Opengovlogo

JAVA E QEVERISJES SË HAPUR 2026 “QEVERISJA E HAPUR NË PRAKTIKË: PARTNERITET, PJESËMARRJE DHE BESIM”

Në kuadër të Javës së Qeverisjes së Hapur 2026, Kanali i Kuvendit do të realizojë një program njëjavor kushtuar promovimit të qeverisjes së hapur, transparente dhe llogaridhënëse. Programi organizohet në kontekst të zbatimit të Planit të Gjashtë Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur dhe Planit të Tretë të Veprimit për Parlament të Hapur të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë javës do të transmetohen deklarata, intervista dhe përmbajtje debatuese kushtuar temave që lidhen me qeverisjen e hapur, transparencën institucionale, pjesëmarrjen e qytetarëve dhe ndërtimin e besimit.

Programi fillon të hënën (18 maj), kur deputetët do të japin deklarata mbi qeverisjen e hapur në kuadër të Karvanit Parlamentar, i cili do të vizitojë disa universitete në qytete të ndryshme të vendit.

Të martën (19 maj), Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, znj. Marina Dimovska, do të mbajë një fjalim me rastin e Javës së Qeverisjes së Hapur  dhe do të flasë për përpjekjet e Kuvendit për avancimin e hapjes dhe transparencës.

Të mërkurën (20 maj), Ministri i Administratës Publike, z. Goran Minçev, do të japë një intervistë për Kanalin e Kuvendit lidhur me angazhimet e Qeverisë për avancimin e qeverisjes së hapur, ndërsa të enjten (21 maj) është paraparë një fjalim i Kryetarit të Kuvendit, z. Afrim Gashi.

Java do të përmbyllet të premten (22 maj) me një debat televiziv me temën: “Qeverisja e hapur në praktikë: partneritet, pjesëmarrje dhe besim”, ku do të marrin pjesë:

  • Gordana Gapiq-Dimitrovska, Këshilltare Shtetërore në Ministrinë e Administratës Publike dhe Koordinatore Kombëtare për Partneritetin për Qeverisje të Hapur
  • German Fillkov, Kryetar i Qendrës për Komunikime Qytetare dhe bashkë-kryesues i Këshillit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur
  • Dançe Danillovska-Bajdevska, Drejtoreshë e Programeve në Fondacionin Metamorfozis dhe Koordinatore e Rrjetit të Organizatave të Shoqërisë Civile për Partneritetin për Qeverisje të Hapur dhe
  • Zllatko Atanasov, udhëheqës i Institutit Parlamentar pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Në kuadër të debatit do të diskutohet për partneritetin ndërmjet institucioneve dhe sektorit civil, pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e hartimit të politikave, ndërtimin e besimit, mësimet e nxjerra dhe prioritetet e ardhshme për avancimin e qeverisjes së hapur dhe gjithëpërfshirëse.

Programi për Mbështetjen e Kuvendit ofron mbështetje të vazhdueshme për avancimin e hapjes, transparencës, pjesëmarrjes së qytetarëve dhe llogaridhënies institucionale, duke përfshirë edhe aktivitete të orientuara drejt rritjes së dukshmërisë dhe qasshmërisë së punës së Kuvendit për qytetarët.

Programi

DitaAktiviteti
18 maj, e hënë (ora 14:35)Deklarata të deputetëve në kuadër të Karvanit Parlamentar
19 maj, e martë (ora 14:35)Fjalim nga znj. Marina Dimovska, Sekretare e Përgjithshme e Parlamentit
20 maj, e mërkurë (ora 14:35)Intervistë me Ministrin e Administratës Publike, z. Goran Minçev
21 maj, e enjte (ora 14:35)Fjalim i Kryetarit të Kuvendit, z. Afrim Gashi
22 maj, e premte (ora 14:35)Debat televiziv: “Qeverisja e hapur në praktikë: partneritet, pjesëmarrje dhe besim”

Përmbajtjet do të jenë të disponueshme nëpërmjet:

This post was originally published on this site

Продолжи со читање