Den na graganskite organizacii(1)

Dita e organizatave të shoqërisë civile 2026 – Festivali i Civica mobilitas

Me kënaqësi ju ftojmë ta vizitoni dhe të merrni pjesë në Festivalin e sivjetshëm „Dita e organizatave të shoqërisë civile“, i cili do të mbahet më 3 tetor në Parkun e Qytetit në Shkup, pranë shatërvanit „Lotus“ dhe monumentit të Goce Dellçevit.

Festivali i Civica mobilitas është ngjarja më e madhe e këtij lloji, ku komuniteti ynë dhe organizatat e shumta të shoqërisë civile do të kenë mundësinë që edhe këtë vit t’u prezantohen qytetarëve, me qëllim informimin dhe realizimin e takimeve interaktive për punën dhe rezultatet që ato i arrijnë përmes projekteve dhe programeve të tyre. Përveç kësaj, organizatat e shoqërisë civile do të prezantohen përmes një numri të madh aktivitetesh, si kuize, punëtori interaktive, lojëra për të rinj, ekspozita, debate, prezantime etj., të shoqëruara me program muzikor.

Këtë vit, në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend me Festivalin e Civica mobilitas, do të zhvillohet edhe një ngjarje tjetër e organizuar nga Slow Food Vodno, ku do të keni mundësi t’i mbështesni prodhuesit lokalë përmes degustimit dhe blerjes së ushqimit të shijshëm, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.

Më shumë informacione dhe agjenda përfundimtare do të publikohen së shpejti në këtë faqe.

„Dita e organizatave të shoqërisë civile“ është një mundësi e shkëlqyer për qytetarët që të informohen, të propozojnë dhe të përfshihen në iniciativat që udhëhiqen nga shoqatat. Në festival do të mund të njiheni nga afër me organizatat e shoqërisë civile, të bisedoni me to dhe t’u bashkoheni aktiviteteve të tyre.

Nëse dëshironi që organizata juaj e shoqërisë civile të jetë pjesëmarrëse aktive në këtë festival, ju lutemi të aplikoni përmes kësaj forme më së voni deri më 25 shtator 2026.

Facebook Event

Festivalet e mëparshme

2022 – Mbi 110 shoqata dhe ndërmarrje sociale u bashkuan për një shoqëri më të fuqishme

2021 – „30 vjet aktivizëm qytetar“ – për një shoqëri më të mirë për të gjithë

2019 – Njohje interaktive në zemër të Shkupit

2017 – Me sukses përfundoi Dita e organizatave qytetare

Продолжи со читање

  • Mbështetje praktike për raportim më të lehtë financiar

    Më 30 prill 2026, në ambientet e Qendrës së Resurseve Qytetare në Shkup, ekipi i Civica Mobilitas mbajti një punëtori për raportim financiar. Punëtoria ishte e dedikuar për përfituesit e granteve partnere nga thirrja CM-PG-2. Gjithsej 19 pjesëmarrës nga11 përfituesit e granteve, përfshirë koordinatorë projektesh dhe persona përgjegjës për financat,…

  • Kontributi i organizatave të shoqërisë civile në lirinë e medias

    “Formësimi i një të ardhmeje në paqe” është mesazhi global nën të cilin festohet 3 Maji i këtij viti – Dita botërore e lirisë së shtypit, kushtuar rolit të gazetarisë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, proceseve demokratike dhe interesit publik. Dita festohet që nga viti 1993, pas një…