Punëtori për ndërtimin e kapaciteteve
Punëtoria e parë për ndërtimin e kapaciteteve të gjeneratës së tretë të grantistëve institucional të Civika mobilitas u mbajt më 24 mars 2017 në ambientet e hotel Arka. Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të strukturave drejtuese dhe personat të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë janë inkuadruar në aktivitetet e zhvillimit organizativ dhe forcimit institucional.
Eksperti ndërkombëtar Ana Vasilaçe i sqaroi hapat të cilët i paraprijnë organizatave dhe po ashtu e prezantoi procesin e të mësuarit përmes veprimit (Learning by doing process).
Përfaqësuesit e organizatave kishin mundësi që të njoftohen mes tyre dhe të fitojnë njohuri më të thellë për zhvillimin e programit të Civika mobilitas. Ajo që iu potencua pjesëmarrësve është se të mësuarit dhe ndarja si bazë për rritjen dhe forcimin e organizatave është mjaft e rëndësishme, veçanërisht se pritjet e masës së këtillë të krijuar, të kontribuojë për ndryshimet shoqërore. U theksua edhe përvoja e organizatave si dhe praktikat e mira mund të përdoren si resurs në mbindërtimin e ndërsjellë.
Përmes paraqitjes vizuale të ciklit të jetës të organizatës, pjesëmarrësit bënë vetëvlerësim dhe i caktuan fazat ku gjenden. Kjo paraqet mënyrë efikase për identifikimin e problemeve të cilat organizatat i pësojnë, si edhe motiv plotësues ato të tejkalohen përmes planifikimit strategjik.
Me grantistët u ndanë edhe përvojat dhe rezultatet e deritanishme nga grantistët institucional prej dy thirrjeve të mëparshme. “Të gjithë jemi këtu që ta mbështesim njëri tjetrin”, theksoi lideri ndërkombëtar i ekipit, Petrush Toines. Ai e theksoi rëndësinë e dukshmërisë të Civika mobilitas dhe prezantimin e mirë të rezultateve të arritura. Po ashtu potencoi se gjenerata e fundit e grantistëve do të kenë afat më të shkurtër kohor që ta realizojnë qëllimin e tyre, për çka, prej tyre kërkohet efikasitet më i madh.
Kjo ishte punëtoria e parë prej tre të planifikuara, ku morën pjesë grantistët. Punëtoria e radhës e cila do të mbahet në qershor do të jetë me temën Puna si një – aksion individual, fuqi kolektive. Punëtoria e fundit e cila do të mbahet më shtator ka të bëjë me Puna bashkë për ndryshime shoqërore.