Qytetarët për ndryshim #24

JANAR - MARS 2026 | SHKARKO PDF

Sfidat e vjetra dhe të reja të sektorit civil 

Civic world 24 al

Propozim Ligji për shoqatat dhe fondacionet, pra komentet dhe propozimet që lidhen me të, shkaktuan disa debate në sektorin e shoqërisë civile në fillim të vitit. Kjo ishte e kuptueshme duke pasur parasysh se është ligji bazë sipas të cilit funksionojnë organizatat e shoqërisë civile. Rreth 130 komentet e parashtruara tregojnë qartë interesin se si do të rregullohet puna e organizatave të shoqërisë civile dhe nëse ligji i ri do ta zgjerojë apo do ta ngushtojë hapësirën për të vepruar sektori i shoqërisë civile. Nenet e projektligjit që i referohen kryerjes së aktiviteteve ekonomike dhe bashkëfinancimit të projekteve nga donatorët ndërkombëtarë janë ato për të cilat komentohet më shpesh. Ende nuk e kemi parë tekstin e ri të projektligjit dhe sipas njoftimeve se ai do t’i dërgohet për shqyrtim edhe Komisionit të Venedikut, ka shumë mundësi që ta mbyllim vitin “në mënyrën e vjetër”. 

Paralelisht me këtë debat, financimi i organizatave të shoqërisë civile mbeti një temë kronike. Kolegët e UNDP-së prezantuan një studim sipas të cilit fondet publike për organizatat e shoqërisë civile janë pothuajse katërfishuar në gjashtë vjet — por gjithashtu se pas kësaj shifre qëndron një problem strukturor. Sipas studimit, mbi 37 përqind e financimit kombëtar në vitin 2024 u nda pa një thirrje publike dhe pa një procedurë transparente. Në nivel lokal, sporti thith deri në 95 përqind të fondeve, duke lënë një buxhet margjinal për organizatat që punojnë me të rinjtë, gratë, mjedisin dhe drejtësinë sociale. 

Përveç këtyre dy temave, të dedikuara për mjedisin në të cilin veprojnë organizatat e shoqërisë civile, numri i ri i revistës “Qytetarët për ndryshim” trajton edhe punën e Këshillit për Bashkëpunim midis Qeverisë dhe Shoqërisë Civile, si dhe platformën e re interaktive të BCSDN, e cila i bën të dhënat rajonale mbi sektorin e shoqërisë civile më të arritshme. 

Në temat që lidhen me pjesëmarrjen qytetare, numri i ri ndjek përpjekjet avokuese të organizatave të shoqërisë civile në lidhje me mbrojtjen shëndetësore falas për gratë rome dhe fëmijët e tyre, kapacitetet e Ndëramrrjs së Transportit Publik, funksionalitetin dhe aksesueshmërinë e hapësirës publike për të gjithë, punën e Agjencisë për Qasje të Lirë në Informacion, si dhe tranzicionin energjetik, i cili përfaqëson një transformim të thellë shoqëror. 

Përmes aktivizmit qytetar, organizatat trajtuan çështje të shumta që lidheshin me të drejtat e grave dhe vajzave, mjedisin, mbrojtjen e të dhënave personale, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara, etj. 

Numri i ri i “Qytetarët për ndryshim” i ndjek këto procese, i dokumenton ato dhe beson se një sektor civil i informuar është korrigjimi më i mirë i vendimeve politike. 

Продолжи со читање

  • Qytetarët për ndryshim #23

    JANAR – MARS 2026 | SHKARKO PDF Pjesëmarrja qytetare është e drejtë dhe përgjegjësi e të gjithëve Në fokus të këtij numri të Qytetarët për ndryshim është pjesëmarrja qytetare. Temë, të cilën organizatat qytetare edhe në këtë tremujor, jo vetëm që diskutuan rreth asaj, por edhe praktikuan. Kolegët nga ProLokal,…

  • Qytetarët për ndryshim #22

    KORRIK–SHTATOR 2025 | SHKARKO PDF Le ta zgjidhim së bashku! “Këto protesta kanë treguar se guximi dhe këmbëngulja mund të ndryshojnë shumë. Nga një luftë për ajër – në një shembull të humanitetit dhe të bashkëjetesës. Le të jetë kjo një frymëzim për nisma të tjera në të gjithë Maqedoninë”…

  • Qytetarët për ndryshim #21

    PRILL-QERSHOR 2025 Numri i ri i revistës Qytetarët për ndryshim #21 i është kushtuar mjedisit mundësues. Organizatat e shoqërisë civile dhe kontributi i tyre në programet e kandidatëve në zgjedhjet lokale “Na duhet një kulturë institucionale për të dëgjuar zërat e të gjithë qytetarëve dhe të të gjitha grupeve të…

  • Qytetarët për ndryshim #20

    JANAR-MARS 2025 Qytetarët që marrin iniciativën në komunitetet e tyre, ndërtojnë shpresën nga poshtë Në këtë numër kushtuar pjesëmarrjes qytetare, sjellim tregimet e atyre që nuk pajtohen me status quo. Nga Manastiri deri në Shkup, përmes konferencave, trajnimeve, marshimeve dhe analizave lokale, sektori civil udhëheq betejën e vet dhe të…

  • Qytetarët për ndryshim #19

    TETOR-DHJETOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarëve për Ndryshim #19, me fokus në Angazhimin Qytetar. “Jam i bindur se në dialog me organizatat joqeveritare do të mund të ndërtojmë politika më të mira, do të mund të marrim vendime më cilësore për sfera të caktuara të…

  • Qytetarët për ndryshim #18

    KORRIK – SHTATOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarët për ndryshim #18, me fokus në ambientin mundësues. “Nuk ka progres në reformën gjithëpërfshirëse të kornizës për financimin shtetëror të organizatave të shoqërisë civile” – ky është konstatimi i vjetër – i ri i Raportit për mjedisin…