Qytetarët për ndryshim #25

JANAR - MARS 2026 | SHKARKO PDF

Kur angazhimi vazhdon – rezultatet vijnë

Cw al

Më shumë se tre vjet. Aq kohë iu desh një kërkese për një të drejtë themelore – pushim i paguar i lehonisë për gratë fermere – që të kalonte rrugën nga një fushatë publike, përmes debatit parlamentar, deri te një vendim gjyqësor i formës së prerë që konstatoi diskriminimin dhe e detyroi shtetin të ndryshojë Ligjin për sigurimin shëndetësor. Dhe rruga ende nuk ka përfunduar.

Civika mobilitas “hyri” në këtë histori në vitin 2023, kur mbështeti Koalicionin “Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të komuniteteve të margjinalizuara” – MARGJINAT dhe partnerët e tij në aktivitetet e tyre të avokimit për pushim të paguar të lehonisë dhe pushim për shkak të sëmundjes ose lëndimit, të destinuara për mbi 14.000 gra të regjistruara si fermere individuale. Përmes ngjarjeve publike, analizës së politikave publike, fushatës dhe komunikimit me deputetët, organizata rriti ndjeshëm ndërgjegjësimin për problemin. U paraqit një propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, ndërsa të gjithë deputetët votuan për nevojën e miratimit të tij. Fushata dokumentare “Xixëllonjat e mundimit”, në të cilën vetë fermeret rrëfenin për përpjekjet e tyre të përditshme, e bëri problemin të dukshëm për publikun dhe për Komisionin Evropian, i cili e përfshiu atë në raportin e progresit të vendit.

Megjithatë, lëvizjet u ndalën pikërisht para ndryshimit konkret – ligji nuk u miratua. Suksesi ishte i pjesshëm: ndërgjegjësimi u rrit dhe vullneti politik u shpreh, por e drejta mbeti e panjohur.

Civika mobilitas vazhdoi t’i mbështesë organizatat në përpjekjet e tyre për zgjidhjen e këtij problemi. Përmes projektit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe partnerëve të tij u bënë përpjekje të reja. Organizata dhe Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (KPMD) paraqitën padi me interes publik pranë Gjykatës Themelore Civile në Shkup kundër Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Gjykata miratoi një vendim me të cilin konstatoi diskriminim indirekt, ndërsektorial dhe të vazhdueshëm ndaj fermereve individuale dhe i detyroi autoritetet të iniciojnë ndryshime në Ligjin për sigurimin shëndetësor.

Ky shembull edhe një herë e konfirmon nevojën për mbështetje afatgjatë të organizatave qytetare dhe thekson se mbështetja afatgjatë është më e rëndësishme se ndërhyrjet afatshkurtra, sidomos kur bëhet fjalë për avokim, ngritje të vetëdijes ose ndërtim kapacitetesh. Ndryshimet në politika dhe në qëndrimet e shoqërisë rrallë vijnë përmes një projekti të vetëm – ato kërkojnë këmbëngulje, vazhdimësi dhe besim mes donatorit dhe organizatës, si dhe mes organizatës dhe grupeve të saj të synuara. Mbështetja e Qeverisë së Zvicrës përmes Civika mobilitas e mundëson këtë vazhdimësi, në këtë rast duke e përshkuar rrugën nga fushata dhe avokimi deri te procesi gjyqësor. Shembuj të tillë e bëjnë më të qartë për publikun rolin e organizatave qytetare dhe kontributin e tyre në ndryshimet shoqërore.

Në këtë numër të “Qytetarët për ndryshim”, shikoni edhe arritjet e tjera të organizatave qytetare, pa përjashtim të lidhura me nevojat e qytetarëve.

Lexim të këndshëm!

Продолжи со читање

  • Qytetarët për ndryshim #24

    JANAR – MARS 2026 | SHKARKO PDF Sfidat e vjetra dhe të reja të sektorit civil  Propozim Ligji për shoqatat dhe fondacionet, pra komentet dhe propozimet që lidhen me të, shkaktuan disa debate në sektorin e shoqërisë civile në fillim të vitit. Kjo ishte e kuptueshme duke pasur parasysh se…

  • Qytetarët për ndryshim #23

    JANAR – MARS 2026 | SHKARKO PDF Pjesëmarrja qytetare është e drejtë dhe përgjegjësi e të gjithëve Në fokus të këtij numri të Qytetarët për ndryshim është pjesëmarrja qytetare. Temë, të cilën organizatat qytetare edhe në këtë tremujor, jo vetëm që diskutuan rreth asaj, por edhe praktikuan. Kolegët nga ProLokal,…

  • Qytetarët për ndryshim #22

    KORRIK–SHTATOR 2025 | SHKARKO PDF Le ta zgjidhim së bashku! “Këto protesta kanë treguar se guximi dhe këmbëngulja mund të ndryshojnë shumë. Nga një luftë për ajër – në një shembull të humanitetit dhe të bashkëjetesës. Le të jetë kjo një frymëzim për nisma të tjera në të gjithë Maqedoninë”…

  • Qytetarët për ndryshim #21

    PRILL-QERSHOR 2025 Numri i ri i revistës Qytetarët për ndryshim #21 i është kushtuar mjedisit mundësues. Organizatat e shoqërisë civile dhe kontributi i tyre në programet e kandidatëve në zgjedhjet lokale “Na duhet një kulturë institucionale për të dëgjuar zërat e të gjithë qytetarëve dhe të të gjitha grupeve të…

  • Qytetarët për ndryshim #20

    JANAR-MARS 2025 Qytetarët që marrin iniciativën në komunitetet e tyre, ndërtojnë shpresën nga poshtë Në këtë numër kushtuar pjesëmarrjes qytetare, sjellim tregimet e atyre që nuk pajtohen me status quo. Nga Manastiri deri në Shkup, përmes konferencave, trajnimeve, marshimeve dhe analizave lokale, sektori civil udhëheq betejën e vet dhe të…

  • Qytetarët për ndryshim #19

    TETOR-DHJETOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarëve për Ndryshim #19, me fokus në Angazhimin Qytetar. “Jam i bindur se në dialog me organizatat joqeveritare do të mund të ndërtojmë politika më të mira, do të mund të marrim vendime më cilësore për sfera të caktuara të…