndësishme, të cilët nuk janë funksionarë dhe lirisht mund të diskutojnë pa frikë për karrierën e tyre, pastaj të rinjtë të cilët më pak janë të ngarkuar me paragjykime dhe anëtare të organizatave të grave të partive dhe nëngrupeve tjera nga partitë politike, për të cilët mendojmë se janë më të përgatitur për lojën e rolit të “ndërtues të urave” të komunikimit e anën e kundërt.

 

Për projektin e mbështetur nga Civika mobilitas

“Normalizimi shoqëror: forcimi i dialogut politik dhe depolarizimi i diskursit publik”

Pse është i nevojshëm aksioni

Pas përfundimit të krizës politike në periudhën 2015-2017 shteti u ballafaqua me sfidën që t’i lirojë institucionet nga “shteti i kapur”, gjegjësisht lirimi nga sundimi autoritativ i partive politike të cilët e përbëjnë pushtetin ekzekutiv, i cili ka fuqi mbi pushtetin ligjdhënës dhe gjyqësor. Po ashtu, kriza politike shkaktoi polarizim të fuqishëm në shoqëri, që krijoi kërcënim shtesë për vendosjen e procesit reformues. Dhe më e rëndësishmja, studimet në fushën e komunikimeve dhe analizave diskursive të udhëheqjes politike dhe stilet e udhëheqjes dhe ndërtimit të politikave, tregojnë se polarizimi është vegla kryesore e ruajtjes së stilit populist dhe “jo liberal” (autoritativ) të sundimit.

Prandaj propozimi për depolarizim do të fokusohet në përmirësimin e dialogut politik mes partive politike të konfrontuara dhe forcimi i aleancave mbipartiake në krijimin e politikave. Po ashtu, fokusi ka të bëjë me depolarizimin e diskurseve në shoqërinë civile dhe mediat si përfaqësues i rëndësishëm i opinionit dhe proceseve shoqërore.

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm: Kontribut drejt depolarizimit të shoqërisë përmes ndryshimit të praktikave diskursive të antagonizmit politik dhe dialog mes aktorëve kryesor shoqëror.

Qëllimi specifik: Ndërtimi i modelit për depolarizim përmes dialogut dhe nxitja e aleancave mbipartiake në krijimin e politikave me inkuadrimin e partive politike parlamentare dhe jashtë parlamentare, organizatave qytetare, mediave dhe aktorëve tjerë shoqëror.

Rezultatet

  • Ngritja e vetëdijes për domosdoshmërinë e depolarizimit si kusht për arritjen e reformave thelbësore në pëlqim me “Bluprintin”, Prioritete urgjente reformuese dhe rekomandime të grupit ekspert i udhëhequr nga Rajnhard Pribe;
  • Dialog mes aktorëve relevant shoqëror dhe promovimi i modelit për depolarizim;
  • Formimi i rrjetit joformal me disa organizata qytetare të cilat në dialog me opinionin politik dhe përfaqësuesit lokal (por edhe kombëtar) të mediave për prezantimin e prioriteteve dhe qëllimeve praktike në avokimin e politikave me interes mbipartiak dhe rreth të cilëve do të mobilizohen përfaqësues të partive politike dhe nëse është e mundur, përfaqësues të pushtetit dhe opozitës në parlament.

Aktivitetet

  1. Analiza e praktikave polarizuese diskursive;
  2. Punëtori për depolarizim të diskursit publik;
  3. Publikim për modelin e depolarizimit;
  4. Seri e diskutimeve publike;
  5. Formimi i aleancës mbipartiake.

Продолжи со читање

  • SHOQATA EKOLOGJIKE ZDRAVEC 2002

    Në partneritet me Shoqatën ZËRI I BARAZISË dhe Shoqatën e pensionistëve të Makedonska Kamenicë Buxheti i përgjithshëm: 2.599.400 denarë Kohëzgjatja: 16 muaj KONSTITUENTËT Persona të moshuar nga Makedonska Kamenica të cilët jetojnë në zona rurale, përkatësisht në fshatrat malore Sasa, Moshtica, Kosevicë, Kostin Dol, Lukovicë, Todorovci, Dulica dhe Cera. PËR…

  • FONDACIONI SHKENCOR SPIROSKI

    Në partneritet me Shoqatën e qytetarëve Asociacioni maqedonas studentor mjekësor – AMSM, Shkup dhe Asociacioni mjekësor studentor i organizuar – AMSO, Shtip Buxheti i përgjithshëm: 2.550.000 denarë Kohëzgjatja: 15 muaj KONSTITUENTËT Dhurues vullnetarë të palcës kockore: qytetarë të rinj (studentë) dhe qytetarë të rritur të moshës 18-60 vjeç nga komunitetet…

  • FONDACIONI OJQ INFOQENDRA SHKUP

    Në partneritet me Shoqatën për demokraci lokale Qendra e komunitetit të Komunës së Strugës – Strugë dhe Shoqata Qendra rajonale për bashkëpunim SPEKTAR Kriva Pallankë Buxheti i përgjithshëm: 2.570.530 denarë Kohëzgjatja: 15 muaj KONSTITUENTËT Konstituentët kryesorë: inspektorët lokalë nga 80 komuna dhe Qyteti i Shkupit, Këshilli i inspektimit, të paktën…

  • Shoqata e qytetarëve “NEKSUS Koncep qytetar”, Shkup

    Në partneritet me Shoqata për zhvillim dhe aktivizëm AKVA Strugë dhe Shoqata për aktivizëm qytetar dhe nxitjen e përgjegjësisë shoqërore HORIZOB CIVITAS Shkup Buxheti i përgjithshëm: 2.593.579 denarë Kohëzgjatja: 16 muaj KONSTITUENTËT Gjimnazistët (gjithsej 50 nxënës) të moshës prej 15-18 vjeç nga Struga dhe Shkupi (Çair, Butel dhe Gazi Babë)….

  • Shoqata Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut Shkup

    Në partneritet me Shoqatën HOPS – Opsione për jetë të shëndetshme Shkup dhe Shoqata për edukim ligjor dhe transparencë STACIONI P.E.T. Prilep Buxheti i përgjithshëm: 2.599.154 denarë Kohëzgjatja: 13 muaj KONSTITUENTËT Konstituentët janë të ndryshëm për sa i përket disa karakteristikave socio-demografike si statusi social, mosha, arsimi, përkatësia etnike dhe…

  • Shoqata për inovacione digjitale dhe transformime HAB Shkup

    Në partneritet me Qendrën për analize ekonomike Shkup, BANKA PËR USHQIM MK dhe Asociacioni i specializantëve dhe mjekëve të rinj të Maqedonisë (ASMR) Shkup. Buxheti i përgjithshëm: 2.597.500 muaj Kohëzgjatja: 16 muaj KONSTITUENTËT Organizatat qytetare janë grupi kryesor i synuar i projektit, veçanërisht ata që nuk kanë qasje te donatorët…