[Aggregator] Downloaded image for imported item #46509

Mediet lokale dhe standardet etike në fokus të takimit në Kumanovë

Në organizim të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), më 25 mars në Kumanovë u mbajt një takim konsultativ me gazetarë dhe redaktorë nga qendra rajonale, ku në fokus ishin ndryshimet në Kodin e Gazetarëve dhe gjendja në mediat lokale.

Takimin e hapi koordinatori Nexhat Aqifi, i cili u ndal te sfidat serioze me të cilat përballen mediat në rajon. Ai theksoi se në vitet e fundit, për shkak të vështirësive financiare, janë mbyllur disa media lokale, gjë që ka rezultuar me uljen e numrit të gazetarëve dhe kufizimin e informimit të publikut. Në këtë drejtim, u theksua nevoja për krijimin e një Fondi për Media si zgjidhje afatgjatë për mbështetje.

Kryetari i SHGM-së, Mladen Çadikovski, foli për përpjekjet e vazhdueshme të Shoqatës për zgjidhjen sistematike të problemeve me të cilat përballen gazetarët, përfshirë përmirësimin e kushteve të punës, mbrojtjen nga presionet dhe avancimin e standardeve profesionale. Duke iu referuar gjendjes në sektorin mediatik, ai theksoi sfidat që lidhen me pluralizmin mediatik, veçanërisht në kontekstin e përqendrimit të pronësisë, mungesës së diversitetit të përmbajtjeve dhe ndikimit në pavarësinë redaksionale. Në këtë drejtim, Çadikovski theksoi se iniciativa për krijimin e Fondit për Media mbetet një nga prioritetet kryesore të SHGM-së, si mekanizëm për mbështetje dhe stabilizim afatgjatë të sektorit mediatik.

Në fjalën e saj, Leunora Kaliqi nga Këshilli për Etikë në Media të Maqedonisë (KEMM) u ndal te rëndësia e standardeve etike dhe nevoja për përmirësimin e tyre të vazhdueshëm përmes ndryshimeve në Kod. Ajo ndau përvoja nga puna e Komisionit për Ankesa dhe theksoi nevojën për një qasje rajonale në rregullimin e përdorimit të inteligjencës artificiale në media.

Vasko Magleshov, si anëtar i grupit punues, prezantoi ndryshimet konkrete të propozuara në Kod, duke informuar për procesin aktual të konsultimeve dhe për kontributet e gazetarëve nga qendrat e tjera rajonale.

Diskutimi që pasoi tregoi se gazetarët janë të përfshirë aktivisht në proces dhe në masë të madhe pajtohen me ndryshimet e propozuara deri më tani. Po ashtu, u theksua nevoja për mbështetje sistemike për gazetarinë lokale, si dhe për përshtatjen e standardeve profesionale ndaj sfidave bashkëkohore, përfshirë teknologjitë e reja.

Takimi në Kumanovë është pjesë e një procesi më të gjerë konsultativ që SHGM po e zhvillon nëpër qendrat rajonale, me qëllim krijimin e një Kodi më funksional dhe modern, i cili do të forcojë standardet etike dhe besimin në media.

Foto: SHGM

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron qëndrimet e Qeverisë së Zvicrës, Civika Mobilitas apo organizatave që e zbatojnë atë.

Ky lajm u publikua fillimisht në faqen e Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)

Продолжи со читање

  • “Natyra” organizoi tribunën e hapur për cilësinë e ajrit në Strugë

    Më 15 tetor 2026, në Strugë u mbajt me sukses tribuna e hapur me temë “Cilësia e ajrit në komunën tonë – sfidat, nevojat dhe zgjidhjet e mundshme”,në kuadër të projektit “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor”, i mbështetur nga Qeveria Zvicerane përmes programit Civica Mobilitas Në

  • “Natyra” pjesë e Festivalit të 6-të të Civica Mobilitas në Shkup !!

    Bashkësia e Ekologëve “Natyra” Strugë mori pjesë në Festivalin e 6-të të Civica Mobilitas, i cili mblodhi mbi 1.000 vizitorë, qytetarë, të rinj, fëmijë dhe aktivistë nga e gjithë vendi. Gjatë këtij aktiviteti, në kuadër të hapësirës sonë promovuese, prezantuam projektet tona të mbështetura nga Civica Mobilitas dhe Fondi Europian

  • ”NATYRA” pjesë e konferencës rajonale “Let’s Clean the Western Balkans” në Durrës

    Nga 26 deri më 29 shtator 2026, Bashkësia e Ekologëve ”Natyra”- Strugë mori pjesë në konferencën rajonale “Let’s Clean the Western Balkans – A Regional Initiative for Environmental Action and Cooperation”, të mbajtur në Durrës. Gjatë këtyre ditëve, përfaqësues të organizatave dhe iniciativave mjedisore nga vendet e Ballkanit Perëndimor u

  • “Natyra” dhe “Go Green” nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për mbrojtjen e mjedisit dhe aktivizmin rinor

    Bashkësia e Ekologëve “Natyra” – Strugë dhe organizata “Go Green” – Shkup kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, aktivizmit rinor dhe promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm. Përmes këtij memorandumi, të dy organizatat shprehin gatishmërinë për të bashkëpunuar në planifikimin dhe

  • Teknologjia duhet të jetë e drejtë, jo privilegj

    Para disa vitesh, një nxënës i Qendrës për Teknologji Asistive “Hapni dritaret” mësonte dhe shoqërohej po aq lehtë sa bashkëmoshatarët e tij në shkollë. Më pas, për shkak të një gjendjeje me origjinë gjenetike, filloi dalëngadalë të humbiste shikimin. Talenti i mbeti i njëjtë, po ashtu edhe dëshira për të…