Qytetarët për ndryshim #23

JANAR - MARS 2026 | SHKARKO PDF

Pjesëmarrja qytetare është e drejtë dhe përgjegjësi e të gjithëve

Civic world 23 al

Në fokus të këtij numri të Qytetarët për ndryshim është pjesëmarrja qytetare. Temë, të cilën organizatat qytetare edhe në këtë tremujor, jo vetëm që diskutuan rreth asaj, por edhe praktikuan.

Kolegët nga ProLokal, nga Manastiri, këtë e bënin në nivel regjional dhe lokal, në gjithë Pellagoninë. Bashkë me partnerët nga sektori dhe komunat nga regjioni, ata i përfshinë të rinjtë, propozimet dhe analiza e të cilëve kontribuan për krijimin e politikave lokale më të drejta për të gjitha nëntë komunat. “Këto zgjidhje nuk janë shkruar pas dyerve të mbyllura, por janë rezultat i një procesi ku vetë të rinjtë i alokuan problemet”, thotë Emilia Gjeroska nga “Pro Lokal”.

Aktivitetet e komuniteteve lokale dhe përfaqësueset e organizatave qytetare, të organizuara nga “Akcia Zdruzhenska” – Shkup, erdhën në Kuvend që zyrtarisht t’i prezantojnë kërkesat e tyre para te zgjedhurve të popullit. Ata kërkuan ndryshime në Ligjin për vetëqeverisje lokale me të cilat do të mundsojnë procedurë në më shumë faza për pjesëmarrje të qytetarëve, me fokus të veçantë të pjesëmarrjes së garantuar të grave.

Qendra për ndryshime klimatike e publikoi Raportin në hije për Kapitullin 27, i cili zbulon se gjendja me ambientin nuk është ecje në vend. Ata i bëjnë apel Qeverisë, Kuvendit dhe institucioneve kompetente për miratimin urgjent të ligjeve të ngecura nga Kapitulli 27 dhe sigurimin e financimit të qëndrueshëm për sektorin e ambientit dhe rekomanduan se pasojat nga pasiviteti institucional drejtpërdrejtë i ndjejnë qytetarët përmes keqësimit të shëndetit dhe degradimit të resurseve natyrore.

Si mbështetje e të gjitha iniciativave të organizatave qytetare, veçanërisht kur është në pyetje pjesëmarrja qytetare, Civika mobilitas e organizoi Forumin e dytë kombëtar – Panairi i organizatave qytetare në bashkëpunim me Qeverinë e RMV. Deklaratat e përfaqësuesve të pushtetit qendror ishin më shumë se inkurajuese për bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e organizatave qytetare. Kryeministri Mickoski e përcolli vizionin e Qeverisë për sektorin civil si partner i vërtetë, i fuqishëm, i pavarur, profesional dhe i qëndrueshëm në krijimin dhe realizimin e politikave shtetërore. “Sektor, i cili e fuqizon demokracinë, i mbron të drejtat e qytetarëve, e vëzhgon punën e institucioneve dhe ndihmon që të mbyllet hendeku mes institucioneve dhe popullit”, tha ai.

Ajo që na mbetet të gjithëve është shumë punë, me të cilën do t’i bindim skeptikët se pjesëmarrja qytetare nuk është vetëm një nga temat “e popullarizuara” të organizatave qytetare, por edhe përgjegjësi e jona si organizata qytetare dhe si qytetarë. Të jemi të vetëdijshëm se pjesëmarrja jonë në komunitet, në punë, në institucione, mund të bëjë ndryshime vetëm nëse ekzistojnë. Proceset në të cilat marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve krijojnë politika më reale sepse përfshijnë perspektiva të ndryshme. Aktiviteti ynë e bën shoqërinë më të drejtë, më të fuqishme dhe më të qëndrueshme.

Lexim të këndshëm!

Продолжи со читање

  • Qytetarët për ndryshim #22

    KORRIK–SHTATOR 2025 | SHKARKO PDF Le ta zgjidhim së bashku! “Këto protesta kanë treguar se guximi dhe këmbëngulja mund të ndryshojnë shumë. Nga një luftë për ajër – në një shembull të humanitetit dhe të bashkëjetesës. Le të jetë kjo një frymëzim për nisma të tjera në të gjithë Maqedoninë”…

  • Qytetarët për ndryshim #21

    PRILL-QERSHOR 2025 Numri i ri i revistës Qytetarët për ndryshim #21 i është kushtuar mjedisit mundësues. Organizatat e shoqërisë civile dhe kontributi i tyre në programet e kandidatëve në zgjedhjet lokale “Na duhet një kulturë institucionale për të dëgjuar zërat e të gjithë qytetarëve dhe të të gjitha grupeve të…

  • Qytetarët për ndryshim #20

    JANAR-MARS 2025 Qytetarët që marrin iniciativën në komunitetet e tyre, ndërtojnë shpresën nga poshtë Në këtë numër kushtuar pjesëmarrjes qytetare, sjellim tregimet e atyre që nuk pajtohen me status quo. Nga Manastiri deri në Shkup, përmes konferencave, trajnimeve, marshimeve dhe analizave lokale, sektori civil udhëheq betejën e vet dhe të…

  • Qytetarët për ndryshim #19

    TETOR-DHJETOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarëve për Ndryshim #19, me fokus në Angazhimin Qytetar. “Jam i bindur se në dialog me organizatat joqeveritare do të mund të ndërtojmë politika më të mira, do të mund të marrim vendime më cilësore për sfera të caktuara të…

  • Qytetarët për ndryshim #18

    KORRIK – SHTATOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarët për ndryshim #18, me fokus në ambientin mundësues. “Nuk ka progres në reformën gjithëpërfshirëse të kornizës për financimin shtetëror të organizatave të shoqërisë civile” – ky është konstatimi i vjetër – i ri i Raportit për mjedisin…

  • Qytetarët për ndryshim #17

    PRILL – QERSHOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarët për ndryshim #17. Mesazhi i parë për mjedisin që mbaj mend më është drejtuar nga një kalendar i “Bota jonë”, një botim interesant, informues dhe edukativ për nxënësit e fillores. Në secilën anë kishte foto të zogjve…