[Aggregator] Downloaded image for imported item #48200

Promovimi i Doracakut për udhëzime editoriale dhe praktikat më të mira

Këshilli për Etikë në Media i Maqedonisë publikoi “Doracakun për udhëzime editoriale dhe praktikat më të mira për verifikimin e fakteve dhe informacionet e sigurisë”.

Doracaku është krijuar me qëllim që t’i mbështesë gazetarët, redaktorët dhe të gjithë profesionistët e medias me mjete dhe udhëzime praktike në luftën kundër dezinformatave.

Botimi përmban praktikat më të mira botërore dhe shembuj konkretë për shmangien e kurtheve të dezinformatave, si dhe rekomandime sigurie për mbrojtjen e të dhënave dhe informacionit. Doracaku do të jetë veçanërisht i dobishëm për gazetarët që raportojnë për tema të ndjeshme nga fusha e sigurisë dhe do t’u ndihmojë të krijojnë përmbajtje të sakta, të balancuara dhe etike.

Autorë të Doracakut janë Zoran Bojarovski, gazetar me përvojë shumëvjeçare dhe Mile Bošnjakovski, konsulent për komunikime strategjike. Botimi është mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup, si pjesë e projektit “Forcimi i qëndrueshmërisë së mediave kundër dezinformatave në Maqedoninë e Veriut”, i zbatuar nga Këshilli për Etikë në Media i Maqedonisë.

Doracakun në gjuhën maqedonase mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm, ndërsa në gjuhën shqipe në këtë link.

 

Source

This post was originally published on this site

Продолжи со читање